GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Duka: Mbyllëm një cikël me Sylvinhon, me Maran synojmë kualifikimin në “Euro2028” dhe për herë të parë në Botëror

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Duka: Mbyllëm një cikël me Sylvinhon, me Maran synojmë kualifikimin në “Euro2028” dhe për herë të parë në Botëror
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka  prezantuar trajnerin e ri të Kombëtares Kuqezi, Rolando Maran. Në fjalën e tij, kreu i FSHF-së ka folur për mbylljen e bashkëpunimit me Sylvinhon dhe nisjen e një cikli të ri për përfaqësuesen shqiptare, duke vlerësuar gjithashtu punën e bërë deri tani dhe objektivat që e presin skuadrën në të ardhmen.

‘Trajneri Rolando Maran do të jetë trajneri i ri i Shqipërisë. Me këtë vendim mbyllet epoka e tashmë ish-trajnerit Sylvinho, të cilin duhet ta falënderojmë, së bashku me stafin e tij, për rezultatet e arritura.

Kemi kaluar bashkë një periudhë të rëndësishme, të mbushur me shumë emocione: kemi qeshur, kemi qarë dhe kemi festuar së bashku suksese të rëndësishme.

Në futboll është normale që një cikël të mbyllet dhe një tjetër të nisë. Me mirëkuptim dhe respekt të plotë, kemi rënë dakord të hapim një cikël të ri, me një trajner jo të ri në moshë, por me shumë përvojë, siç është Rolando Maran.

Ekipi ynë e ka ngritur stekën lart, dhe objektivat mbetet vendi i parë në Nation League dhe kualifikimi në euro 2028, pastaj për të synuar objektivin e paarritur më parë, Botërorin 2030.’

Kur u vendos ndarja me Sylvinhon?

‘Siç e kam thënë edhe më parë në kontaktin publik, diskutimin e kemi nisur pas kthimit nga Ukraina. Sylvinho mori kohën e tij dhe arritëm në këtë konkluzion: se është më mirë të mbyllim këtë cikël dhe të ndahemi në mënyrën më të mirë të mundshme, me respekt për punën dhe rezultatet e arritura’.

Besimi te shkolla italiane e trajnimit

‘Nuk është vetëm çështje besimi, sepse shkolla italiane e futbollit është në nivele maksimale. Fakti që kemi vendosur për trajnerin z. Maran lidhet edhe me faktin se kemi disa futbollistë që luajnë sot në Itali, si dhe të tjerë me perspektivë për të ardhmen. Nga pikëpamja sportive dhe kulturore, ky profil është më afër nesh. Kjo është një nga arsyet pse është zgjedhur ky profil dhe ky vend’.

Maran, trajner me përvojë

‘Sa i përket nivelit, njerëzit nuk krahasohen, por për nga eksperienca, ndoshta vetëm Edi Reja mund të përmendet në të njëjtin nivel, dhe pas tij vjen Maran. Megjithatë, suksesi në futboll nuk varet vetëm nga eksperienca, por edhe nga ekipi, ambienti dhe përkushtimi.

Jam i sigurt, duke parë dëshirën dhe qasjen e trajnerit kur ka pranuar këtë përgjegjësi, se do të ketë përkushtim maksimal. Kemi një ambient fantastik administrativ, mediatik dhe nga tifozët’.

Kontrata? 

Kjo është një zgjedhje e menduar dhe e konsultuar. Kemi biseduar me disa alternativa, nuk është etike t’i them. Edhe Maran e di. Kontrata u firmos vetëm 30 minuta më parë se prezantimi. Maran firmosi pa e lexuar, shpresoj mos ketë probleme (qesh). Kontrata është deri në vitin 2028, duam vendin e parë në Ligën e Kombeve dhe për t’u kualifikuar për në Euro 2028.

Aspekti ekonomik?

Edhe nëse do të kishim më shumë lekë do kishim bërë të njëjtën zgjedhje”, tha Duka.

Vlerësimi për Sylvinhon

“Nuk kam ndryshuar asgjë nga ato që kam thënë për të dhe për stafin, për përkushtimin dhe seriozitetin e tyre. Askush nuk është perfekt, dhe as Sylvinho nuk është perfekt. Vlerësimi për të është shumë pozitiv, afër maksimales, për rezultatet e arritura gjatë drejtimit të Kombëtares. Shqipëria u rendit një herë e para dhe një herë e dyta në grup, edhe pse në play-off nuk arriti të kualifikohej në Botëror.’

 

Etiketa: boterordukaKryesore1

Lajme të lidhura

Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League
Sport

Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

21:01 - 22/10/26
Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën
Sport

Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën

15:29 - 22/10/26
U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës në Prokurorinë e Posaçme
Aktualitet

U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës në Prokurorinë e Posaçme

15:01 - 22/10/26
Para
Karçanaj 30 minuta në SPAK, avokatja e saj shtyn mikrofonat e gazetarëve: Do flasë kur të dojë

Karçanaj 30 minuta në SPAK, avokatja e saj shtyn mikrofonat e gazetarëve: Do flasë kur të dojë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj
Breaking Views

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka shpërndarë një video nga lirimi i studentëve dhe të miturve të arrestuar gjatë...

Lexo më shumë
Studenti: Nuk ka dialog me Ramën, ja skenari i protestës kombëtare

Studenti: Nuk ka dialog me Ramën, ja skenari i protestës kombëtare

21:58 - 22/10/26
“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën

“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën

21:36 - 22/10/26
Policia shpërndan protestuesit te Kryeministria me ujë, FNSH tenton të shoqërojë të riun

Policia shpërndan protestuesit te Kryeministria me ujë, FNSH tenton të shoqërojë të riun

21:15 - 22/10/26
Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

21:01 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com