Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka falenderuar katër futbollistët e tërhequr nga Kombëtarja “kuqezi”, Bekim Balaj-n, Odishe Roshi-n, Ermir Lenjani-n dhe Klaus Gjasulën për kontributin e tyre.
Ndërsa ka publikuar foto nga ceremonia përshëndetëse që iu dedikua katër futbollistëve përpara ndeshjes të së shtunës Shqipëri-Çeki, që u luajt në “Air Albania”, Duka thekson se të gjithë do i kujtojmë për golat, asistet dhe çdo pikë djerse të derdhur nga këta lojtarë për Kombëtaren.
Postimi
Emocionuese të shohësh një stadium të tërë të përshëndesë katër futbollistë që kanë dhënë shumë për Kombëtaren, duke qenë pjesë e një kapitulli të suksesshëm të futbollit shqiptar.
Bekim Balaj, Odise Roshi, Ermir Lenjani dhe Klaus Gjasula përfaqësuan me krenari fanellën tonë në çdo moment që ju dha mundësia. Të gjithë do i kujtojnë ata për golat e shënuar, asistet dhe çdo pikë djerse të derdhur duke luajtur për Kombëtaren!
Bekim, Odise, Ermir dhe Klaus, 𝐅𝐀𝐋𝐄𝐌𝐈𝐍𝐃𝐄𝐑𝐈𝐓 për gjithçka keni dhënë për Kombëtaren! Ju uroj suksese në vazhdimin e karrierës tuaj në klube dhe kudo në jetë!
Discussion about this post