GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Duka uron për Vitin e Ri: Mbyllim një vit me rekorde dhe mirëpresim evente madhështore në 2025-n!

10:56 - 31/12/24
në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Duka uron për Vitin e Ri: Mbyllim një vit me rekorde dhe mirëpresim evente madhështore në 2025-n!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në prag të festës së ndërrimit të viteve ka bërë një mesazh urimi për komunitetin shqiptar të futbollit, ku ka folur për arritjet e mëdha përgjatë vitit 2024 dhe objektivat e reja për vitin që vjen.

Në mesazhin e tij, Presidenti Duka ndër të tjera përmend pjesëmarrjen dinjitoze të Kombëtares shqiptare në finalet e EURO 2024, krijimin e “Elite Youth Development Academy”, mbajtjen në Tiranë të katër takimeve të rëndësishme europiane të UEFA-s, organizimi i dhjetëra turneve ndërkombëtare në Shqipëri, investimet në infrastrukturë dhe në sektorin e edukimit sportiv.

Gjithashtu, ai ka folur edhe për eventet e rëndësishme që ka rezervuar 2025-a, duke nisur nga mbrëmja GALA e FSHF, organizimi i kampionatit europian për U-17 në 4 qytete të Shqipërisë, mbajtja e mbledhjes së rradhës së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë dhe ndeshjet kualifikueset për kampionatin botëror dhe Nations League për Kombëtaren e djemve dhe vajzave.

Më poshtë mesazhi i plotë i Presidentit Duka në prag të festës së vitit të ri 2025:

Të dashur miq,

Po mbyllim edhe një vit tjetër të mbushur me rekorde e emocione, me gara, debate e diskutime, me projekte të përfunduara e disa të tjera të sapo nisura.

Përjetuam emocione të jashtëzakonshme në Europianin e Gjermanisë këtë vit, me djemtë e Kombëtares në fushë, tifozët në stadiume, rrugë e sheshe, me Flamurin tonë që u valëvit me krenari e më shumë se kurrë nga çdo shqiptar në Gjermani dhe në çdo cep të globit.

E bukur  edhe renditja në vendin e parë në grup e vajzave të kombëtares dhe ngjitja një kategori më lart në Nations League.

Në kohën kur gjithë sektorët e shoqërisë janë prekur nga “eksodi” i madh i largimeve, me politikat  tona stimuluese kemi arritur të ruajmë strukturën e ta fuqizojmë atë. 2820 të rinj e të reja më shumë janë federuar në 2024 , duke e çuar në 23,171 numrin e futbollistëve.

Për herë të parë po organizojmë projektin “Elite Youth Development Academy” me 37 të rinj, që me siguri do t’i shihni pas pak vitesh të kontribuojnë në ekipin tonë kombëtar.

Me krenari më duhet të them se po e mbyllim këtë vit me një përfaqësim dinjitoz në arenën Ndërkombëtare. Për herë të parë u organizuan në Tirane katër takime të rëndësishme europiane të UEFA-s: ai i strategjisë së 55 federatave anëtare, Paneli i UEFA Grassroots, Mbledhja e Qëndrueshmërisë Mjedisore dhe Përgjegjësinë Sociale si dhe Komiteti i Medias.

Janë organizuar 14 turne ndërkombëtarë për djem e vajza, duke sjellë në Shqipëri 30 ekipe të vendeve të tjera europiane, të cilët u mirëpritën, akomoduan e zhvilluan ndeshje konkurruese në vendin tonë.

E kemi të qartë se nuk mund të zhvillojmë futbollin që nga niveli bazë tek ai profesionist nëse nuk kemi kapacitetet e duhura akademike. Këtë vit, afruam 20 lektorë të huaj, mes të cilëve yjet e idhujt tanë dikurshëm,  për të trajnuar e diplomuar katërqind e nëntëdhjetë e gjashtë trajnerë e specialistë futbolli.

Janë ndërtuar 17 fusha futbolli, rikonstruktuar 2 stadiume, dhe përmirësuar 5 komplekse sportive me një vlere investimi prej 10 milion euro, të gjitha me projekte financimi të siguruara nga UEFA e FIFA.

Për të gjitha këto që kemi realizuar bashkë unë dua të falënderoj nga zemra në këtë ditë të fundit të vitit të gjithë ju të dashur miq: drejtues klubesh e akademish, trajnerë, futbollistë e futbolliste, zyrtarë, por edhe Komitetin Ekzekutiv dhe administratën e FSHF.

2025 do të na gjejë me disa aktivitete madhore ndërkombëtare: futbollistike e administrative, përveç punës sonë të jashtëzakonshme me futbollistët tanë.

Në shtator të këtij viti, për herë të parë do të mirëpresim në Shqipëri organizimin e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA. Jam i bindur se do dimë të tregojmë më të mirën e vlerave që përfaqësojmë: sportive, kulturore e turistike.

Këtij aktiviteti i paraprin një tjetër ngjarje madhore që ndodh për herë të parë në Shqipëri: Organizimi i Kampionatit Europian U-17, në 4 stadiumet tona; ku 8 ekipe europiane të kualifikuara, mes të cilave dhe kombëtarja jonë si vend organizator, do të përballen mes tyre për të shpallur KAMPIONIN.

Këto ngjarje, nuk do të shfokusojnë punën tonë të përditshme që fillon që nga janari me kurorëzimin e më të mirëve të futbollit tonë në ceremoninë Topi i Artë, për të cilën kemi kohë që përgatitemi e jam i sigurt që edhe ju do të surprizoheni.

Do të ndjekim me emocion Kombëtaret tona të vajzave dhe djemve: Vajzat, në konkurrimin e tyre për Nations League përballë Kroacisë, Ukrainës e Çekisë; e djemtë tanë në kualifikueset e Botërorit përballë Anglisë, Serbisë, Letonisë e Andorrës.

E pra, nuk ka buqetë më të bukur urimesh sesa gjithë këto arritje e gjithë këto sfida që do t’i shikojmë e shijojmë së bashku në vitin 2025.

Uroj që përveç këtyre arritjeve e programeve, viti i ri të sjellë për ju vajza e djem që e doni futbollin ligjin e shumë kërkuar e të domosdoshëm të sponsorizimeve në sport.

Të dashur shqiptarë,

Ju uroj nga zemra sa më shumë shëndet, begati e lumturi në familjet tuaja,

Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit,

Gëzuar 2025!

Ardhtë i bardhë e i begatë!

Etiketa: dukaUrimVITI I RI

Lajme të lidhura

Dy suprizat në Superiore: Vllaznia zhgënjen, Egnatia pëson humbje ndaj Flamurtarit
Breaking Views

Dy suprizat në Superiore: Vllaznia zhgënjen, Egnatia pëson humbje ndaj Flamurtarit

20:18 - 04/12/25
Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, policia: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar
Sport

Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, policia: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar

10:12 - 04/12/25
Një finale e parakohshme , Lazio kërkon “revansh” kundër Milanit për Kupën e Italisë
Sport

Një finale e parakohshme , Lazio kërkon “revansh” kundër Milanit për Kupën e Italisë

09:05 - 04/12/25
Para
Masakroi me thikë dhe çekiç fqinjin e moshuar, arrestohet 39-vjeçari në Durrës

Masakroi me thikë dhe çekiç fqinjin e moshuar, arrestohet 39-vjeçari në Durrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – më 5 dhjetor...

Lexo më shumë
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com