GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Duro i kënaqur nga fitorja: E rëndësishme ishte që sot…

20:06 - 26/07/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Duro i kënaqur nga fitorja: E rëndësishme ishte që sot…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Strugës, Shpëtim Duro foli për mediat pas fitores 1-0 të skuadrës së tij ndaj Buducnostit të Pogdoricës, sfidë e vlefshme për turin e dytë të Conference League.

Tekniku Duro theksoi se fitorja ishte tejet e rëndësishme sidomos pas disfatës me Zalgiris, ndërsa shtoi se është i kënaqur nga puna e skuadrës dhe grupit të lojtarëve që ka në dispozicion.

“E rëndësishme është fitorja, edhe sot ja arritëm pas një shoku që kaluam pas eliminimit të pamerituar me Zalgiris. Bëmë dy ndeshje shumë të mirë, skuadra reagoi, pjesa e parë ishte dominim, mund të shënonim më shumë.

Në pjesë e dytë duhej të ishim të kujdesshëm se janë ndeshje me dy takime, është vetëm ndeshja e katërt zyrtare, kemi pasur shumë ngarkesa dhe në këto katër ndeshje kanë luajtur pothuajse të njëjtët lojtarë”.

Edhe lojtarët e stolit u shfaqën mirë, sa i kënaqur jeni? “Zguro nuk luajti për arsye taktike dhe të tjerët janë lojtarë që i kemi pasur. Luajtën pak por bënë shumë dhe jam i kënaqur me alternativat. Sot futbolli nuk ka më ndeshje shtëpie ose jashtë, nuk kemi asgjë të sigurt.

Duhet interpretuar mirë, jemi me një gol avantazh. Kishim edhe në pjesën e dytë mundësi, por e rëndësishme që portën e mbajtëm të paprekur”.

Ndeshja e kthimit? “Është fat që Struga, një skuadër pesëvjeçare të konsiderohet favorite ndaj Buducnostit. Kanë 100 ndeshje ndërkombëtare, ndërsa ne vetëm gjashtë.

Është një punë e madhe, bëmë një ndeshje të shkëlqyer ndaj Zalgiris dhe tani konsiderohemi favoritë. Është diçka e madhe, aq më tepër me një buxhet modest”, u shpreh Duro për median shqiptare “Supersport Albania”.

Etiketa: Buducnost Podgoricashpetim duroStruga

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
NATO kritikon Rusinë për daljen nga marrëveshja e grurit

NATO kritikon Rusinë për daljen nga marrëveshja e grurit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com