GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Duhet të ishte i pandehur, Veliaj i bën dhuratë SPAK-ut godinë luksoze 5 mln euro para zgjedhjeve

11:07 - 19/05/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është ndoshta zyrtari më shumë i kallëzuar në Prokurorinë Speciale. Opozita dhe grupe të ndryshme sociale e kanë kallëzuar Veliajn për shkatërrimin e paligjshëm të Teatrit Kombëtar në 17 Maj 2020. Ai akuzohet si personi kyç në aferën e inceneratorit të Tiranës, i cili do të kushtojë qytetarëve të kryeqytetit rreth 400 milionë euro në 30 vjet.

Veliaj është gjithashtu i kallëzuar se ka lejuar hyrjen e parave të krimit të organizuar në ndërtimet luksoze në Tiranë.

E megjithatë, prej mëse tre vitesh që funksion SPAK-u, deri më tani Erion Veliajt nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë. Prokuroria Speciale, që u konsiderua si shpresa e Reformës në Drejtësi, nuk duket se ka asnjë pikë vullneti për të hetuar Erion Veliaj. Përkundrazi, SPAK-u është përulur dhe ka pranuar i kënaqur një dhuratë të majme që i ka bërë kryebashkiaku i Tiranës.

Pak ditë më parë, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka pranuar propozimin e Veliaj dhe ka vendosur që t’i kalojë në administrim Prokurorisë së Posaçme një godinë të re dhe luksoze, të cilën Bashkia e kishte taksur për Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve.

 

Diçitura: Godina që Veliaj i bëri dhuratë SPAK-ut

Kjo godinë sapo është ndërtuar dhe vlera e saj përllogaritet në rreth 5 milionë euro. Ajo gjendet në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë, përballë me godinën e qelqtë të Gjykatës së Posaçmë Anti-Korrupsion.

Në vendimin nr. 61, dt. 09.05.2023, Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi “Dhënien e pëlqimit për vijimin e procedurave, sipas kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë për projektvendimin “Për kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Drejtësisë për Prokurorinë e Posaçme dhe revokimin e së drejtës së pronësisë Bashkisë Tiranë, shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë të pasurisë nr. 8/123, në zonën kadastrale 8330”.

 

Diçitura: Vendimi i Këshilli Bashkiak të Tiranës

 

Në të njëjtin vendim thuhet se “ngarkohet Bashkia Tiranë që të ndjekë procedurat përkatëse për paraqitjen e kërkesës për të siguruar buxhetin e nevojshëm nga qeverisja qendrore në favor të shoqërisë aksionare “Ujësjellës Kanalizime Tiranë”, për të gjithë vlerën e investimit të kryer sipas procedurës prokuruese për ndërtimin e objektit “Për zyrat qendrore të UKT në rrugën “Jordan Misja”, Tiranë”.

Tenderi për godinën e re të Ujësjellësit u shpall në periudhën, kur Shqipëria sapo ishte goditur nga tërmeti vrastar i 26 nëntorit 2019 dhe po përgatitej për të hyrë në karantinën e zgjatur të shkaktuar nga Covid-19.

Megjithëse financat shtetërore në atë moment ishin në kulmin më negativ të tyre, Veliaj nuk hoqi dorë nga investimi luksoz, me argumentin se ndërtesa ishte shumë e nevojshme për funksionimin e ndërmarrjes së Ujësjellësit. Por, tashmë që godina ka përfunduar, duket se Erion Veliaj nuk u qan shumë hallin punonjësve të tij. Ai mesa duket ka disa halle me prokurorët e SPAK-ut dhe po i josh me ambjente të reja.

Mbetet për t’u parë nëse SPAK-ut do t’i lezetojë kjo dhuratë, dhe, ashtu si indianët u gënjyen me pasqyrat e europianëve, edhe prokurorët e posaçëm do të ndihen borxhli para të kallëzuarit numër 1 në zyrat e tyre.

Tenderi luksoz

Sipas projektit të porositur nga Ujësjellësi i Tiranës, një ndërmarrje në varësinë direkte të kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe i hartuar nga një zyrë private, ndërtesa e re ka një sipërfaqe gjigande prej 6750 m2 për zyra.

Godina e re e Ujësjellësit, e cila tashmë i falet SPAK-ut, ka edhe një parkim nëntokësor, gjithashtu të stërmadh, me një sipërfaqe prej 1000 m2. Gjithësesi, ajo që bie në sy në projekt, është “shkëlqimi” i luksit, shumë i tepruar për një godinë institucioni publik, i cili financohet nga taksat e qytetarëve dhe tarifat e rritura ndjeshëm në faturat e ujit për kryeqytetasit.

Godina e re, sipas projektit, pritet të ndërtohet në një zonë pranë Gjykatës Speciale (ish-Gjykatës për Krime të Rënda), në një truall 2260 m2. Tenderi për ndërtimin e godinës së re të Ujësjellësit është hapur në datë 27 Nëntor 2019, pra një ditë pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit, i cili shkaktoi dëme të rënda në shumë struktura në qytetin e Tiranës.

 

Diçitura: Rezultatet e tenderit për godinën e re të Ujësjellësit Tiranë

 

Tenderi u mbyll në Korrik të vitit 2020 dhe fitues u shpall bashkimi i operatorëve “Gjikuria” dhe “4-AM”. Tani investimi është mbyllur dhe çelësat e godinës i janë dorëzuar SPAK. Pikërisht nga Veliaj, një nga emrat më të lakuar të politikanëve në atë godinë. Veliaj, si kreu i Bashkisë së Tiranës, është këllëuzar si nga shoqëria civile, por edhe kundërshtarët politikë lidhur me shumë dosje. Ndër to përmendim përgjimet e Ndraghettës dhe inceneratorët, por konkretisht ndaj tij nuk është ngritur asnjë padi, pavarësisht kallëzimeve të bëra.

Lexo edheVeliaj “gjelbëron” lagjen e VIP-ave, jep 2.6 MLD lekë pa garë, bllokohet denoncimi në KPP

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: denoncimeDokumenteGODINA E RESpaktenderVeliaj

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Itali/ Djali vret prindërit, del xhiro me makinë para se të dorëzohet

Kapet duke vjedhur në banesë, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?
Aktualitet

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26

Pasi kishin heshtur për muaj me radhë, katër kanale në Telegram që i shërbejnë të ashtuquajturit grupi “Homeland Justice” u...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 13 Mars 2026

07:47 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com