GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Duçka: Protestojmë për një sipërmarrje të lirë dhe që të mos na e marrin jetën gangot e pushtetit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Duçka: Protestojmë për një sipërmarrje të lirë dhe që të mos na e marrin jetën gangot e pushtetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtarja e departamentit ‘Brain Gain’ në Partinë Demokratike, Klea Ducka, gjatë fjalës së saj në protestën e mbrëmjes së sotme, ka deklaruar se 3 janë hallkat e shtetit,  ekonomia,  arsimi dhe shëndetësia, dhe këto të treja vetëm sa janë përkeqësuar dhe shkatërruar gjatë 3 mandateve qeversje të Edi Ramës.

Sipas saj, sot kemi të bëjmë me një ekonomi që ka ndaluar së prodhuari dhe është një ekonomi e vdekur.

Ndërsa në fund, Duçka theksoi se po protestojnë për të drejtën e pasjes së një aktiviteti sipërmarrës të lirë, ku të mos na vijnë gangot e veshur me pushtet dhe të na marrin edhe jetën përvec se djersën dhe gjakun tonë.

“Kur kam ikur nga ky vend, kam ikur pa asnjëlloj shprese që gjërat mund të përmirësoheshin , jam një nga ato të rinj e të reja që ky regjim totalitar, ky regjim autokrat me pashpirtësinë më të madhe e ka larguar nga vendi i saj. Nuk ka qënë zgjedhje, ka qënë zgjidhje, jo vetëm për mua por për shumë të rinj e të reja që janë larguar ashtu si unë.

3 janë hallkat e shtetit, ekonomia, arsimi, shëndetësia, këto të treja vetëm sa janë përkeqësuar dhe shkatërruar gjatë 3 mandateve qeversje, unë do të doja të ndalesha te ekonomia, duke qënë se është edhe fusha ie, fusha në të cilën kam kryer studimet dhe jam specializuar.

Kjo është një ekonomi e cila ka ndaluar së prodhuari, një ekonomi e vdekur, dhe një ekonomi e cila nuk prodhon është një ekonomi e cila nuk mund të hapë vende pune dhe nuk përkthehet në mirëqënie reale. Çfarë ka bërë qeveria në këtë situatë të vështirë ekonomike për të menazhuar krizën?

Sot protestojme për te drejtën e pasjes së një aktiviteti sipërmarrës të lirë, ku të mos na vijnë gangot e veshur me pushtet dhe të na marrin edhe jetën përvec se djersën dhe gjakun tone dhe të fëmijëve tanë”, tha Duçka.

Lajme të lidhura

Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19:01 - 15/11/26
“Rama përballet me presion në rritje”/ Der Standard: Kryeministri shqiptar duket gjithnjë e më nervoz, ka trazira…
Aktualitet

“Rama përballet me presion në rritje”/ Der Standard: Kryeministri shqiptar duket gjithnjë e më nervoz, ka trazira…

17:42 - 15/11/26
Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim
Aktualitet

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26
Para
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Gusht 2024! Çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19:01 - 15/11/26

Qytetarë dhe studentë janë rikthyer këtë të diel në protestë përpara godinës së Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 169-të të...

Lexo më shumë
Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me Bjellorusinë, edhe 45 minuta për arritjen e objektivit

Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me Bjellorusinë, edhe 45 minuta për arritjen e objektivit

18:57 - 15/11/26
Zhbllokohet sfida në Budapest, Manaj kalon në avantazh kuqezinjtë ndaj Bjellorusisë

Zhbllokohet sfida në Budapest, Manaj kalon në avantazh kuqezinjtë ndaj Bjellorusisë

18:39 - 15/11/26
Vrasja e Artjol Ramajt në Spanjë/ Konflikti për 5 euro i mori jetën shqiptarit, Prokuroria kërkon 22 vite burg për autorin

Vrasja e Artjol Ramajt në Spanjë/ Konflikti për 5 euro i mori jetën shqiptarit, Prokuroria kërkon 22 vite burg për autorin

18:03 - 15/11/26
“Rama përballet me presion në rritje”/ Der Standard: Kryeministri shqiptar duket gjithnjë e më nervoz, ka trazira…

“Rama përballet me presion në rritje”/ Der Standard: Kryeministri shqiptar duket gjithnjë e më nervoz, ka trazira…

17:42 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com