GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Duhet ta mposhtim Serbinë!” Gjimshiti viziton Bujanocin, merr mesazhin e qartë para sfidës

10:08 - 29/05/25
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Duhet ta mposhtim Serbinë!” Gjimshiti viziton Bujanocin, merr mesazhin e qartë para sfidës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti, zhvilloi këtë të mërkurë një vizitë simbolike por domethënëse në komunën e Bujanocit, ku u prit nga kryetari Arbër Pajaziti.

Takimi u zhvillua vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, më 7 qershor në Tiranë, një përballje që tejkalon kuadrin sportiv.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore, Pajaziti falënderoi Gjimshitin për përfaqësimin dinjitoz që i bën flamurit kuqezi në arenën ndërkombëtare.

“Je një frymëzim për të gjithë të rinjtë e Luginës së Preshevës. Qëndrueshmëria dhe karakteri yt në fushë dhe jashtë saj na bëjnë të gjithëve krenarë,” – u shpreh ai.

Mesazhi më i fortë i takimit erdhi nga vetë kryetari i komunës, i cili, duke reflektuar emocionet e komunitetit shqiptar në rajon, theksoi:

“Duhet ta mposhtësh Serbinë!” – një thirrje që u shoqërua me entuziazëm dhe duartrokitje nga të pranishmit.

Gjimshiti, si gjithmonë i përmbajtur dhe i përulur, u përgjigj me një buzëqeshje: “Me kismet.”

Pas një thirrjeje tjetër nga publiku, ai shtoi: “Do Zoti.”

Kjo vizitë në Bujanoc nuk ishte thjesht një ndalesë protokollare, por një sinjal i fortë solidariteti kombëtar, që konfirmon lidhjen shpirtërore mes shqiptarëve në Shqipëri dhe atyre në Luginë.

Sfida ndaj Serbisë, që vlen për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, po pritet me emocion në të gjitha trevat shqiptare. Kjo ndeshje është më shumë se 90 minuta futboll, është një përballje me peshë historike, emocionale dhe identitare, ku gjithçka do të thotë shumë për një popull të tërë.

Etiketa: bujanocgjimshiri

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
Intervista/ Presidenti Duka: Euro U-17, një sukses për Shqipërinë dhe një hap i rëndësishëm drejt të ardhmes

Intervista/ Presidenti Duka: Euro U-17, një sukses për Shqipërinë dhe një hap i rëndësishëm drejt të ardhmes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com