GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Dukesha Kate Middleton vetëizolohet në shtëpi pasi kontaktoi dikë me COVID19

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Dukesha Kate Middleton vetëizolohet në shtëpi pasi kontaktoi dikë me COVID19
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, vetëizolohet në shtëpi. Sipas një burimi të CBS News , bëhet e ditur se Kate, Dukesha e Cambridge është vetëizoluar pasi ka qenë në kontakt me një person, i cili më pas ka rezultuar pozitiv ndaj CoronaVirus-it. Burimi shton se Dukesha gëzon shëndet të plotë dhe deri tani nuk po përjeton asnjë simptomë të Covid.

“Dukesha nuk ka asnjë simptomë, por po ndjek të gjitha udhëzimet përkatëse të qeverisë dhe është vetë izoluar në shtëpi”, tha një zëdhënës i Pallatit Kensington.

Javën e shkuar, Kate ka marrë pjesë në kampionation europian te futbollit, gjithashtu dhe në turneun e tenisit Wimbledon, ku të dyja testet paraprake të Covid i kanë rezultuar negative. Familja mbretërore testohet ndaj Covid dy herë në javë, pjesë kjo e një regjimi të vendosur nga vetë ata.

Por, pas shfaqjes së saj në publik ditën e premte në Wimbledon, Dukesha i është nënshtruar vetëizolimit. Sipas BBC News, ajo është ulur pranë Dukës së Kent në pozicionet e përcaktuara për familjen mbretërore  dhe ka ndjekur me rigorozitet rregullat mbi mbajtjen e maskës ne Wimbledon. Pas ndeshjes, Kate ka takuar stafin e Wimbledon në muzeun e stadiumit.

Këtë javë, ajo do të ishte pjesë e një eventi të mbajtur me rastin e 73-vjetorit të shërbimit mjekësor britanik së bashku me Princin William, të cilit nuk i është kërkuar të vetë-izolohet. Dukesha e Cambridge i ka marrë të dyja dozat e vaksinës së Covid-19. Princi William, i cili dhe ai i ka marrë të dyja dozat e vaksinës, e ka kaluar Covid në Prill të 2020.

Edhe pjesëtarë të tjerë të familjes mbretërore i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës, përfshi këtu edhe 95-vjeçaren, mbretëreshën Elizabeth. Mbretëresha është shprehur se procedura e vaksinimit ishte e shpejtë dhe pa dhimbje, ndërkohë që inkurajon publikun të ndjekin rregullat dhe të mendojnë edhe për të tjerët.

Etiketa: Kate Middleton

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

07:30 - 01/11/26
Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Para
Festë dhe foto në Miami, Pogba e Dybala zbativen me Ronaldinhon

Festë dhe foto në Miami, Pogba e Dybala zbativen me Ronaldinhon

TË FUNDIT

Publikohen formacionet zyrtare të Bjellorusi-Shqipëri, Maran zgjedh zëvendësuesin e Muçit
Sport

Publikohen formacionet zyrtare të Bjellorusi-Shqipëri, Maran zgjedh zëvendësuesin e Muçit

16:57 - 15/11/26

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot përballë Bjellorusisë ndeshjen e saj të fundit në Grupin C1 të Ligës së Kombeve....

Lexo më shumë
Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

16:38 - 15/11/26
Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

16:15 - 15/11/26
Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

15:50 - 15/11/26
Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com