GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

‘Duke punuar për shtetin, duke mbushur xhepat’, Rama flet për skandalin e Ahmetajt

18:52 - 14/07/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Duke punuar për shtetin, duke mbushur xhepat’, Rama flet për skandalin e Ahmetajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama në një komunikim për mediat, tha se ai nuk do të lejojë askënd që thyen besimin e qytetarëve që mbush xhepat duke punuar për shtetin, deklaratë kjo pasi Kuvendi votoi pro arrestimit të Arben Ahmetajt.

“Ne po zhvillojmë betejë historike në të mirë të të gjithëve për këtë vend të bekuar, nuk pajtohem me asnjë që e thyen këtë mirëbesim dhe mandatin për të mbushur xhepin duke punuar për shtetin.

Unë jam nga ata që mbaj mbi shpinë askënd me PS. Jam gati t’i kthej shqiptarëve nderin që më kanë bërë duke më dhënë mandatin”, tha Rama.

Sipas Ramës, drejtësia nuk është më e kapur dhe se vepron mbi çdokënd që shkel ligje.

Rama u shpreh se tashmë çështja në dorë të drejtësisë për të dalë në përfundim nëse Ahmetaj është i pafajshëm apo jo.

“Na u vu para dosja e një punë voluminoze hetimore. Gjykata do ta thotë. Ajo dosje krijon dyshime se dyshime të mjaftueshme që mos ta ndalojmë SPAK për kontroll. Është në dorë të drejtësisë, nëse është një rast fajësie apo pafajësie”, u shpreh Rama.

Ai tha se të pushtetshmit po humbasin pushtet, për shkak të shkeljeve që ata kryejnë.

“Kjo nuk është as dita për të thënë dobësitë dhe të metat e punës e organeve të reja të drejtësisë. As për të shprehur shqetësimet. Kjo është dita për të kujtuar edhe njëherë se ajo që po ndodh me luftën kundër zyrtarëve të lartë dhe fakti që të pushtetshmit po humbasin pushtetin mbi drejtësinë, e ka zanafillën te kjo shumicë që qeveris vendin.

Te vullneti i Partisë Socialiste. Te këmbëngulja, te vendimmarrja më e guximshme në këto tre dekada në kërkim të një drejtësie për Shqipërinë.  Të ndërgjegjshëm për gjatësinë e kësaj rruge, për telashet me karakteret e dobëta dhe kohën që fluturon pa u mjaftuar teksa bregu në anën tjetër është ende larg. Kokën lart dhe vetëm përpara”, u shpreh ai.

Etiketa: AhmetajKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë
Breaking Views

Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

22:05 - 23/04/26
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla
Breaking Views

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

21:16 - 23/04/26
Korreshi: Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz
Breaking Views

Korreshi: Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz

20:30 - 23/04/26
Para
Rama paralajmëron bashkëpunëtorët: Do ju lëshoj nëse…

Rama paralajmëron bashkëpunëtorët: Do ju lëshoj nëse...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan
Aktualitet

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan

22:40 - 23/04/26

Për afro 2 orë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe, u pyet në gjykatë nga avokatët e të...

Lexo më shumë
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

22:17 - 23/04/26
Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

22:05 - 23/04/26
Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

21:25 - 23/04/26
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

21:16 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com