GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Droga u transportua me makinë funerali”/ Detaje të reja nga dëshmia e skafistit, ja roli i 2 shoqëruesve të ish-ministrit Tahiri

09:29 - 05/07/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Droga u transportua me makinë funerali”/ Detaje të reja nga dëshmia e skafistit, ja roli i 2 shoqëruesve të ish-ministrit Tahiri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhen të tjera detaje nga dëshmia e bashkëpunëtorëve të drejtësisë, në kuadër të operacionit ‘Shpirti’. Skafisti Fiqiret Seferi që mban statusin e të penduarit të drejtësisë ka rrëfyer detaje tronditëse të implikimit në trafikun e drogës të dy ish-gardistëve, Hekuran Marku e Agustin Deda, pjesë e eskortës së ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

I penduari pohoi se me gardistët i prezantoi një person më emrin ‘Pingio’, që më vonë u identifikua si Eltjon Bregasi dhe që konsiderohej si njeri i rëndësishëm në trafik. “‘Pingio’ na prezantoi me bodygardët. ‘Pingio’ është i kërkuar në Shqipëri. Ai është ose nga Përmeti ose nga Skrapari. Banon në zonën e Marikajt. Është rreth 140-150. Është i dobët dhe i pamartuar. Nuk kishte makinë ishte gjithmonë i shoqëruar nga bodygardë. Kur kemi shkuar ta takonim në Memaliaj ishte i shoqëruar nga bodygardët”, tha Seferi.

Fiqiret Seferi iu tha hetuesve italianë ish-gardistët ishin pronarë të plantacioneve të drogës në Memaliaj.

“Bashkë me ‘Pingio’-n e Hekuranin kemi shkuar në Memaliaj ku kishin kultivuar drogën në plantacion në hapësirë. Që ishte e shpërndarë në 2 apo 3 zona në mes të pyllit. Jam ne gjendje të gjej atë vend. Ne i kemi parë bimët nga larg duke na i treguar ata. Rreth 3-4 km më larg kemi hyrë në një magazinë ku ishin 20 -30 punëtorë që po pastronin gjethet e marijuanës që ndodheshin në thasë të mëdhenj. Plantacioni ishte i Hekuranit dhe ‘Pingo’ komandonte punëtorët që merrnin 10 deri në 15 euro në ditë”, thotë i penduari.

Pas takimit në magazinën e plantacionit, skafisti -thotë se sollën mallin nga Memaliaj në Lumin Shkumbin me qëllim për ta trafikuar drejt Italisë, porse aty hasën disa probleme të vogla.
“Kur mbërritëm në Gosë, Kavajë, kemi parë policinë dhe për këtë njoftuam ‘Pingion’. Ky i fundit mori në telefon Hekuranin dhe Agustinin, duke i informuar se kishin parë policinë lokale. Shkuam tek një vend që dinte Ajdini. Mallin e shkarkuam tek varrezat e ‘Pingios’ dhe ai na tha se do të prisnim Agustinin e Hekuranin deri kur të mbaronin shërbimin, se ishin bashkë me Ministrin dhe do e shoqëronin në shtëpi. Kur e pamë policinë nuk ndaluam. Ndërsa prisnim që Hekurani dhe Agustini të vinin, ata telefonuan Pingion dhe i thanë të rrinte i qetë, sepse nuk kishte asnjë sinjalizim për transportimin tonë”, shpjegon i penduari, në dosjen hetimore të siguruar për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Klodiana Lala.

Ai thotë se dy gardistët u shfaqen pas mesnate. “Hekurani dhe Agustini erdhën tek ne pas mesnate. Kemi ngarkuar drogën dhe kemi në Vilëbashtovë. Gjatë rrugës na kanë shoqëruar ata të dy. Kemi ngarkuar gomonen dhe jemi nisur, ishte 20 dhjetori. Në ngarkim ishin 5 vetë. Unë, Ajdini dhe 3 persona të tjerë, që udhëtonin me një ‘Mercedez Vito’. Ishte dhe një makinë e përdorur për vdekjet. Dy bodygardët nuk ishin të pranishëm në ngarkim dhe nisje”, tregon ai.

I penduari flet edhe për shumën që do të paguhej ai dhe miku i tij, Ferhat Ajdini nëse do të kapeshin teksa transportonin drogën për në Itali. “‘Pingio’, Agustini e Hekurani na thanë që unë e Ajdini do të fitonim 100 mijë euro për kokë për transportin e kësaj droge, po u arrestuam”, thotë i penduari.

Në dosjen e SPAK thuhet se dy ish-gardistët në bashkëpunim me Eltjon Bregasin, si dhe shtetasit italianë Silvio Sidella, Raffaele Addante, Guisepe Vispo, Alesio Ventrella kanë trafikuar 1016 kg lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë. Sasia është kapur nga autoritetet në Bari. SPAK ka dyshime se dy ish-punonjësit e policisë, në bashkëpunim me Bregun, shtetasit italianë dhe disa persona të paidentifikuar, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal kanë trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë. Operacioni ‘Shpirti’, u finalizua me firmosjen e 28 urdhër arresteve. Te penduarit e drejtësisë, Fiqiret Seferi, Ferhat Ajdini, Donial Drolli, Mariglen Shusha dhe Elton Hamza, kanë rrëfyer detaje tronditëse të implikimit të zyrtarëve të policisë në trafik, që nga garancia që u jepnin bosëve të drogës, për të kultivuar, magazinuar e transportuar drogën, e deri tek fikja e radarëve që skafistët të largoheshin qetësisht drejt Italisë.

Etiketa: dehsmitardrogeoperacionskafisttahiri

Lajme të lidhura

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Para
“Aleanca për teatrin” tjetër kallëzim në SPAK, Kalaja: Kemi prova të reja që vërtetojnë të gjitha shkeljet korruptive të Veliajt

“Aleanca për teatrin” tjetër kallëzim në SPAK, Kalaja: Kemi prova të reja që vërtetojnë të gjitha shkeljet korruptive të Veliajt

TË FUNDIT

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26

Sot festohet Dita e Verës. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 14/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com