GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“Dua thithka si të Kendall Jenner”/ Kërkesa e pacientes befason edhe mjekët

20:38 - 06/07/23
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
“Dua thithka si të Kendall Jenner”/ Kërkesa e pacientes befason edhe mjekët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Njerëzit i çojnë kirurgut foto reference kur duan të bëjnë ndonjë ndërhyrje, asgjë e pazakontë këtu.

Disa kërkojnë buzë si të Angelina Jolie, gjoks si Kate Upton, hundë si Ariana Grande. Sidoqoftë, kurrë më parë s’ishte dëgjuar të kërkoheshin thithka si të një personi specifik, si të Kendall Jenner në këtë rast.

Kërkesa për ndërhyrje të vogla estetike në thithka është gjithnjë e në rritje. Një kirurg plastik në New York thotë se ka vite që e ofron këtë procedurë dhe se i quan “thithka dizajner.”

“E dashuroj Kendall Jenner dhe e dashuroj faktin që nuk vesh kurrë reçipeta. Thithkat nuk ia dallon, por vihet re që janë të ngritura. Më duken shumë seksi dhe femërore,” thotë një paciente 28-vjeçare në klinikën e kirurgut plastik Norman Rowe, duke shpjeguar më tej se thithkat e saj nuk forcohen kurrë.

“Mendoj se do ngjante bukur sikur thithkat e mia të ishin të ngritura gjatë gjithë kohës,” i thotë ajo kirurgut. Rowe përdor një mbushës me bazë acidi hialuronik për t’i shtuar volum thithkave të pacientes në mënyrë që të jenë të dukshme nën çdo material. Çmimi nis nga $700 dhe rezultati zgjat rreth dy vite.

“Prej vitesh rregulloj thithkat e pacientëve dhe pacienteve të mia. Së fundi, njerëzit filluan të kërkojnë thithka si personazhet e tyre të preferuar,” thotë Rowe për Allure. Pacientët gjithashtu kërkojnë “areola më të vogla, thithka më të vogla, areola më të mëdha, thithka më të mëdha, ndryshim ngjyre a forme apo çfarëdo kombinimi të kërkesave të mësipërme.” Secila prej këtyre procedurave zgjat më shumë se 30 minuta dhe mund të performohen në çdo lloj thithke.

Për sa i përket rreziqeve të procedurës, ekspertët nuk bien dakort. Rowe thotë se “rreziqet po marrin më shumë vëmendje nga ç’duhet,” ndërsa Darren M. Smith, një tjetër kirurg plastik i certifikuar mendon ndryshe.

“Thithka është një strukturë shumë e ndjeshme, e mbushur me funde nervash dhe enë qumështi. Do të injektoja mbushës me shumë kujdes, pasi rreziku i dëmtimit të këtyre strukturave është i lartë. Mbushësi mund të bllokojë enët e qumështit ose enët e gjakut. Si rrjedhim, procedura mund të shkaktojë probleme me ushqyerjen me gji, ndjesitë apo thjesht thithkën në vetvete.”- tha ai.

Etiketa: Kendall Jennernderhyrje kirurgjikale

Lajme të lidhura

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26
Para
Mbi 1 mijë të arrestuar, sekuestrohet kanabis me vlerë mbi 130 mln paund/ Çfarë ndodh në Britani (VIDEO)

Mbi 1 mijë të arrestuar, sekuestrohet kanabis me vlerë mbi 130 mln paund/ Çfarë ndodh në Britani (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandalet e Ballukut/ Blushi: Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb
Aktualitet

Skandalet e Ballukut/ Blushi: Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb

12:31 - 18/03/26

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të hetuar...

Lexo më shumë
Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

12:08 - 18/03/26
Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

11:57 - 18/03/26
Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

11:51 - 18/03/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin

GJKKO kalon për gjykim dosjen në themel për ish-presidentin Meta dhe Kryemadhin

11:37 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com