GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Goditet një grup i dyshuar për shpërndarje droge në Vlorë, arrestohen pesë persona, mes tyre dy shtetas italianë

Një operacion antidrogë i zhvilluar nga Policia e Vlorës ka çuar në arrestimin në flagrancë të pesë personave, të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në plazhe dhe lokale të qytetit.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, në pranga ranë tre shtetas nga Lezha, të moshave 20, 20 dhe 23 vjeç, si dhe dy shtetas italianë, përkatësisht 42 dhe 37 vjeç, banues në Romë dhe Palermo.

Operacioni policor, i koduar “WEST”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë dhe me mbështetjen e strukturave operacionale.

Të dyshuarit u ndaluan në zonën e Zvërnecit. Gjatë kontrollit fizik, kontrollit të automjetit që përdornin dhe të banesës ku qëndronin në lagjen “Uji i Ftohtë”, shërbimet e Policisë sekuestruan rreth 700 doza lëndësh narkotike të llojeve të ndryshme, të dyshuara si të destinuara për shitje.

Mes lëndëve të sekuestruara janë “Tusi”, ketaminë, MDMA, kokainë, ekstazi dhe kanabis. Gjithashtu, u sekuestruan një shumë parash, e dyshuar si e përfituar nga aktiviteti kriminal, si dhe tetë aparate celularë.

Nga hetimet paraprake rezulton se të arrestuarit dyshohet se shpërndanin lëndët narkotike në plazhe dhe ambiente të ndryshme argëtimi në qytetin e Vlorës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve, ndërsa ndaj të arrestuarve rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1substanca narkotike

Lajme të lidhura

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë
Aktualitet

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

16:15 - 15/11/26
Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë
Aktualitet

Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

15:50 - 15/11/26
Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim
Aktualitet

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26
Para
Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?

Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë
Aktualitet

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

16:15 - 15/11/26

Një 39-vjeçar me iniciale D. D., banues në Paskuqan, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune në rrugën...

Lexo më shumë
Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

15:50 - 15/11/26
Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26
Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

14:54 - 15/11/26
Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

14:13 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com