GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Droni në Burgun e Peqinit/ U hodhën drogë, 2 celularë dhe fisha karikimi

12:40 - 13/09/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U kap me drogë gjatë turnit të punës, arrestohet polici i burgut të Peqinit – Emri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve reagoi sot (13 Shtator) për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Burgun e Peqinit, kur rreth orës 20:37 shërbimet e sigurisë në institucion konstatuan një mjet fluturues, dron.

Nga një lartësi prej 100-150 metrash në territorin e burgut, për 1 minutë e 20 sekonda nga mjeti u hodhën dy pako brenda ambienteve të burgut.

“Pasi u identifikua mjeti fluturues, u njoftuan menjëherë forcat e sigurisë të IEVP Peqin, të cilët, së bashku me Forcat Speciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve realizuan kontrolle të hollësishme në zonën e hapur dhe të mbyllur të institucionit të regjimit të IEVP Peqin”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Pas kontrolleve të detajuara, u zbulua dhe se çfarë ishin sendet e paligjshme në fjalë.

“Një nga pakot përmbante dy aparate celularë, një iPhone 11 dhe një iPhone 11 Pro Max, si dhe tetë fisha për karikimin e telefonave. Në një tjetër pako u gjetën 380 gramë të dyshuar kanabis sativa, të ndara në doza të vogla nga 0.13-0.15 gramë, si dhe 33 doza të vogla me lëndë të dyshuar si kokainë, me një peshë totale prej 57.7 gramë”, sqaroi drejtoria.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, pas këtij rasti ka forcuar menjëherë edhe masat e sigurisë.

Në to është përfshirë “shtimi i forcave të specializuara për monitorimin e hapësirave të jashtme dhe kontrollin e aktiviteteve të dyshimta, kontrollin e plotë të të gjitha zonave të hapura dhe të mbyllura të IEVP-së, si dhe analizimin e ngjarjes për përfshirjen e të dënuarve apo të paraburgosurve”.

Po ashtu, është parashikuar që “të gjithë të burgosurit ose të paraburgosurit që do të dyshohen për përfshirje në ngjarjen e mësipërme, do të transferohen menjëherë në institucione të tjera për të parandaluar ndonjë përfshirje të mëtejshme në aktivitetet e paligjshme”.

“Policia e Shtetit dhe Prokuroria po hetojnë ngjarjen për të identifikuar personat përgjegjës dhe për të vënë përpara drejtësisë organizatorët e kësaj veprimtarie të paligjshme”, theksohet në njoftim.

Të gjitha provat e gjetura kanë shkuar për ekspertim të mëtejshme në laboratorin shkencor, teksa është përfshirë në hetime edhe Prokuroria e Elbasanit.

Kjo ngjarje pason atë të datës 8 Shtator, kur një tjetër dron është kapur mbi Burgun e Burrelit duke filmuar dhe dhënë alarmin në sistemin e sigurisë. Drejtoria e Burgjeve, në bazë të informacioneve tha se “kishte të bënte me një grup kriminal, i cili ka tentuar të fusë sende të paligjshme në burgun e Burrelit, për të realizuar qëllimet e tyre kriminale”.

Një person, 36 vjeç, u ndalua më pas si i dyshuar pas identifikimit, por që dësmhmoi se droni drejtohej nga fëmija i tij i mitur.

Lajme të lidhura

Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje
Aktualitet

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26
Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë
Aktualitet

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

12:58 - 14/03/26
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë
Aktualitet

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Para
Alibeaj e Shehi formojnë grupim të ri parlamentar

Alibeaj e Shehi formojnë grupim të ri parlamentar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje
Aktualitet

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim një 40-vjeçare nga Korçë, e dyshuar për braktisjen e foshnjës së saj disa...

Lexo më shumë
Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

12:58 - 14/03/26
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

12:11 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com