GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Drogë nga Vlora drejt Europës/ Goditet banda, 27 të arrestuar në Shqipëri dhe Itali (Emrat)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Drogë nga Vlora drejt Europës/ Goditet banda, 27 të arrestuar në Shqipëri dhe Itali (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet italiane të Policisë së Romës kanë ekzekutuar një operacion të madh anti-droge, duke çuar në arrestimin e 27 personave në Itali, Shqipëri dhe Spanjë.

Raportohet se 3 persona janë arrestuar në Vlorë, ndërsa nga 27 urdhër-arrestet e lëshuara në total, 20 prej tyre janë “Arrest me burg” dhe 7 të tjerë “Arrest në shtëpi”.

Ky grup kriminal kryente aktivitetin e paligjshëm, duke transportuar sasi të mëdha kanabisi nga Vlora në drejtim të Italisë dhe më pas shpërndaheshin në të gjithë Europën falë një aleance mes grupeve kriminale shqiptare dhe nigeriane. Organizata transportonte drogën duke përdorur transportin publik.

Nga bashkëpunimi i autoriteve italiane me ato shqiptare, Policia e Shtetit ka konfirmuar se në Vlorë janë arrestuar shtetasit Anxhelo Ajazaj 27 vjeç, Klarens Dalipaj alias Klarens Dhrami, 30 vjeç dhe Xhino Hamitaj 30 vjeç.

Ata janë vënë në pranga në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Alba Tibus”, teksa akuzohen për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal që trafikonte kanabis kryesisht në Romë, Itali.

Po ashtu, Policia shqiptare bën me dije se pjesë e grupit kriminal që transportonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë është edhe shtetasi Eurel Liçaj, 42 vjeç, i cili aktualisht po vuan dënimin në burgun e Rrogozhinës. Liçaj u kap në Vlorë në Dhjetor të vitit 2023, pasi kanosi një person dhe qëlloi me pistoletë në ajër

Policia e Shtetit bën me dije se shtetasit e mësipërm, në kuadër të një procedimi penal të iniciuar nga Prokuroria e Romës, akuzohen se në vitin 2019, të organizuar si grup i strukturuar kriminal, kanë trafikuar në Itali (kryesisht në Romë), lëndë narkotike kanabis Sativa.

Nga hetimet e autoriteteve italiane ka rezultuar se një qendër e pritjes së emigrantëve në periferi të Romës përdorej si bazë për ruajtjen dhe shpërndarjen e drogës. Hetimi zbuloi se objekti ishte gjithashtu një vend rekrutimi për migrantët nigerianë, mbajtës të lejeve të qëndrimit të përkohshëm, të përfshirë në aktivitete të paligjshme.

Të arrestuarit akuzohen, në shkallë të ndryshme, për trafik droge, posedim dhe furnizim me lëndë narkotike, zhvatje, armëmbajtje pa leje dhe regjistrim fiktive të pasurisë.

 

Etiketa: drogeItalishqiptarë

Lajme të lidhura

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi
Aktualitet

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani
Aktualitet

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve
Aktualitet

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26
Para
A do bashkohet me Ramën për të bërë ndryshime të Reformës në Drejtësi? Ja si përgjigjet Berisha

Berisha paralajmëron: Rama është tërësisht i shkallmuar, ja kush do të jetë kurbani i radhës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi
Aktualitet

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26

Edi Rama po udhëton drejt Budvës, në Mal të Zi, ku më 21–22 tetor do të marrë pjesë në Samitin...

Lexo më shumë
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

17:16 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com