Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka mbështet protestën e thirrur nga opozita më 11 shkurt, duke theksuar se duhet të jetë paqësore.
Në një intervistë për ‘Panorama TV’, Duka theksoi se ka shumë arsye që qytetarët të dalin kundër kësaj qeverie, mes tyre edhe çështja e McGonigal me Edi Ramën. Sipas Dukës, kjo mazhorancë ka kapur të gjitha pushtetet dhe është në delir.
I pyetur në lidhje me çështjen e McGonigal, Duka tha se duhet të vlerësojë dhe vërtetojë gjykata. Nëse kjo është e vërtetë tha Duka, ky është një skandal i madh që dëmton shqiptarët, por edhe cënon marrëdhëniet me SHBA-të.
Pjesë nga intervista:
Agron Duka: Nëse qytetarëve i duket se ka keqqeverisje duhet të marrin pjesë në protestë. Unë jam kundër protestave të dhunshme. Arsye ka shumë, mund të jetë edhe kjo e fundit. Duhet të bindemi, mund të arsyetojmë mbi fakte por nuk mund të gjykojmë.
Pasi çështje të vlerësohet dhe vërtetohet nga gjykata, ky është një skandal i madh politik, i cili meriton jo vetëm protesta por lëvizje në të gjitha format, sepse një skandal i tillë është në dëm të të gjithë shqiptarëve. Çdo cenim i marrëdhënieve SHBA Shqipëri është i dënueshëm. Por pasi të ketë një vërtetësi.
Pjesëmarrja në protestë mund të mos bëhet vetëm për këtë. Nuk ka gjë të keqe nëse merr pjesë në protestë paqësore.
A ka biznese ruse në vendin tonë?
Duka: Nuk di të ketë shumë biznese ruse në Shqipëri. Kam dëgjuar që në disa sfera janë futur rusë. Po na kthehet si në fobi nëse një biznes rus mund të investojë kudo në Evropë. Ne kemi pasur edhe një ndikim nga Rusia. Konotacioni që i japim kësaj fjalë nuk e meriton. Nuk mund të thuhet që po qe rus je personazh negativ.
Problemi që ngre opozita është nëse këto janë bërë në mënyrë abuzive. Në rastet kur ka edhe ndikime negative, kjo përben. Përderisa është shqetësim i SHBA-ve është edhe shqetësimi ynë. Në rastet kur evidentohen raste të tilla abuzive me ndikime politike, këto duhet të luftohen. Dhe opozitë këtë punë ka.
Kjo mazhorancë i ka marrë të gjitha pushtetet, ka fituar një fare deliri dhe mund të ketë toleruar ndonjë rast të tillë.
A duhen në Shqipëri disa filtra?
Duka: Nga skandali i fundit kjo merr përmasa të mëdha. Filtrat ekzistojnë, ligje ka. Nëse është e vërtetë ajo që diskutohet për zyrtarin e FBI, kjo natyrisht nuk ndodh nëse ka ekuilibër shteti. Vëmendja e këtyre njerëzve nuk është në lartësinë e duhur. Unë nuk besoj personalisht që të ketë ndonjë në Shqipëri që me vetëdashje të këtë bërë diçka të tillë, të favorizojë dikë në dëm të orientimit amerikan
Disa analistë thonë se këto protesta mund të dëmtojnë edhe zgjedhjet e 14 majit
Duka: Nuk mendoj se dëmtojnë zgjedhjet. Nëse biem dakord të gjithë të protestojmë kundër mazhorancës. Prania në një shesh, na bashkon dhe nuk na ndan. Nëse ndahen në konceptin që të marrim pjesë ose jo, atëherë ka ndarje.
Ajo që ne duhet të synojmë është të marrim një numër të konsiderueshëm bashkish, 20 e lart. Nëse arrihet kjo mund të përgatitemi për zgjedhjet parlamentare. Nëse nuk arrihet kjo do jetë shumë e vështirë për zgjedhjet parlamentare. Unë mendoj që të bashkohemi rreth një kandidati dhe secili të japë kontribut duke e mbështetur. Rasti i Igli Carës në Durrës ka një mbështetje të gjerë, jo vetëm ata të Foltores. Unë si parti aleate, ne do mbështesim Igli Carën.
Jemi përballë një mazhorancë që nuk po tundet, a mos duhet ngritur zëri, çfarë sugjeroni ju për protesta?
Duka: Protestat kanë pozitivitet, bashkon opozitën kur kanë një temë të caktuar, por nuk mendoj se mund të vish në pushtet përmes protestave. Ajo që ne duhet të synojmë është të marrim një numër të konsiderueshëm bashkish, 20 e lart. Nëse arrihet kjo mund të përgatitemi për zgjedhjet parlamentare. Nëse nuk arrihet kjo do jetë shumë e vështirë për zgjedhjet parlamentare. Unë mendoj që të bashkohemi rreth një kandidati dhe secili të japë kontribut duke e mbështetur. Rasti i Igli Carës në Durrës ka një mbështetje të gjerë, jo vetëm ata të Foltores. Unë si parti aleate, ne do mbështesim Igli Carën.
Mazhoranca ka administratën në gjithë Shqipërinë, ekonomikisht janë shumë më të fuqishëm. Nëse nuk japim kontribut maksimal. Nëse bashkohemi rreth Berishës nuk bëhet, nëse bashkohemi rreth Alibeajt nuk bëhet. Duhet të bashkohemi rreth kandidatit. Ne do mbështesim Igli Carën sepse gëzon mbështetje në komunitet, nuk ka lidhje me non gratat.
Pyetje: Kush mendoni se është PD?
Duka: Kur nuk e gjejnë dot ata do e gjej unë. Pesha elektorale është e Berishës. Nëse do ishte jurist është evidente dhe e dukshme për të përcaktuar se kush është PD-ja. Mua më duket sikur kjo vonohet qëllimisht për të mbajtur këto grupe të ndarë. Unë mendoj se kush do të japë kontribut të bashkohet rreth kandidatit. Vetëm kështu mund të kapim ndonjë bashki të madhe.
Discussion about this post