GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Duka: Vajzat nga Kosova, një ndihmë e madhe për Kombëtaren kuqezi të femrave

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Duka: Vajzat nga Kosova, një ndihmë e madhe për Kombëtaren kuqezi të femrave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas artikullit “Historiku i vajzave kosovare me ëndërra e pasione, të cilat i realizuan me shumë mund e sakrificë, tregojnë për personin e parë që i përkrahu pas shumë refuzimeve”, mësuam se sa e rëndësishme ka qenë pjesëmarrja e tyre në kombëtaren e Shqipërisë. Prandaj “Presheva Jonë” e pa si të patjetërsueshme nevojën që të bisedojmë me presidentin e Federatës së Futbollit të Shqipërisë, z. Armand Duka, njëherit edhe anëtari i parë shqiptar në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, për të degjuar rrefimin e tij për futbollin e femrave në Shqipëri.

“Fillimi ka qënë i vështirë dhe plot të panjohura. Po shkelnim në një terren të panjohur për ne dhe pa eksperiencë. Ishte një e panjohur, por ishte një hap i domosdoshëm. Nuk kishim zgjidhje sepse ishim shumë të vonuar, duke kujtuar se sezoni parë në Shqipëri i futbollit të femrave ka qënë në 2008-2009. Por gradualisht kemi njohur rritje dhe jemi përmirësuar shumë. 13 vite nuk janë shumë, por janë të mjaftueshme për të hedhur themele të forta për të ndryshuar realitetin dhe zgjeruar njohjen e pranimit të futbollit të femrave në shoqërinë tonë. Nuk është diçka e lehtë, por mund ta them se po hedhim hapa cilësorë përpara”,- është shprehur presidenti Duka fillimisht, duke folur për hapat e parë të angazhimit të femrave shqiptare në futboll.

“Padiskutim që i kujtoj dhe gjej rastin nëpërmjet kësaj interviste që t’i falenderoj shumë vajzat nga Kosova për kontributin që kanë dhënë në Kombëtaren shqiptare. Ato vajza kanë qënë një ndihmë e madhe për ne, edhe për faktin se në Kosovë kishte rreth 7 vite që kishte filluar futbolli i femrave me skuadrën e Kosovës së Prishtinës, të krijuar nga miku im Agim Ademi. Ndërkohë që bindja e tyre për të luajtur për Shqipërinë ka qënë gjëja më e thjeshtë, duke parë dëshirën e madhe që kishin për të veshur fanellën kuqezi. Vinin me shumë dëshirë dhe na kanë bërë krenare me paraqitjet e tyre”,- ka thënë z. Duka, duke folur për rolin e vajzave nga Kosova, në fillet e futbollit të femrave në Shqipëri.

“Jemi në rritje të vazhdueshme dhe kjo na gëzon shumë. Është konfirmim i punës së mirë që kemi nisur. Futbolli i femrave është në qendër të strategjisë tonë “Futbolli për Kombin” 2022-2025. Për këtë kemi implementuar disa projekte që ta masivizojmë këtë sport të ri në Shqipëri dhe për të thyer tabutë që në vegjëli dhe te prindërit. Në të njëjtën kohë kemi nisur projektin e ndërtimit të 100 skuadrave vajzash në 100 shkolla 9-vjeçare në të gjithë Shqipërinë, që ka rritur numrin e vajzave që e dashurojnë tashmë futbollin. Vllaznia, ekipi ynë kampion tashmë e ka bërë traditë kualifikimin në 32 më të mirat e UEFA Women’s Champions League dhe le të urojmë që të kapin fazën e grupeve këtë sezon. Në kampionatin vendas ne paguajmë të gjithë skuadrat pjesëmarrëse, stafet e tyre por edhe i sigurojmë uniforma falas, si dhe topat e lojës e stërvitjes. Është një investim i madh nga FSHF, me qëllim rritjen e nivelit dhe kthimin e Shqipërisë në një vend shumë konkurues në arenën ndërkombëtare përsa i përket futbollit të vajzave”,- ka përfunduar me këto fjalë biseda jonë për “Presheva Jonë”, me presidentin e FSHF-së, z. Armand Duka.

Etiketa: dukafshf

Lajme të lidhura

Shqipëria gati për Finlandën, ja formacioni i mundshëm
Breaking Views

Shqipëria gati për Finlandën, ja formacioni i mundshëm

20:15 - 11/11/26
Armand Duka përgëzon kuqezinjtë U-19 për fitoren 4-0 ndaj Qipros: Bravo edhe U-17 për barazimin me Suedinë
Breaking Views

Armand Duka përgëzon kuqezinjtë U-19 për fitoren 4-0 ndaj Qipros: Bravo edhe U-17 për barazimin me Suedinë

17:26 - 11/11/26
UEFA Nations League / Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin ‘Air Albania’, gati për sfidën ndaj Finlandës
Sport

UEFA Nations League / Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin ‘Air Albania’, gati për sfidën ndaj Finlandës

13:55 - 11/11/26
Para
Spiunë rusë në Gramsh? Rama: Qesharake! Duhet mësuar qëllimi i vërtetë

Spiunë rusë në Gramsh? Rama: Qesharake! Duhet mësuar qëllimi i vërtetë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26

Detaje te reja mbi hetimet që lidhen me deputeten e Partisë Socialiste, Sara Mila. Sipas burimeve, agjentët kanë pasur në...

Lexo më shumë
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com