GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Duan punë në Gjermani, cilat janë vështirësitë për të kualifikuarit

08:24 - 05/12/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Duan punë në Gjermani, cilat janë vështirësitë për të kualifikuarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Cilat janë vështirësitë më të mëdha me të cilat ndeshen ata që duan të vijnë për t’u punësuar në Gjermani? Nevojat e tregut gjerman janë të mëdha, por edhe problemet.

Punonjës të kualifikuar nga vende të ndryshme do të dëshironin më tepër mbështetje kur kërkojnë një punë në Gjermani. Në një sondazh jo-përfaqësues të zhvilluar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) me afro 30.000 persona që duan të vijnë në Gjermani për arsye punësimi.

Rreth katër nga pesë pjesëmarrës thanë se pengesa më e madhe dhe gjëja më e vështirë është gjetja e ofertave për punë dhe kontaktimi me punëdhënësit.

Gjëja më e vështirë për të huajt gjetja e ofertave për punë dhe kontaktimi me punëdhënësit

Në anketën e realizuar nga OECD-ja në emër të Ministrisë Gjermane të Punës, tre nga pesë të anketuarit deklaruan se do të dëshironin ndihmë edhe për mësimin e gjuhës gjermane. 74 për qind e pjesëmarrësve kanë diplomë universitare.

Pjesa më e madhe (19 përqind) vjen nga India – kryesisht specialistë të IT-së. Në vendin e dytë ndër vendet e origjinës është Kolumbia (10 për qind), ku interes për të punuar në Gjermani kanë sidomos infermierë dhe personel sanitar. Në vendin e tretë vjen Turqia (nëntë për qind), nga e cila kërkojnë të vijnë kryesisht zanatçinjtë.

Më shumë burra se gra

70 për qind e atyre, që deklaruan se ishin të interesuar për të ardhur në Gjermani për të punuar janë meshkuj. Pothuajse gjysma e emigrantëve potencialë ishin beqarë. Nga të tjerët rreth 80 përqind u shprehën se do të sillnin familjet me vete.

70 për qind e të interesuarve për të ardhur për të punuar në Gjermani janë meshkuj

Kontrata e punës është zakonisht parakusht për migrimin në Gjermani. Që nga viti 2020 në Gjermani kanë pasur mundësi të vinin për një gjysëm viti për të kërkuar punë edhe punonjës të kualifikuar me një kualifikim që u njihet në Gjermani.

Ligj i ri për emigrimin e punëtorëve të kualifikuar

Këtë javë qeveria gjermane prezantoi pikat kryesore të një ligji për emigrimin e punëtorëve të kualifikuar, i cili synon të thjeshtojë rregullat e deritanishme dhe të heqë pengesat.

Sipas vlerësimeve për të përballuar mungesën e fuqisë punëtore në të ardhmen do të nevojiten qindra-mijëra emigrantë në vit për të përballuar mungesën e fuqisë punëtore.

Risitë, sipas vullnetit të koalicionit qeverisës, përfshijnë një sistem pikësh për të kontrolluar migrimin për motive punësimi. Përveç kësaj të interesuarit në të ardhmen do të jenë në gjendje të punësohen edhe pa iu njohur kualifikimi. Gjë që do ta bëjnë më vonë në Gjermani. Ndryshimi i planifikuar me ligj do të shoqërohet edhe me reklama përkatëse për thithjen e fuqisë punëtore jashtë vendit./ DW

Etiketa: Gjermanikualifikimpune

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Rusia agresive, vret 13 persona nga sulmet me raketa në Ukrainë

Forcat ruse bombarduan pa mëshirë Khersonin të dielën, ka të vdekur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com