GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dule: Ja pse mbahet në burg Beleri

21:44 - 06/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjyqi për Belerin, Dule: Qëllimi, të rrëmbejnë bashkinë e Himarës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” se Fredi Beleri është ndjekur nga policia, edhe kur ka qenë në takime me mua.

“Patën përgjime ambientale dhe telefonike për 4 ditë dhe nuk gjetën dot asnjë provë dhe asnjë fakt dhe për këtë jam mëse i sigurtë”, tha Dule.

Kreu i PBDNJ tha se Beleri i ka thënë personit të infiltruar të policisë që ne nuk blemë vota, nuk merremi me punë të tilla.

“E mbani mend Kryeministrin kur në takime paraelektorale mblidhte njerëzit në formë rrethore apo gjysëmrrethore dhe shpërndante tituj pronësie? Për çfarë e bënte këtë? Për vota. Atëherë a përbën kjo korrupsion elektoral? Nëse nisemi me logjikën që përdoret në rastin e Belerit, atëherë i pari që duhet të arrestohet është Edi Rama”, tha Dule.

Ai tha se nga analiza laboratorike e kartmonedhave që i infiltruari i ka dorëzuar policisë, nuk janë gjetur shenjat e gishtave as të Belerit, as të Kokoveshit, bashkëpunëtorët të tij.

“Drejtësia  t’I shkojë deri në fund çështjes Beleri, por nuk mund të mbahet në burg një kryebashkiak i zgjedhur, kur s’ka prova, s’ka fakte.

Beleri po kërkon të shkojë në krye të bashkisë, nuk po kërkon të arratiset. Hetimi për Belerin është mbyllur, atëherë ka mundësi ai të prishë provat? Jo nuk ka asnjë mundësi”, tha Dule.

Sipas tij, Beleri po mbahet në burg nga drejtësia politike, pasi nuk ka asnjë provë apo fakt që t’a mbajë në burg, për veprën që akuzohet.

Ai u shpreh se është shkelje flagrante që Belerit nuk i lejohet betimi, ndërsa theksoi se ‘që nga momenti që nuk ka një ligj që e ndalon, është një e drejtë e plotë’.

“I afrohemi 4 muaj që nga rrëmbimi dhe jo ndalim. Është rrëmbim politik i një personi. Me distancën dhe qetësinë e kohës ju them se Beleri është pengu politik i kryeministrit Ramës. U rrëmbye dhe mbahet me inskenimin, dirigjimin dhe monitorimin e Ramës, me qëllim ta privojë nga drejtimi i bashkisë së Himarës. Rama është në krye të një vendi dhe nuk ka përgjegjshmërinë minimale që të jetë i informuar, por improvizon. Beleri, kryetari i zgjedhur nuk është se nuk ka dëshirë të kryejë betimin, por pengohet e drejta themelore e votës. Në çdo shtet të së drejtës edhe i burgosuri që ka marrë dënimin përfundimtar, kur ka zgjedhje, ose ngrihet qendra e votimit në burg, ose shoqërohet me forcat policore.

Është shkelje flagrante që Belerit nuk i lejohet betimi. Që nga momenti që nuk ka një ligj që e ndalon, është një e drejtë e plotë. Beleri duhet që të marrë betimin.

Ceremonia e betimit organizohet nga shteti dhe jo nga Beleri. Mund të zhvillohet edhe në Prefekturë. Beleri është në të drejtën absolute për të marrë betimin. Në mënyrë të përsëritur, opozita i ka kërkuar mazhorancës, që t’i jepte mundësia kryetarit të zgjedhur të bashkisë që të bëjë betimin,. Në mënyrë fanatike, këshilltarët e PS-së refuzojnë që të bëjnë një gjë krejt normale si përfaqësues të komunitetit të tyre. Nuk e bëjnë por e refuzojnë në mënyrë fanatike.”, tha kreu i PBDNJ-së.

Etiketa: beleriDulehimaraRama

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
Sarrazin: Dodik sillet në mënyrë jokonstruktive

Sarrazin: Dodik sillet në mënyrë jokonstruktive

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com