GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Duam libra shqip”/ Shqiptarët në protestë: Serbia po bën spastrim etnik në Bujanoc

16:09 - 12/08/24
në Breaking Views, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
“Duam libra shqip”/ Shqiptarët në protestë: Serbia po bën spastrim etnik në Bujanoc
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me thirrjet “Duam libra shqip”, dhe “kujdes shëndetësor pa diskriminim gjuhësor”, shqiptarë të Luginës së Preshevës dolën në rrugë për të protestuar sikurse thanë, për “identitet dhe dinjitet”, duke e akuzuar qeverinë serbe për diskriminim ndaj tyre.

Protestuesit valëvisnin flamuj kombëtarë shqiptarë dhe amerikanë, ndërsa mbanin në duar pankarta me mbishkrime si: “Stop pasivizimit selektiv”, “Të shtypur po, të nënshtruar jo” dhe “më ktheni adresën time”. Përfaqësuesi i komunitetit shqiptar në jug të Serbisë, Shaip Kamberi, e akuzoi Beogradin për mohimin e të drejtave të pakicës shqiptare, duke thënë se ai “nuk e do integrimin e tyre në organet shtetërore në mënyrë të drejtë dhe të barabartë”.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, shqiptarët përbëjnë pakicën e katërt më e madhe në Serbi, ku rezulton të jetojnë gati 61.700 shqiptarë. “Serbia vazhdon me avazin e vjetër, t’i trajtojë shqiptarët si armiq, si popull të rendit të dytë, i cili nuk meriton pjesëmarrje institucionale. Ka vazhduar me diskriminim duke mos i njohur diplomat, dhe me mosintegrimin dhe me pasivizimin e adresave”, tha Kamberi, i cili në zgjedhjet e 17 dhjetorit siguroi një tjetër mandat si deputet në Parlamentin e Serbisë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, u shpreh se shqiptarët e Luginës së Preshevës vijojnë të përballen me një situatë të papranueshme diskriminimi sistematik, që cenon të drejtat e tyre themelore. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se Qeveria e Kosovës i mbështet qytetarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe mbetet e angazhuar për të ngritur këto çështje në nivelet më të larta ndërkombëtare.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzat Lutfiu foli për protestën e sotme të shqiptarëve në Luginën e Preshevës kundër politikave diskriminuese të shtetit serb.

Lutfiu thekson se Serbia me anë të pasivizimit të adresave po bën pastrim etnik. Sipas tij, shteti serb kërkon të bëjë shqiptarët pakicë në Bujanoc. Ai tha se gjendja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës është e rëndë.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzat Lutfiu: Serbia po mban qasje deri raciste ndaj shqiptarëve dhe ne do të protestojmë derisa të plotësohen të drejtat tona. Gjendja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është tepër e rëndë. Serbia po bën pastrim etnik, edhe sipas raporteve ndërkombëtare. Serbisë nuk po i mjafton fakti që diskriminohen shqiptarët, ka një sërë diskriminimesh, edhe ajo se shqiptarët nuk janë pjesë e institucioneve, ndërsa kërkon ta finalizojë me pasivizimin e adresave. Beogradi nuk dëgjon as vërejtjet e ndërkombëtarëve. Flitet për mbi 10 mijë adresa të pasivizuara.

Pasivizimi ka nisur në Medvegjë e më pas në Bujanovc. Kjo tendencë ka për qëllim që të bëjë shqiptarët pakicë në Bujanoc. Në Serbi ka 24 komunitete dhe shqiptarët diskriminohen si askush tjetër. Diskriminimi ka lidhje vetëm me përkatësinë etnike. Ne do vazhdojmë të protestojmë. Ne mund të kemi dallime në politikat tona, por nuk ka përçarje sa i përket përkatësisë etnike. Unë di që një protestuesi shqiptar i është caktuar masa e arrestit me burg, vetëm për një koment në Facebook. Pozicioni im është i tillë që përfaqëson etninë më të diskriminuar në rajon. Ne duhet të flasim me shtetin, që paraprakisht të diskriminon. Edhe kërkesat tona në mënyrë të vazhdueshme injorohen. Por, shqiptarët e Luginës do qëndrojnë për të drejtat e tyre.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Protesta në Bujanoc

Lajme të lidhura

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës
Aktualitet

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Para
Frika nga sulmet ukrainase, Rusia evakuon edhe Belgorodon, mbi 11 mijë të shpërngulur

Frika nga sulmet ukrainase, Rusia evakuon edhe Belgorodon, mbi 11 mijë të shpërngulur

Discussion about this post

TË FUNDIT

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës
Aktualitet

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25

Do të duhet të pritet 12 dhjetori, për një vendimmarrje të mundshme mbi dosjen “Veliaj”, nëse Gjykata e Posaçme do...

Lexo më shumë
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com