GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Dueli me Vllazninë, Daja: Pres cinizëm, boll me raste të humbura

në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Dueli me Vllazninë, Daja: Pres cinizëm, boll me raste të humbura
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partizani luan finalen e radhës nesër. “Demat” presin Vllazninë në “Air Albania”, sfidë që nis prej orës 17:00. Fitorja është detyrim për ekipin kryesues, teksa tekniku Ilir Daja preku disa tema në konferencën e zakonshme për shtypin.

“Fitorja e fundit me Teutën kishte dy drejtime kryesore: na riktheu në vend të parë dhe arritëm një objektiv, edhe pse nuk kishim vendosur objektiv në fillim të sezonit, që jemi në Europë. Tani kanë ngelur edhe dy finale. Gjendja është e mirë, por nuk do kemi Asanin këtë javë. Do shohim gjendjen e Junior, për të kompozuar më pas formacionin titullar në këtë ndeshje shumë të rëndësishme.

Përballë kemi një nga katër ekipet pretendente. Vllaznia ka bërë një kampionat shumë të mirë, ka kryesuar për tre faza. Gjithashtu ne kemi bërë të njëjtën gjë. Jemi në vend të parë, na duhet ta fitojmë ndeshjen, por e dimë që do të jetë e vështirë, sepse Vllaznia, përveç pikëve që ka grumbulluar, bën një futboll të bukur dhe të hapur. 

Mendojmë që koeficienti i vështirësisë është i nivelit maksimal, duke llogaritur që janë edhe dy finale në lojë. Nesër nuk duhet të ç’ekuilibrohemi, sepse Vllaznia ndërton një sulm goxha të mirë nga poshtë. Duhet të jemi cinikë, jo si në disa ndeshje të tjera ku nuk i kemi finalizuar rastet e shumta. Duhet të jemi rezultativë përpara portës, pasi çdo minutë që kalon rrit një farë tensioni të panevojshëm, por që do të jetë prezent pasi është një ndeshje finale. 

Ky është dueli, Partizani ka ardhur deri në këto momente pas fitores në Durrës. Duam të shkojmë te fitorja me Vllazninë. Do fokusohemi te kjo ndeshje. Peng? Nuk më ngel asgjë peng, përveç faktit që falënderoj futbollistët për sakrificat që kanë bërë. Në start nuk kemi qenë pretendentë për titullin.

Deri në këto momente kemi bërë gjithçka mirë. Nëse do të thoja një ‘peng’, do të jetë nëse nuk finalizojmë këto dy ndeshje, por besoj që të gjithë do të bëjmë të pamundurën që të jemi, edhe në një kampionat ku askush nuk na kanë parashikuar si pretendentë, besoj se do jemi pretendentët kryesorë për titullin. 

Frikë nga aleancat? Nuk na duhet të shpërndahemi, e kemi vetë në dorë kampionatin tashmë. Fokusohemi te ndeshja jonë dhe nuk i druhemi asnjë aleance, e kemi në dorë kampionatin. 

Mungesa e Asanit? Është golashënuesi jonë kryesor me 9 gola, por edhe të tjerët aty janë, Çinari edhe Junior, kanë shënuar rregullisht i gjithë potenciali i sulmit. Asani, dihet që ka një bagazh shumë të madh teknik. Ajo që ka përmirësuar, sidomos në fazën e katërt, është që i ka shërbyer shumë ekipit edhe në fazën e mbrojtjes, duke qenë lojtar që bën presing lart goxha mirë, bashkë me Çinarin dhe Junior. 

Do jetë një mungesë shumë e madhe për vijën e sulmit, edhe Junior është me pikëpyetje. Duhet ta menaxhojmë 90 minutëshin me atë kontingjent, që i mungojnë dy lojtarë të rëndësishëm. Deri në këto momente nuk kemi marrë një përgjigje pozitive për Junior. 

Unë e mbështes këtë gjë, edhe ne edhe Vllaznia janë ekipe që luajnë shumë bukur futboll. Janë dy ekipe që nuk janë nisur si pretendente në start, por janë të dyja prezent për fitimin e titullit. Nuk na duhet loja e bukur nëse nuk merret rezultati. Nëse bëhen të dyja bashkë, do të ishte qershia mbi tortë. 

Deklarata e presidentit të Laçit? Unë jam trajner, mund t’ia kishit bërë këtë pyetje presidentit tonë. Nuk duhet të merret një trajner me çfarë tha presidenti i Laçit apo çfarë tha ndonjë president tjetër. Në këto momente, nuk duhet të fokusohemi se çfarë thotë njëri apo tjetri. Ne duhet të bëjmë punën tonë, e kemi në dorë vetë dhe nuk varet se çfarë do të prodhojë ndeshja në Laç.

Tifozët? Futbolli në fund fare luhet për tifozët. Dihet që Partizani ka një nga tifozeritë më të mëdha në Shqipëri. Gjatë gjithë kohës kanë qenë prezentë, edhe pse nuk lejoheshin. Ne e kemi ndjerë afër tifozerinë, sepse në çdo stadium, pavarësisht se nuk kanë qenë brenda stadiumit, kanë qenë suport edhe jashtë stadiumit. 

Do ishte një suport shumë i madh prania e tyre në stadium. Në këtë moment që ndodhemi, prania e tyre do të ishte si një lojtar i 12-të, pasi do kishim një suport të madh edhe në fushë“, përfundoi trajneri i ekipit kryesues.

Etiketa: Partizani

Lajme të lidhura

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë
Sport

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër
Breaking Views

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare
Breaking Views

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Para
Horoskopi për ditën e sotme, 20 maj 2021

Horoskopi për ditën e sotme, 20 maj 2021

TË FUNDIT

U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës
Aktualitet

U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

10:16 - 10/11/26

Ndërsa sterilizimi ofrohet tashmë nga Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore, OSHIS, një auditim i fundit i KLSH, zbulon shifra...

Lexo më shumë
Xhaferri: Shqipëria drejtohet nga një autokrat i çmendur që ka shkatërruar demokracinë

Xhaferri: Rama shkatërroi mbi të gjitha familjen normale që donte të ndërtonte jetën në Shqipëri

10:04 - 10/11/26
Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari humb jetën

Aksident në punë, punëtori bie nga skela dhe dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

09:46 - 10/11/26
“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26
Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com