GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dumani: Ka rritje të korrupsionit, shkelje në tenderë dhe pastrim parash

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
Dumani: Ka rritje të korrupsionit, shkelje në tenderë dhe pastrim parash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, raportoi sot në Komisionin e Ligjeve. Dumani theksoi se veprat penale me rrezikshmëri më të lartë gjatë viteve 2023-2024 janë pastrimi i parave dhe shkelja e barazisë në tendera, duke treguar një abuzim të vazhdueshëm me fondet publike.

Ai vuri në dukje se korrupsioni i funksionarëve publikë ruan një nivel të lartë dhe të qëndrueshëm, duke dëshmuar zgjerimin e praktikave korruptive në administratën publike.

“Sa i takon korrupsionit, treguesit e vitit 2024 tregojnë një tendencë në rritje në luftën kundër korrupsionit të funksionarëve publikë. Këto të dhëna tregojnë se nga totali i çështjeve në hetim, vetëm rreth 5.9 % janë kërkuar të pushohen, 12.3 % janë dërguar në prokuroritë e juridiskionit të përgjithshëm, rreth 1 % janë pezulluar, ndërsa rreth 67.4 % të çështjeve mbeten pjesë e hetimit për vitin 2025.

Në vitin 2024 janë 10 funksionarë të lartë publikë për të cilët ka patur vendime të gjykatave që kanë marrë formë të prerë. Përsa i takon matjes së nivelit të riskut, të dhënat mbi veprat penale në fushat e korrupsionit tregojnë një nivel të lartë dhe të qëndrueshëm rreziku me tendencë zgjerimin në disa kategori krimesh dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në qeverisjen publike, integritetin institucional dhe ekonominë kombëtare.

Veprat me rrezikshmëri më të lartë rezultojnë pastrimi i parave dhe shkelja e barazisë në tendera, të cilat shfaqin rritje të fortë në vitet 2023 dhe 2024, duke reflektuar abuzim të vazhdueshëm me fondet publike. Korrupsioni ruan trend të lartë, duke dëshmuar për hapje të praktikave korruptive në administratën publike”, tha mes të tjerash Dumani.

gijotina.com/

Etiketa: Altin Duamni SPAK

Lajme të lidhura

Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Aktualitet

Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

13:45 - 15/11/26
Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë
Aktualitet

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

12:51 - 15/11/26
Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim
Aktualitet

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

12:17 - 15/11/26
Para
Dronë dhe artileri mbi ndihmat humanitare – Rusia godet kamionët e OKB në Ukrainë

Dronë dhe artileri mbi ndihmat humanitare – Rusia godet kamionët e OKB në Ukrainë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë
Sport

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

14:13 - 15/11/26

Plani i trajnerit Rolando Maran ndaj Bjellorusisë është prishur. Shkak është bërë mungesa e Ernest Muçit te Kombëtarja, ndërsa sfida...

Lexo më shumë
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

13:45 - 15/11/26
Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

13:23 - 15/11/26
Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

12:51 - 15/11/26
Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

12:17 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com