GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Duhet të vdesësh”, 14-vjeçari qëllon 3 herë në kokë të dashurën

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Duhet të vdesësh”, 14-vjeçari qëllon 3 herë në kokë të dashurën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Wisconsin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Protagonist është një djalë 14-vjeçar i cili ka qëlluar të dashurën e tij të paktën tre herë në kokë. Arsyeja ishte se vajza donte të ndahej. Adoleshentja, e identifikuar nga familja si 14-vjeçarja Jazlene Jones, është në spital, sipas mediave të huaja.

Elia Olson, nga Racine, u akuzua për tentativë vrasjeje dhe posedim armësh. Nëse shpallet fajtor, Elia mund të dënohet deri në 60 vite burg.

Të dielën pak para mesditës, çifti ishte parë në shinat hekurudhore në qytet, rreth 25 milje në jug të Milwaukee, duke pirë duhan. Sipas Jazlene, pasi ajo i tha Elias se donte t’i jepte fund lidhjes, ai dyshohet se e urdhëroi atë të fikte telefonin e saj përpara se ta hidhte dhe t’i drejtonte armën në kokë dhe të qëllonte.

Jazlene iu lut atij mos ta qëllonte, por Elia dyshohet se i tha asaj se: “Duhet të vdesësh”. Ai e qëlloi atë dy deri në tre herë të tjera përpara se të ikte.

Vajza u dërgua në spital me tre plagë me armë zjarri në kokë. Një nga plumbat hyri përmes mollëzës së saj të majtë dhe u fut në qafën e saj pranë arteries karotide, thuhet në dokumentet e gjykatës.

Në spital, Jazlene thuhet se ishte e vetëdijshme dhe identifikoi Elia si personin që e qëlloi. Familja e Jazlene tha se ajo iu nënshtrua një operacioni të rëndë dhe janë planifikuar disa operacione të tjera, por ka shpresa se do të mbijetojë.

“Në moshën 14-vjeçare, kjo foshnjë tani do të duhet të kalojë jetën me një sy dhe të jetojë me plumba në qafë dhe kokë”, tha familja në një faqe GoFundMe.

“Duke marrë parasysh gjendjen/situatën e Jazlene, ajo është në gjendje të mirë shpirtërore dhe është një mrekulli që është gjallë.

Familja e saj vlerëson gjithë dashurinë, lutjet dhe mbështetjen që të gjithë i kanë dhënë.

 

 

Etiketa: adoleshentePoliciSHBA

Lajme të lidhura

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit
Botë

Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit

10:56 - 30/09/26
Para
Kejvina provokon Amosin, i hipën në kurriz: Ça po humb…

Kejvina provokon Amosin, i hipën në kurriz: Ça po humb...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com