GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Droga nga Kolumbia në Portin e Durrësit, ja si kompania shqiptare ndihmoi trafikantët

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk janë më kontejnerët e bananeve, ja ku u fsheh droga në Portin e Durrësit këtë herë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me sasinë e drogës, që u kap sot në Portin e Durrësit, në një anije me qymyr që vinte nga Kolumbia. Në emisionin “Open”, Lala tregoi itinerarin që ka ndjekur anija derisa mbërriti në Shqipëri. Sipas informacioneve që ajo disponon, anija ishte nisur nga Kolumbia në 26 prill dhe mbërriti në port ditën e sotme.

Në lidhje me kompaninë që kishte porositur qymyrin, Lala nuk jep detaje, por thotë se është një kompani që merret me kromin.

“Është një anije e cila ka qymyr, është nisur dhe nuk ka patur ndalesa. Nga Kolumbia është nisur në 26 prill dhe ka mbërritur më 16 maj në Portin e Durrësit. Mëngjesin e sotëm është konstatuar edhe sasia e lëndës narkotike e llojit kokainë. Ka qenë e ndarë në 53 pako. Anija ka pasur për kapiten një shtetas rus, është shoqëruar në orët e para të mëngjesit i gjithë ekuipazhi.

Ne nuk e dimë sa është sasi konkrete e lëndës narkotike. Po punohet dhe deri nesër mbrëma mund të përfundojë shkarkimi i qymyrit.

Kompania është një kompani që merret me kromin. Kam përshtypjen se është kompani shqiptare”, u shpreh gazetarja.

Por pse këtë herë u zgjodh një anije me qymyr dhe jo me banane? Sipas saj kjo për faktin se qymyri nuk i nënshtrohet kontrollit me skaner. Lala u shpreh se ky rast i trafikut të drogës nuk është rastësi, pasi po trajtohet nga Prokuroria e Posaçme dhe dyshohet se ka pasur informacion për një grup të strukturuar kriminal.

“Kjo është herë e parë që kapet drogë në qymyr, kjo lidhet edhe me faktin se nuk kalohet në skaner. Edhe pse policia nuk e pranon, sot u tentua të shitet si një aksion rastësor, por nga informacionet që kam nuk është një histori rastësore. Në rastin konkret është një rast që po trajtohet nga Prokuroria e Posaçme dhe ka patur informacion paraprak se bëhet fjalë për një grup i strukturuar kriminal”, deklaroi gazetarja Koldiana Lala.

Etiketa: drogaKryesore1porti i Durresit

Lajme të lidhura

Rrogat e magjistratëve/ GJKKO e Apelit padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin
Aktualitet

Rrogat e magjistratëve/ GJKKO e Apelit padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin

15:56 - 11/09/26
Parashikohen vranësira deri pasdite dhe reshje shiu
Aktualitet

Rikthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat, si parashikohen temperaturat për fundjavën dhe ditët në vijim

15:05 - 11/09/26
Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet
Aktualitet

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:23 - 11/09/26
Para
Shkatërrohet grupi kriminal i trafikut të drogës në Zvicër, në mes edhe shqiptarë

Emri/ Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Kolumbi, arrestohet dhe një shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrogat e magjistratëve/ GJKKO e Apelit padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin
Aktualitet

Rrogat e magjistratëve/ GJKKO e Apelit padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin

15:56 - 11/09/26

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka depozituar një tjetër padi ndaj Ministrisë së Financave...

Lexo më shumë
Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

15:28 - 11/09/26
Parashikohen vranësira deri pasdite dhe reshje shiu

Rikthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat, si parashikohen temperaturat për fundjavën dhe ditët në vijim

15:05 - 11/09/26
Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

14:45 - 11/09/26
Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:23 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com