GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Durimi ynë po zvogëlohet”, Biden: Vaksinat me detyrim!

07:53 - 10/09/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Thirrje mbi origjinën e pandemisë, Biden: Dua përgjigje brenda 90 ditësh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, shpalli masa të reja kundër koronavirusit, që kërkojnë nga punëtorët në kompani të mëdha të vaksinohen.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Biden kritikoi miliona amerikanë që ende nuk janë vaksinuar, pavarësisht disponueshmërisë së vaksinave dhe variantit më ngjitës të koronavirusit, Delta.

“Ne kemi pasur durim, por durimi ynë po zvogëlohet. Refuzimi juaj na ka kushtuar të gjithëve”, tha Biden, duke vënë në dukje se shumica dërrmuese e infeksioneve të rënda janë në mesin e njerëzve të pavaksinuar.

Nën një strategji me gjashtë pika për luftimin e koronavirusit, Biden caktoi rregulla të reja për të gjithë punëdhënësit me më shumë se 100 punëtorë, që t’iu kërkojnë atyre të vaksinohen ose të testohen çdo javë për koronavirus.

Kjo do të prekë më shumë se 80 milionë njerëz në sektorin privat, vlerësoi Shtëpia e Bardhë. Kompanitë mund të gjobiten nëse nuk i ndjekin rregullat e reja.

Një element tjetër i planit janë vaksinimet e detyrueshme për të gjithë punonjësit federalë dhe kontraktorët federalë.

Republikanët akuzuan menjëherë presidentin demokrat për tejkalim të autoritetit.

Komiteti Kombëtar Republikan tha se do ta padisë administratën Biden për të parandaluar detyrimet për vaksinim.

“Ashtu si shumë amerikanë, unë jam pro vaksinës dhe kundër urdhërimit”, tha kryetarja e këtij komitetit, Ronna McDaniel.

“Shumë biznese të vogla dhe punëtorë nuk kanë para ose burime ligjore për të luftuar veprimet jokushtetuese të Bidenit dhe dekretet autoritare, por kur dekreti i tij të hyjë në fuqi, Komiteti Kombëtar Republikan do ta padisë administratën për të mbrojtur amerikanët dhe liritë e tyre”, tha McDaniel.

Cathy McMorris Rodgers, republikane në Komitetin e Energjisë dhe Tregtisë, që mbikëqyr politikën shëndetësore, tha se Biden po minon besimin në vaksina të sigurta dhe efektive

“Ai po përdor frikën, kontrollin dhe detyrimet”, tha Rodgers.

“Kjo nuk ka të bëjë me lirinë ose zgjedhjen personale”, tha Biden, duke iu referuar disa republikanëve që kundërshtojnë vaksinat dhe maskat.

“Ka të bëjë me mbrojtjen e vetes dhe atyre përreth, të njerëzve me të cilët punoni, të njerëzve për të cilët kujdeseni, të njerëzve që doni. Puna ime si president është t’i mbroj të gjithë amerikanët”, tha Biden.

Plani i tij po ashtu kërkon vaksinimin e rreth 17 milionë punonjësve të kujdesit shëndetësor në objektet që marrin fonde nga Qeveria amerikane.

Mësuesve dhe stafit në programe të caktuara arsimore, të financuara nga Qeveria, do t’u kërkohet gjithashtu të vaksinohen.

Plani i presidentit po ashtu do të përdorë një ligj kombëtar të mbrojtjes, për të urdhëruar prodhuesit që të prodhojnë 280 milionë teste të shpejta për koronavirus.

Për më tepër, administrata Biden planifikon të ofrojë edhe vaksina përforcuese, nisur nga ky muaj, nga frika se efikasiteti i vaksinave zvogëlohet me kalimin e kohës ose për shkak të variantit më ngjitës Delta.

Me gjithë vaksinat e shumta falas, rreth tri të katërtat e amerikanëve që kanë të drejtë vaksinimi, kanë marrë së paku një dozë.

Sipas të dhënave nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, rreth 62 për qind e amerikanëve janë plotësisht të vaksinuar.

Koronavirusi ka vrarë më shumë se 654,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara. Vdekjet dhe shtrimet në spital janë shtuar ndjeshëm muajt e fundit, për shkak të variantit Delta. / REL

Lajme të lidhura

Grabitja kthehet në tragjedi! Shqiptari humb jetën gjatë arratisjes nga vila ku po vidhte
Aktualitet

Grabitja kthehet në tragjedi! Shqiptari humb jetën gjatë arratisjes nga vila ku po vidhte

14:30 - 14/02/26
E rëndë në Itali, shqiptari mbyt bashkëshorten në sy të fëmijëve
Aktualitet

Ekzekutohet në mes të rrugës 25-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)

11:43 - 14/02/26
Kolumbia rifillon shkatërrimin e të mbjellave të kokainës me glifosat
Botë

Kolumbia rifillon shkatërrimin e të mbjellave të kokainës me glifosat

10:42 - 14/02/26
Para
Sot seanca plenare, a do t’i bindet Berisha Bashës?

Sot seanca plenare, a do t'i bindet Berisha Bashës?

TË FUNDIT

Deputetja e PD-së nxjerr videon: Çahet skarpata anësore e Rrugës së Arbrit
Aktualitet

Deputetja e PD-së nxjerr videon: Çahet skarpata anësore e Rrugës së Arbrit

19:18 - 14/02/26

Deputetja e PD-së për qasrkun e Dibrës Denisa Vata ka publikuar një video të dëmtimit të skarpatës anësore tëb Rrugës...

Lexo më shumë
Detaje nga ekzekutimi me armë zjarri i 25-vjeçarit shqiptar në Itali, dyshohet se…

Detaje nga ekzekutimi me armë zjarri i 25-vjeçarit shqiptar në Itali, dyshohet se…

18:15 - 14/02/26
Flet daja hero, 12 vite në kërkim të mbesës: Çfarë më tha Eva kur mbërriti nga Siria në…

Flet daja hero, 12 vite në kërkim të mbesës: Çfarë më tha Eva kur mbërriti nga Siria në…

17:53 - 14/02/26
Prej vitesh jetoi në një kamp në Siri, Eva Dumani kthehet në Shqipëri

Prej vitesh jetoi në një kamp në Siri, Eva Dumani kthehet në Shqipëri

17:19 - 14/02/26
“Nuk na dha asnjë alternativë”, banorët e Durrësit të zhgënjyer nga takimi me Ramën: Nuk tërhiqemi

“Nuk na dha asnjë alternativë”, banorët e Durrësit të zhgënjyer nga takimi me Ramën: Nuk tërhiqemi

15:12 - 14/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com