GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Presidenti i FSHF-së/ Duka me arbitrat e Kategorisë së Parë: Përgjegjësi, profesionalizëm dhe standard i njëjtë në çdo ndeshje

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti i FSHF-së/ Duka me arbitrat e Kategorisë së Parë: Përgjegjësi, profesionalizëm dhe standard i njëjtë në çdo ndeshje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një takim me arbitrat dhe asistentët e Kategorisë së Parë, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe me synimin për të përcjellë mesazhe të rëndësishme mbi përgjegjësinë, standardet dhe profesionalizmin në arbitrim.

Në takim ishin të pranishëm edhe Drejtori i Departamentit të Arbitrimit në FSHF, Bernardino González Vázquez, si dhe kryetari i Bashkimit të Arbitrave Shqiptarë të Futbollit, Tahir Kastrati.

Në fjalën e tij, Presidenti Duka theksoi rolin qendror që arbitri ka në zhvillimin e një ndeshjeje, duke nënvizuar përgjegjësinë që mbart trupa e arbitrimit për të garantuar mbarëvajtjen e lojës dhe respektimin e rregullave.

“Unë nuk marr përsipër të bëj leksione teknike se si arbitrohet, por të paktën një gjë e di dhe duhet ta dinë dhe të bindemi të gjithë, ai që komandon lojën është arbitri në fushë. Përgjegjësinë për çdo gabim që ndodh e ka arbitri në fushë. Të gjithë të tjerët janë aksesorë për ta ndihmuar arbitrin kryesor.

Nuk ka lidhje se në cilën kategori arbitroni, ndeshja është ndeshje, është përballje, është garë, është edukim, si në kategorinë superiore, si në nivelin amator, ti duhet të bësh maksimumin”, – tha kreu i qeverisë së futbollit.

Presidenti Duka u ndal gjithashtu te rëndësia e njohjes dhe zbatimit korrekt të rregullave të reja, si edhe te nevoja që e gjithë trupa e arbitrimit të funksionojë si një skuadër, në bashkëpunim me strukturat drejtuese të arbitrimit.

“Duke qenë në këtë fillim kampionati, doja t’ju rikujtoja rregullat e reja që janë futur. Nuk mund t’i nënvlerësoni ata. Një rregull i parespektuar, është më i keq se sa një rregull i pa vënë. Është shumë e rëndësishme që të respektohen dhe të mësohen nga të gjithë.

Sukseset e Benardinos varen gjithmonë nga dëshira dhe mbështetja. Në radhë të parë e Komitetit të Arbitrimit, në radhë të dytë nga juve arbitrat, e gjithë trupa e arbitrimit në futbollin shqiptar. Në fund të fundit edhe kjo është një skuadër, njësoj si skuadrat e futbollit, nëse nuk funksionon si një skuadër, suksesi është shumë i vështirë për t’u arritur, pothuajse i pamundur”, – u shpreh presidenti Duka.

Në vijim, ai theksoi se standardet dhe përgjegjësia duhet të jenë të njëjta në çdo kategori, ndërsa paralajmëroi se shkeljet disiplinore do të trajtohen në përputhje me rregulloret përkatëse.

“Dënime publike nuk do të ketë për arsye teknike, përveç atyre disiplinore siç e parashikon rregullorja, por ama pezullime afatgjatë apo përgjithmonë padyshim do të ketë, sepse ai që e bën nuk ka pse ta vuajnë të gjithë.

Uroj që të kemi një edicion sa më të mbarë. Një edicion me lojëra të bukura, me spektakël, me sa më pak apo hiç gabime”, – tha ndër të tjera në fjalën e tij presidenti i FSHF.

 

Etiketa: arbitratArmand DukaPresidenti i FSHF-së

Lajme të lidhura

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)
Breaking Views

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26
Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses
Sport

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

15:31 - 21/10/26
“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes
Sport

“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

15:24 - 21/10/26
Para
“Rebelohen” Braçe, Spiropali dhe Xhafaj? Asnjë njoftim prej tyre për angazhim në ‘Praninë Besnike’

"Rebelohen" Braçe, Spiropali dhe Xhafaj? Asnjë njoftim prej tyre për angazhim në ‘Praninë Besnike’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kongresmeni amerikan dënon dhunën e policisë ndaj protestuesve në Shqipëri: E papranueshme!
Aktualitet

Kongresmeni amerikan dënon dhunën e policisë ndaj protestuesve në Shqipëri: E papranueshme!

09:37 - 22/10/26

Kongresmeni amerikan Ritchie Torres ka reaguar ashpër ndaj dhunës së raportuar gjatë protestave në Shqipëri, duke kërkuar që dhuna e...

Lexo më shumë
“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë!” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë!” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

09:22 - 22/10/26
Sot protestë dhe seancë plenare, policia rrethon me barriera rrugët përreth Parlamentit

Sot protestë dhe seancë plenare, policia rrethon me barriera rrugët përreth Parlamentit

09:19 - 22/10/26
“Je fotografuar në protestë dhe do mbash përgjegjësi!” Mësuesit denoncojnë mesazhet kërcënuese

“Je fotografuar në protestë dhe do mbash përgjegjësi!” Mësuesit denoncojnë mesazhet kërcënuese

08:50 - 22/10/26
Aksident i rëndë në Fier-Lushnjë/ Makina kapërcen barrierat dhe bie nga ura në kanal, plagosen çifti i bashkëshortëve

Aksident i rëndë në Fier-Lushnjë/ Makina kapërcen barrierat dhe bie nga ura në kanal, plagosen çifti i bashkëshortëve

08:43 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com