GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dumani plas “bombën”: Duhet të ekzekutoja edhe një pronar mediash por ishte i pakapshëm

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Grabitja e Rinasit “i ndau”, dyshohet se Talo Çela i zuri pritë Dumanit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuredin Dumani, bashkëpunëtori i drejtësisë ka rrëfyer se kishte marrë urdhër për të ekzekutuar një pronar mediash në Shqipëri. Një artikull i publikuar një ditë më parë nga Prapaskena bën me dije se në dosjen që Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizar (SPAK) po ndalon gazetarët që ta publikojnë, shkruhet dhe për planin e ekzekutimit të një pronari mediash. Urdhri sipas artikullit në fjalë është dhënë nga grupe kriminale dhe një segment politik në Tiranë. Por emrat e tyre nuk janë zbardhur ende. Plani për ekzekutimin e personit në fjalë nuk është finalizuar, pasi ai ka rezultuar një “pre e vështirë”, ruhej shumë dhe grupi kriminal që kishte marrë në ngarkim detyrën, nuk e ka çuar dot deri në fund. Në artikull thuhet gjithashtu se pas rrëfimit të këtij plani është hetuar një grup në Tiranë, por nuk është arritur prangosja e asnjë personi.

“Po qarkullon dorë më dorë një dosje e dytë penale me rrëfime tronditëse të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani, përmbaruesi më i madh i krimit në Shqipëri i njohur deri më sot. Dumani mësohet se ka rrëfyer mbi një plan për ekzekutimin e një pronari të fuqishëm mediash, krim i cili nëse do të kryhej do të trondiste kryeqytetin. Për këtë krim janë investuar disa grupe kriminale dhe një segment politik në Tiranë. Plani nuk është finalizuar për shkak se bosi i mediave ruhej rreptësisht, duke mos lënë pothuajse asnjë hapsirë për t’a goditur,”- shkruhet ndër të tjera në artikull.

Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë zbërthyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Për këtë operacion të SPAK, u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim, e derimë tani asnjë nuk është kapur. Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, ne Belgjikë, Holandë dhe në Itali. Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, por edhe me Hoxhajn, i cili u arrestua në të njëjtën natë më të. Ndërsa sot, SPAK ka lëshuar një urdhër përmes të cilit ndalon gazetarët që të publikojnë rrëfimet e Dumanit. Në të kundërt, gazetarët rrezikojnë deri në 5 vite burg.

14 PERSONAT NË KËRKIM:

1.Eljo (Ervis) Bitri,

2.Festim Qoli,

3.Alban Bengasi,

4.Ervis Martinaj,

5.Elvin Merlika

6.Alket Xhixha

  1. Marjus (Suel) Lulaj (Çela),

8.Agron (Kamber) Mehja,

  1. Aleks Çela alias (Tom Qorri),
  2. Talo Çela,
  3. Agim Gjini,

12.Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),

  1. Florenc Çapia
  2. Abedin Mama (Dine Çami)

 

 

Etiketa: Kryesore1Nuredin Dumani

Lajme të lidhura

Arrestimi i drejtorit të burgut në Reç, prezantohet drejtori i ri
Aktualitet

Aksion në burgun e Reçit dhe të Burrelit, gjenden sende të ndaluara në disa qeli

09:48 - 10/09/26
Protesta në Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum
Aktualitet

Protesta në Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum

09:24 - 10/09/26
Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku
Aktualitet

Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku

08:04 - 10/09/26
Para
Pamje tronditëse/ Vritet një shqiptar në Gjermani

Pamje tronditëse/ Vritet një shqiptar në Gjermani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestimi i drejtorit të burgut në Reç, prezantohet drejtori i ri
Aktualitet

Aksion në burgun e Reçit dhe të Burrelit, gjenden sende të ndaluara në disa qeli

09:48 - 10/09/26

Një aksion kontrolli është ndërmarrë mëngjesin e sotëm në dy institucione të ekzekutimit të vendimeve penale në vend, në burgun...

Lexo më shumë
Protesta në Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum

Protesta në Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum

09:24 - 10/09/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

09:12 - 10/09/26
“Të merret vesh e vërteta”/ Mbrojtja e Thaçit kundër seancave “sekrete”

Gjyqi në Hagë ndaj Thaçit po shkon drejt fundit, nisin sot deklaratat përfundimtare

08:57 - 10/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Shtator, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:30 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com