GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Dueli me Serbinë, flet Silvinjo: Pres një ndeshje të bukur, djemtë do të japin gjithçka në fushë

19:37 - 06/06/25
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Dueli me Serbinë, flet Silvinjo: Pres një ndeshje të bukur, djemtë do të japin gjithçka në fushë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i kombëtares shqiptare, braziliani Silvinjo ka dalë në në konferencën për shtyp, një ditë para ndeshjes me Serbinë, e cila do të luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin kombëtar, e vlefshe për grupin K të kualifikueseve të kupës së botës 2026.

Silvinjo vlerësoi kundërshtarin, por theksoi se kombëtarja shqiptare futet në fushë vetëm për fitore. I pyetur për formacionin, tekniku brazilian u shpreh se e ka në mendje formacionin, por do e zbulojë para ndeshjes.

I pyetur për sekretet nga stërvitja, Silvinjo u shpreh se në përballje të tilla nuk ka çfarë të fshehësh, duke thënë se ekipet janë analizuar.

“Mendimi për Kombëtaren e Serbisë- “ Mitroviç, Vlahoviç dhe Joviç, janë lojtarë të fortë fizikisht, Serbia është një skuadër e fortë. Por edhe ne kemi lojtarë të fortë, Brojën, Manaj, Uzunin, Nedim Bajramin për të cilët jam shumë krenar, presim një ndeshje shumë të bukur. Dëgjova edhe trajnerin e Serbisë dhe të gjithë duan fitoren, rrugëtimi drejt Botërorit është shumë i shpejtë, por futemi në ndeshje për 3 pikët, shpresojmë të kemi një ndeshje të bukur nesër. Në 90 minuta mund të ndodh gjithçka, janë shumë të gjata.

Është e vërtetë, shumë trajner ankohen për lojtarët pas sezonit. Ka qenë kalendar i ngjeshur. Disa lojtarë kanë 10-15 ditë pushime. Kemi bërë 5-6 ditë rresht stërvitje të mirë. Nesër në orën 20:45,do iu bëj me dije formacionin. Gjatë Andorrës kemi bërë ndryshime që kanë rezultuar mirë. Këtë herë kemi një kundërshtar ndryshe. E kam në mendje formacionin, por të shohim nesër si do shkojë.

Nuk kemi gjë për të fshehur, ato kanë parë ndeshjet e fundit tona dhe ne, i kemi analizuar. Nuk mendoj se kanë kapur ndonjë element, shumica e gjërave nga aspekti strategjik bëhen në stërvitje. Nuk mendoj që kanë arritur të kapin ndonjë element. Ata na njohin, ne i njohim. Të dyja kampet kanë lojtarë shumë të njohur në nivel botëror. Është një ndeshje ndryshe. Shpresojmë të dhurojmë një ndeshje në asketin sportiv. Të dyja skuadrat kanë lojtarë dhe trajnerë të mirë. Uroj ta shijojmë.”, u shpreh Silvinjo.

Trajneri foli edhe për interesimin e lartë të tifozëve, duke thënë se ka dëgjuar për 800 mijë kërkesa, ndërsa shtoi se do të donte ta sillte edhe babain e tij nga Brazili, por është shumë larg.

“Kam dëgjuar se ka pasur mbi 800 mijë kërkesa dhe janë me fat ata që do të jenë në stadium. Unë doja të sillja edhe babain tim nga Brazili, por ishte shumë gjatë. Unë kam luajtur në ndeshje të mëdha dhe që kanë pasur peshë e përgjegjësi të madhe. E kam bërë këtë, por para 15 vitesh, kur ishte më e lehtë, sepse nuk kishte aq shumë rrjete sociale. Mesazhi është që të japin gjithçka në fushë”, u shpreh Silvinjo.

Etiketa: Kryesore1SerbiSilvinjo

Lajme të lidhura

Partizani mund me përmbysje Flamurtarin dhe i bashkangjitet Dinamos
Breaking Views

Partizani mund me përmbysje Flamurtarin dhe i bashkangjitet Dinamos

19:08 - 22/02/26
Fitore dramatike e Liverpool me Nottingham, MacAllister shënon dy herë, njëri anulohet
Breaking Views

Fitore dramatike e Liverpool me Nottingham, MacAllister shënon dy herë, njëri anulohet

18:06 - 22/02/26
Atalanta futen në garë për një vend në Champions, thyen Napolin me përmbysje
Sport

Atalanta futen në garë për një vend në Champions, thyen Napolin me përmbysje

17:34 - 22/02/26
Para
Aksident në punë, humb jetën 38-vjeçari shqiptar në Itali

Aksident në punë, humb jetën 38-vjeçari shqiptar në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin
Breaking Views

Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin

19:28 - 22/02/26

Edhe pse kryeministri Rama deklaroi pas vendimit të Kushtetueses se nuk ka urgjencë për trajtimin e kërkesës së SPAK pasi...

Lexo më shumë
Vlora sërish pa ujë, Ujësjellësi lajmëron punime në rrjet, ja zonat që preken

Vlora sërish pa ujë, Ujësjellësi lajmëron punime në rrjet, ja zonat që preken

19:17 - 22/02/26
Partizani mund me përmbysje Flamurtarin dhe i bashkangjitet Dinamos

Partizani mund me përmbysje Flamurtarin dhe i bashkangjitet Dinamos

19:08 - 22/02/26
Fitore dramatike e Liverpool me Nottingham, MacAllister shënon dy herë, njëri anulohet

Fitore dramatike e Liverpool me Nottingham, MacAllister shënon dy herë, njëri anulohet

18:06 - 22/02/26
Ç’po ndodh në Librazhd? Shkatërrohet edhe traseja e hekurudhës

Ç’po ndodh në Librazhd? Shkatërrohet edhe traseja e hekurudhës

17:46 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com