Deputetja e PD-së, Grida Duma në fjalën e saj gjatë Kuvendit Kombëtar të PD-së u shpreh se ndjen keqardhje për demokratët që ndodhen në referendumin e Berishës, të cilët janë zhgënjyer për shkak të humbjeve të kësaj force politike, por theksoi se nuk mund të ishte pjesë e një mitingu që përfaqëson interesat personal të Sali Berishës.
“Këtu duhet të jetë çdo demokrat i vërtetë. Unë nuk mund të isha kurrsesi në një miting të interesit personal të Sali Berishës, megjithëse ndjej keqardhje të madhe për damkosjen e tij me vulën e listës së zezë të SHBA. Por nuk jam këtu kurrsesi për tu bërë maska anti-zhgënjim e Lulzim Bashës. Ishin pasojat e gabimeve tona dhe të kryetarit që çuan qindra demokratë në mitingun e datës 11. Kam qenë me sytë dhe veshët hapur ndaj atyre që nuk shkuan në atë miting për të luftuar Amerikën. Jo. Në fakt shkuan atje për të larguar kryetarin me një lëvizje anti amerikane të Berishës. Ai ishte mjeti dhe jo qëllimi i tyre. Kjo parti duhet ta bëjë kthimin e atyre demokratëve nga karshillëku i verbër i atyre demokratëve ndaj SHBA. Sytë e mi sot e ndajnë qartësisht ish kryetarin Berisha nga ata demokratë të revoltuar. Veshët e mi e ndajnë qartësisht klithëm e dëshpëruar të Sali Berishës ndaj atyre demokratëve të inatosur. Unë jam me ata demokratë, por jo me Sali Berishën. Me mendje jam sot këtu jo për Lulzim Bashën por me këta delegatë të thjeshtë. Ama ua them qartë se nëse për hatër të Sali Berishës nuk mund të kontribuoj për një PD të përplasur Sali Berishës. Por as për një aleancë me SHBA nuk do të ndjek verbërisht Lulzim Bashën”
Duma u tregua kritike ndaj kreut aktual të PD-së duke i thënë se nuk do të ndjekë atë me sy mbyllur dhe pa kushte, por megjithatë pranoi se Basha është i vetmi që mund të çojë PD-në drejt fitores.
“Nuk jemi këtu për ti kërkuar dorëheqjen kryetarit. Ndoshta ai duhet ta kishte menduar atëherë kur Sali Berisha nuk ia kërkoi. Do apo nuk do Sali Berisha ti je kryetari legjitim i PD. Mitingu i 11 dhjetorit nuk e ndryshon dot këtë fakt. Askush nuk e di numrin e tyre sepse shumica e demokratëve janë këtu. Ai miting mbetet nul. Askush nga arsyet që i çuan ata demokratë atje nuk është nul. Ne nuk kemi arritur të fitojmë disa herë rresht sepse duhej të mbaje kryetar të njëjtën linjë.
Ti ke sot një avantazh të madh zoti kryetar sepse je më i pafajshmi në këtë mes dhe Sali Berisha është më fajtor. Unë ndjej keqardhje të madhe damkosjen e Sali Berishës. Nuk e hedh poshtë miqësinë e tij pa interes me mua. Kryetar dua të ta them sot se mbështeja ime pa kushte për ty ka marrë fund. Ashtu sic ka marrë fund edhe respekti pa kushte për Sali Berishën. Të hapësh sytë dhe veshën ndaj atyre demokratëve. Kushti im është që të la lëmë atë verbërinë dhe të shikojmë së pari nga vetja. Duhet të jeni ju që të na çoni në fitore. Kushti im për të mbështetur ty është si duhet harruar që të mburrim Edi Ramën me të njëjtin model të tij. Unë sot jam me Lulzim Bashën, por nga sot Lulzim Basha duhet të jetë me demokratët pa përjashtim, por me Sali Berishën jo. Për mua ka humbur autoritetin moral. Të mos merremi më me Sali Berishën më tej. Le të merremi me arsyet që ai i përdor për manipulimin e tij dhe të marrim demokratët e stadiumit mprapsh. Udhëhiq Lulzim Basha dhe unë do të garantoj mbështetjen time në çdo hap!”
Discussion about this post