GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dubai nuk mund të konsiderohet më strehë për kriminelët, 15 shqiptarë i dorëzohen drejtësisë

11:20 - 28/02/26
në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Dubai/ Kriminelët shqiptarë gjejnë strehë të sigurt në Emiratet e Arabe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej vitesh, Dubai konsiderohej si një strehë e sigurt për persona të shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare. Mungesa e një marrëveshjeje të drejtpërdrejtë ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe kishte krijuar bindjen se të shumëkërkuarit mund t’i shmangeshin lehtësisht ndjekjes penale duke u vendosur atje.

Por ky perceptim ka nisur të shembet. Nga marsi 2024 deri në shkurt 2026, autoritetet shqiptare kanë realizuar 15 ekstradime nga Dubai, duke shënuar një ndryshim të qartë në mitin e paprekshmërisë.

Ekstradimi i parë që sinjalizoi këtë kthesë ishte ai i Bruno Çobos më 13 mars 2024, i akuzuar për mashtrim kompjuterik, i ndjekur një muaj më pas nga Panol At Nikoll për të njëjtën vepër penale. Më 14 gusht 2024 u realizua një nga operacionet më të bujshme, me kthimin në Shqipëri të Plarent Dervishajt dhe Julian Meçajt, të akuzuar për vrasje.

Gjatë vitit 2025, lista e të ekstraduarve u zgjerua me emra të njohur të botës së krimit, mes tyre Florenc Çapja, Armis Stafa dhe Dashnor Dumani. Më 19 qershor 2025, brenda një dite, u realizuan tre ekstradime të tjera, ndërsa në vijim u dorëzuan edhe Denis Bajri, Kleviol Ahmeti dhe Amar alias Dritan Shkëmbi.

Ekstradimi më i fundit dhe ndër më të bujshmit ishte ai i Durim Bamit, më 26 shkurt 2026.

Aktualisht, pritet që edhe pesë persona të tjerë të kthehen në Shqipëri, ndërsa autoritetet vijojnë koordinimin me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe. Zhvillimet e fundit tregojnë se Dubai nuk konsiderohet më një strehë e garantuar për t’i shpëtuar drejtësisë shqiptare.

Etiketa: Dubaikriminelestrehe

Lajme të lidhura

Ekstradohen në Itali dy kushërinjtë vrasës të dënuar nga gjykata
Aktualitet

Ekstradohen në Itali dy kushërinjtë vrasës të dënuar nga gjykata

19:00 - 20/03/26
Itali/ Përgjimet çmontojnë bandën shqiptare, 2 të arrestuar dhe 700 mijë euro kokainë
Aktualitet

Itali/ Përgjimet çmontojnë bandën shqiptare, 2 të arrestuar dhe 700 mijë euro kokainë

18:43 - 20/03/26
Itali/ Fund tragjik në punë, 52-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe humb jetën
Aktualitet

Itali/ Fund tragjik në punë, 52-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe humb jetën

18:05 - 20/03/26
Para
Tregtonte veshje kontrabandë me logo false, arrestohet administratorja e dyqanit

Tregtonte veshje kontrabandë me logo false, arrestohet administratorja e dyqanit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë
Breaking Views

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë

23:28 - 20/03/26

https://www.youtube.com/watch?v=TTowY7PNlmo Qysh nga 12 shkurti, kryeministri Edi Rama, nën goditjet e SPAK, është detyruar të riformatojë AKSHI-n. Pas zbulimit të...

Lexo më shumë
Barazim spektakolar në Bournemouth-Manchester: Nga golat tek penalltia dhe kartoni i kuq

Barazim spektakolar në Bournemouth-Manchester: Nga golat tek penalltia dhe kartoni i kuq

23:15 - 20/03/26
Egnatia ndal Elbasanin, barazim pa gola dhe me dy kartona të kuq

Egnatia ndal Elbasanin, barazim pa gola dhe me dy kartona të kuq

22:48 - 20/03/26
“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve

“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve

21:18 - 20/03/26
Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

21:15 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com