GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Duka: Asllani do jetë një yll i nivelit botëror, për Kumbullën jam i bindur se…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Duka: Asllani do jetë një yll i nivelit botëror, për Kumbullën jam i bindur se…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dhënë një intervistë për “L’Interista” ku ka folur për mesfushorin e Interit, Kristjan Asllanin dhe jo vetëm. Ai gjithashtu iu ka thurur elozhe edhe futbollistëve të tjerë të Kombëtares, si mbrojtësin e Atalantës, Berat Gjimshitin dhe mesfushorin e Sasuolos, Nedim Bajrami.

 

President, Asllani bëri një gol të madh, pas një sezoni ku ka luajtur pak. A mendoni se tek Inter mund të rritet dhe të bëhet titullar, apo do të ishte më mirë të largohet në formë huazimi?

“Është një lojtar i afirmuar tashmë, është një talent me shumë personalitet dhe me mundësi të mëdha për tu përmirësuar. Këtë sezon është përmirësuar shumë në aspektin sportiv dhe karakter, duke punuar me lojtarë të mëdhenj si Mikhitarian, Brozoviç, Çalhanoglu dhe Barela, edhe pse nuk ka pasur shumë hapësira. Të jem i sinqertë, nuk i kuptoj kriteret që trajneri Simone Inzagi përdor për futbollistin shqiptar”.

 

Nuk e ka vlerësuar mjaftueshëm?

“Mbase nuk e pëlqen mjaftueshëm, flas sportivisht, por lojtari meriton më shumë. Më duket e çuditshme që një lojtar si Asllani, me ato karakteristika që ka, të mbyll një sezon me kaq pak minuta. Mendoj se Asllani meriton më shumë hapësira se sa ka pasur këtë vit. Sigurisht, për ne, është e rëndësishme që Asllani të luajë sa më shumë të jetë e mundur, më pas largohet apo qëndron ky është një vendim që i takon shoqërisë dhe lojtarit”.

 

 

Nëse Inter do të shes Brozoviç, mendoni se Inter duhet të mbështet më shumë tek ai, a mundet të arrijë në nivelin e kroatit?

“Janë të dy lojtarë që i kanë treguar vlerat e tyre në sezonet e fundit në klubet respektive, ata mund të luajnë lehtësisht edhe në klube të tjera më të mëdha. Nedim Bajrami ka shumë talent, në dy ndeshjet e fundit me Kombëtaren ka shënuar dy gola dhe ka bërë paraqitje të mira. Vlerat e tij janë të padiskutueshme, e shoh shumë mirë edhe në klube të tjera të mëdha. Atij i duhet shumë pak për të bërë një hap më madh përpara.

“Edhe Gjimshiti ka treguar një formë optimale në sezonet e fundit me Atalantan, ndërsa te përfaqësuesja shqiptare është një pikë thelbësore në mbrojtje. Për mendimin tim, të dy janë gati të luajnë në nivele edhe më të larta”.

 

Kumbulla nuk ka pasur fat, për shkak të dëmtimeve. Do të doje t’i thoje diçka?

“Më vjen shumë keq për dëmtimin, i kam uruar një rikuperim të shpejtë. Mungesa e tij ndihet edhe në përfaqësuesen shqiptare. Kumbulla është i ri, kam besim se do të rikthehet më shpejt se sa herën e shkuar. Lojtari është i bindur se mund të konkurrojë për një vend titullari te Roma. Duke njohur ambicien e tij, jam i bindur që ai mund ta realizojë një objektiv të tillë”, u shpreh Duka.

Etiketa: Armand DukafshfKryesore1

Lajme të lidhura

Europa League/ Egnatia barazon pa gola ndaj Lillestrom, gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin
Sport

Europa League/ Egnatia barazon pa gola ndaj Lillestrom, gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin

21:05 - 20/08/26
Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare, surprizon me firmën në Itali
Sport

Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare, surprizon me firmën në Itali

19:24 - 20/08/26
Sektori i Arbitrimit dhe Departamenti i Garave zhvillojnë takim me klubet e “Abissnet Superiore” për ndryshimet në rregullat e lojës
Sport

Sektori i Arbitrimit dhe Departamenti i Garave zhvillojnë takim me klubet e “Abissnet Superiore” për ndryshimet në rregullat e lojës

17:17 - 20/08/26
Para
Berisha: Kam mendime të përafërta me Gazment Bardhin

Berisha: Kam mendime të përafërta me Gazment Bardhin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26

Qytetarët protestojnë për të 82-ën ditë radhazi, kundër qeverisë dhe klasës politike. Shqiptarët shprehen njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e...

Lexo më shumë
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

21:31 - 20/08/26
Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com