GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dumani konfirmon hetimet e SPAK për abuzimet me fondet e IPARD, përfituesit grupe kriminale dhe të afërmit e politikanëve

10:54 - 15/10/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Dumani konfirmon hetimet e SPAK për abuzimet me fondet e IPARD, përfituesit grupe kriminale dhe të afërmit e politikanëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, deklaroi në Komisionin e Ligjeve se SPAK po heton abuzimet me fondet e programit IPARD, në bashkëpunim me prokurorët europianë.

Deputetët e opozitës e pyetën për çështjen “Aruba”, ku PD pretendon se janë takuar përfaqësues të qeverisë me eksponentë të krimit, por Dumani mohoi ekzistencën e një dosjeje me këtë emër. Ai shtoi se SPAK ka nisur procedime penale për Portin e Durrësit dhe për projektin “Eco Park”, të cilat janë në hetim paraprak, si dhe për abuzimet me fondet e rindërtimit.
“Jemi duke vazhduar punën për të zbuluar dhe ndëshkuar çdo keqpërdorim,” deklaroi Dumani.

Përfituesit e fondeve IPARD, grupe kriminale dhe tarafi i politikës

Sipas të dhënave të publikuara nga vetë AZHBR, dhjetëra milionë euro kanë përfunduar në xhepat e një grupi njerëzish të lidhur me pushtetin, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.

Disa prej përfituesve të mëdhenj janë:

Ardian Tufa, ish-drejtues i Njësisë Administrative në Farkë dhe i afërt me Erion Veliajn e Frida Krifcën, ka përfituar 247 mijë euro fonde IPARD për një investim prej 410 mijë eurosh në masën 7 të programit.

Manjola Haska, motra e deputetit socialist Tërmet Peçi, ka përfituar 225 mijë euro për ndërtimin e “Agro Turizëm Rexhinin”, ndërsa bashkëshorti i saj ka marrë 15 mijë euro për mbjellje pemësh.

Kompania “Iumentis”, e lidhur me ish-kryebashkiakun e Tepelenës Tërmet Peçi dhe drejtorin e tij të tenderave, Lorenc Bami, ka përfituar 758 mijë euro fonde nga IPARD.

Petrit Tare, ish-drejtor i Ujësjellësit të Korçës dhe i afërt me Niko Peleshin, ka përfituar 251 mijë euro për ndërtimin e një sere frutash e perimesh në kompaninë “BLOOM Fruits”.

Sokol Tusha, vëllai i Taulant Tushës, i arrestuar për aferën e inceneratorëve, ka përfituar 196 mijë euro për ndërtimin e një agroturizmi në Kashar.

Alban Zusi, ish-zëvendësministër i Bujqësisë, ka marrë 532 mijë euro për një fabrikë përpunimi peshku në Lezhë.

Shkëlqim Bullari, ish-deputet socialist, dhe vëllezërit e tij janë përfshirë në projekte të promovuara nga IPARD për pemëtari e agroturizëm.

Loreta Tozaj, ish-drejtoreshë e Kadastrës në Vlorë, ka përfituar 82 mijë euro për investim në Kllarat të Vranishtit.

Gjergj Luca, përmes anijes “Rosafa”, ka aplikuar për 400 milionë lekë fonde për rikonstruksion anijesh.

Ndrec Llusku, ish-kandidat i Tom Doshit në 2021, ka përfituar 91 mijë euro për një pemishte në Orosh të Mirditës.

Elvis Roshi, ish-kryebashkiak i Kavajës, ka marrë 123 mijë euro për agroturizmin “Kavalion”.

Rudolf Xhillari, konsull nderi i Izraelit dhe pjesë e forumeve të PS, përmes “Balkan Trans Albania” ka përfituar 538 mijë euro për përpunim mishi.

Xheni Gjikuria, bashkëshortja e investitorit strategjik Florenc Gjikuria, ka përfituar 189 mijë euro për kompaninë “Coast to Coast”.

Eriona Kokoneshi, bashkëshortja e ish-kryebashkiakut të Divjakës Fredi Kokoneshi, ka marrë 44 mijë euro fonde IPARD për kantinë vere, ndërsa nipi i tij Andi Kokoneshi ka përfituar 32 mijë euro për makineri qumështi.

Dashamir Peza, ish-deputet i PS, ka marrë 222 mijë euro për agroturizmin “Il Paeze”.

Alban Berisha, kunati i Saimir Tahirit, ka përfituar 48 mijë euro për “Ferma 100”, ndërsa Elda Alia, e lidhur me të njëjtën fermë, ka marrë 121 mijë euro.

Elton Bualli, ish-administrator i inceneratorit të Sharrës, ka përfituar 310 mijë euro për ndërtimin e një sere pikërisht në landfillin e Sharrës.

Orjeta Myzeqari, ish-drejtuese e ALUIZNIT, përmes “Albania Piemonte SHPK”, ka përfituar 301 mijë euro për magazinë në Gosë të Kavajës.

Armand Tafili, i lidhur me bashkinë e Ersekës, ka përfituar 234 mijë euro për “Agroturizëm Rohan”.

Manjola Fidani, pronare e “Unique Travel”, ka marrë fonde për ndërtimin e një vile në Voskopojë.

Pjetër Trashaj, pronar i “Albgarden SHPK”, ka përfituar 48 mijë euro për mekanikë bujqësore, ndërkohë që kompania e tij ka fituar edhe tendera publikë për lule.

COMPANY RIVIERA 2008 SHPK, në pronësi të Agim, Pëllumb, Kujtim dhe Viktor Kolës, ka marrë 810 mijë euro për ndërtimin e një magazine frigoriferike për fruta e perime.

Apostol Xhaferri, ndërtues nga Skrapari, dhe vajza e tij, përmes “Golden Bees SHPK”, kanë përfituar 341 mijë euro për kantinë vere.

Top Fruits (ish Doni Fruits), aktualisht pjesë e “Gjonaj Group”, në pronësi të shtetasit Marin Gjonaj ka marrë disa vite më parë 924 mijë euro fonde për ndërtimin e linjës së kalibrimit dhe përpunimit të frutave.

ZDRAVO SHPK, një tjetër kompani ndërtimi, ka përfituar 981 mijë euro për përpunimin e produkteve bujqësore dhe ka marrë mbi 70 tendera publikë me vlerë mbi 15 milionë euro.

Petrit Çela, babai i Suel Çelës, ka përfituar 150 mijë euro për ndërtimin e tregut në Elbasan.

Arbër Çekaj, i dënuar për trafik kokaine, ka përfituar 264 mijë euro fonde nga BE.

Agron Metvelaj, i skeduar për lidhje kriminale, gjithashtu ka përfituar fonde nga IPARD dhe AZHBR.

Altin Dumani theksoi se çdo rast i abuzimit me fondet publike do të hetohet deri në fund dhe në bashkëpunim me institucionet europiane.

Etiketa: Altin DumaniipardSpak

Lajme të lidhura

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena
Aktualitet

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena

19:37 - 18/12/25
Skandali i AKSHI-t/ Pas 6 orësh, GJKKO lë në fuqi masat për Linda Karçanajn dhe “grupin e strukturuar kriminal”
Aktualitet

Skandali i AKSHI-t/ Pas 6 orësh, GJKKO lë në fuqi masat për Linda Karçanajn dhe “grupin e strukturuar kriminal”

18:39 - 18/12/25
SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini
Aktualitet

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini

17:59 - 18/12/25
Para
FSHF merr pjesë për herë të parë “Unity EURO Cup”, në mbështetje të refugjatëve përmes futbollit

FSHF merr pjesë për herë të parë “Unity EURO Cup”, në mbështetje të refugjatëve përmes futbollit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com