GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Duka thirrje pensionistëve: Mos u gënjeni me një bonus, mendoni për veten dhe fëmijët

08:09 - 22/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Intervista/ Duka: Jemi gati të qeverisim jo vetëm bashkitë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka bërë një thirrje për pensionistët, në lidhje me zgjedhjet e 11 majit.

Duka thekson se para bonusit pensionistët duhet të mendojnë për veten dhe fëmijët e tyre.

Në mesazhin e tij në rrjetet sociale, Duka thotë se rritja e pensioneve e thënë nga Qeveria është një vlerë qesharake.

Duka tha se pensionistët meritojnë një pension dinjitoz, në raport me punën e një jete!

Reagimi

Një thirrje e hapur për pensionistët e Shqipërisë!

Të dashur bashkëqytetarë, po ju drejtohem publikisht, së pari si një qytetar i këtij vendi, e pastaj si një politikan.

Për shkak të largimit të të rinjve, grupmosha juaj përbën sot rreth 35% të popullsisë së vendit. Për këtë arsye, ju jeni edhe një “objektiv” i rëndësishëm politik për qeverinë. Me afrimin e zgjedhjeve:

Qeveria foli për rritje të pensioneve dhe vendosi një vlerë qesharake.

Erdhi bonusi i vitit të ri dhe ai i pranverës.

U kujtuan për reformën e pensioneve.

U justifikuan se nuk ka para për rritjen e pensioneve, sepse biznesi privat nuk deklaron pagat reale.

Të dashur pensionistë!

Ju nuk meritoni thjesht një shpërblim sa vlera e një gjeli për festat. Ju meritoni një pension dinjitoz, në raport me punën e një jete!

Edhe nëse qeveria ua jep një bonus, mos ia dini për nder kryeministrit, sepse ato janë paratë e taksave që paguajnë familjarët tuaj!

Kur të shkoni te kutia e votimit, kujtoni se:

Shumë prej jush jetojnë vetëm, sepse fëmijët kanë marrë rrugët e botës për një jetë më të mirë.

Shumë prej jush varen nga paratë që fëmijët dërgojnë nga jashtë për të paguar dritat dhe ilaçet.

Shumë prej jush janë të përmalluar për nipërit dhe mbesat që në shumë raste nuk dinë as shqip.

Dhe çdo muaj, duhet të prisni në radhë denigruese për një abone falas, sepse qeveria do që ju ta ndjeni si një lëmoshë, jo si një të drejtë!

Ndërkohë, “ata lart” që ju i votuat për të qeverisur:

Jetojnë në luks dhe kombinojnë ngjyrën e këpucëve me makinat.

Shpërblejnë njëri-tjetrin me rezorte, hotele dhe vila përrallore.

Dalin në ekrane për të treguar “përparimin” e Shqipërisë.

Ne duhet ta ndalojmë këtë shfrenim abuzimi!

Vota juaj vlen për ju, por edhe për fëmijët tuaj që sot punojnë në ferma e kantiere ndërtimi nëpër botë.

Mendohuni mirë para se të votoni!

Etiketa: dukaKryesore1Pensioniste

Lajme të lidhura

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim
Aktualitet

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim

15:29 - 15/03/26
“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri
Aktualitet

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri

15:20 - 15/03/26
PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…
Breaking Views

PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…

15:00 - 15/03/26
Para
A duhet SPAK në zgjedhje?

A duhet SPAK në zgjedhje?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim
Aktualitet

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim

15:29 - 15/03/26

Një sherr mes të rinjve në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari. Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rreth...

Lexo më shumë
“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri

15:20 - 15/03/26
PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…

PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…

15:00 - 15/03/26
Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor

Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor

14:42 - 15/03/26
Zgjedhjet në PD/ Kandidati Arsen Vasili nuk lejohet të kandidojë për kryetar dege: Më skualifikuan pa asnjë arsye

Zgjedhjet në PD/ Kandidati Arsen Vasili nuk lejohet të kandidojë për kryetar dege: Më skualifikuan pa asnjë arsye

14:18 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com