GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dule: Opozita nuk fiton pa Berishën, ja hapat që duhen ndjekur për…

22:09 - 07/02/24
në Aktualitet, Politikë, Uncategorized
Kohë leximi: 4 min
A A
“Gjuhë urrejtjeje ndaj Belerit”, Dule akuza Ramës: Po rrëmben pronat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Fitore pa Sali Berishën nuk ka për opozitën”, u shpreh në studion e A2Cnn, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, sipas të cilit opozita nuk mund të pretendojë pushtetin pa liderin historik të së djathtës.

“Pa Sali Berishën opozita nuk mund të jetë kaq e fortë sa të pretendojë pushtetin. Të gjithë kemi rolin tonë dhe duhet të jemi të sinqertë me veten. Nuk mund të pretendoj unë Sali Berishën dhe askush tjetër. Që në zgjedhjet e pushtetit vendor që ishte pa emër e pa vulë ai arriti atë rezultat zgjedhor, është një faktor që nuk mund të anashkalohet. Pra fitore pa Sali Berishën nuk ka për opozitën. Nëse opozita arrin të mobilizojë qytetarët, t’u paraqesë programin që kërkojnë t’i çojë në fitore, Berisha është shprehur se është i hapur për primare brenda opozitës për kryeministrin e ardhshëm”.

Duke dhënë alternativat sesi mund të vijë opozita në pushtet, Dule tha se unifikimi i opozitarëve të vërtetë, kthjellimi i roleve dhe programi qeverisës, janë sfidat kryesore të opozitës për t’u fuqizuar përballë Ramës në zgjedhjet e ardhshme.

“Dy janë sfidat e opozitës; unifikimi dhe kthjellimi i roleve kush është kush? Jo midis nesh por me qytetarët, duhet t’u bëhet e qartë se kush qëndron në cilin pozicion dhe nuk kemi luks për pozicion me nuanca të stërholluara ideologjike, por kemi nevojë për qëndrime të një karakteri më të gjerë opozitar antiopozitar. Krahas përpjekjeve për unifikimin e faktorëve të vërtetë opozitarë, na duhet edhe një program qeverisës. Nuk është se nuk e kemi, por koha kalon situatat ndryshon dhe zhvillimet janë të tilla në Europë e botë që kërkojnë përditësim. Duhen grupe pune për ekspertizë. Shqipëria ka humbur kohë dhe duhet ta rikuperojë. Kjo rikuperohet me një qeverisje të ardhshme me mandat të fuqishëm e program të qartë dhe burime njerëzore për ta mbështetur. Integrimi europian është një sfidë, një proces dekadash që do transformojë gjithçka”.

Kreu i PDNJ konfirmoi në studion e A2 CNN se do të marrë pjesë në protestën e 20 shkurtit të thirru nga Sali Berisha dhe sqaroi pse kishte munguar gjatë kësaj kohe.

“Sigurisht që do të marr pjesë në protestë. Është e garantuar, që jo vetëm do të jemi në protestë, por aktivë dhe të vendosur. Është detyrim për gjithkënd që ka ndërgjegje opozitari, vendi i tij është në protestë në këto momente. Aksioni opozitar është i pashkëputur. Nuk është prania fizike ajo që dëshmon je apo nuk je me frymën. Angazhimi me çështjen Beleri ka qenë maksimal e i shumanshëm që shumë pak hapësira kohore më ka lejuar për t’u marrë me angazhime të tjera”.

Dule thekson se është momenti që opozita të bëhet më e fuqishme, ndërsa evidenton gabimet për vendimet e të shkuarës të saj.

“Është momenti që opozita të bëhet më e fuqishme vetëm se opozita ka pasur vendime të gabuara në të shkuarën të cilat historia do ta tregojë nëse ishin vendime të një lehtësie gjykimi të situatave politike apo ishin me tendencë si largimi nga parlamenti, ishte një lëvizje e dështuar mospjesëmarrja në zgjedhjet e 2019 ishte një lëvizje tejet e gabuar strategjike që të dyja. Kam qenë edhe unë në takimet vendimmarrëse të opozitës, por informacioni vinte nga partia më e madhe që ishte PD. Kam pikëpyetje nëse informacioni që na vihej në dispozicion ishte i mirëqenë apo i sajuar, se informacionet nuk i përkonin realitetit në lidhje me komunikimet me komunitetin ndërkombëtar”.

Duke folur për reformën zgjedhore ai akuzoi kryeministrin Rama se kërkon të përsërisë lojën e 2020-ës, në bashkëpunim me segmente të opozitës, ndërsa gjuhën e Gjiknurit e quan tallëse.

“Rama e ka thyer në mënyrë të njëanshme konsensusin për kodin zgjedhor. Në kushtet që nuk ka numrat për të bërë lojë të ngjashme, ka opozitë që e kundërshton fuqishëm kërkon që në bashkëpunim me segmente të opozitës të përsërisë të njëjtën lojë si në 2020. kjo përbën minë me sahat në procesin e ardhshëm zgjedhor. Gjuha e Gjiknurit është e denjë për fëmijët e kopshtit. Ka detyrim kushtetues për listat e hapura dhe votat e emigrantëve. Nuk duhet të përdoret një gjuhë tallëse ndaj qytetarit. Mazhoranca e pengon përfaqësimin e opozitës në komisionin ad hoc. Zëvendësimi i opozitës është puç konstitucional”.

Mëkate i sheh edhe opozitës për reformën zgjedhore, që sipas Dules nuk ka patur angazhim serioz.

“Gjatë këtyre 32 viteve nuk ka vend tjetër në botë që të ketë bërë kaq shumë reforma zgjedhore, pa arritur asnjëherë një rezultat të arrirë. Nuk ka pasur angazhim serioz nga ana e mazhorancës, ka patur mëkate edhe nga ana e opozitës, e cila kohët e fundit ka filluar të gjallërohet. Nëse do ishte për Ramën nuk do kishte shans për rrugëdalje”.

Etiketa: berishaDuleOpozita

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
9 arsyet që të çojnë drejt tradhtisë

Në cilat raste një sjellje kthehet në tradhti?!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com