GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Duro: Partizani ka shumë alternativa, Struga nuk kishte përvojën për…

18:39 - 30/06/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Duro: Partizani ka shumë alternativa, Struga nuk kishte përvojën për…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Struga vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj lituanezëve të Zalgiris, në kuadër të raundit të parë të Champions League. Ditën e djeshme kampionia e Maqedonisë së Veriut, që ka në krye një emër si Shpëtim Duro, u mposht minimalisht nga Partizani në një miqësore mes kampionësh. Pas ndeshjes, për “Panorama Sport”, Duro foli për ndeshjen e Champions-it, si dhe analizoi përballjen me Partizanin, ku u shpreh i kënaqur nga skuadra e tij, pavarësisht disfatës.

 

Fituat titullin kampion dhe po përgatiteni për ndeshjen në Champions League. Si po shkon plani?
Kapitulli i titullit tashmë është i mbyllur dhe ne kemi nisur përgatitjet në Strugë për Kupat e Europës. Për skuadrat e Shqipërisë apo Maqedonisë nuk ka kundërshtarë të lehtë. Kundërshtari është favorit, por ne do të bëjmë të pamundurën, sepse kemi edhe ne shanset tona.

 

Si ju duk paraqitja e skuadrës?
Shumë e mirë, sidomos në pjesën e parë. Në pjesën e parë luajta me formacionin e parë. Edhe në pjesën e dytë bëmë mirë, pavarësisht golit të pësuar. Në pjesën e parë kishim 4-5 shanse për të shënuar. Edhe në pjesën e dytë, por në tërësi jam i kënaqur me skuadrën. Partizani ka shumë lojtarë në organikë. Ju e patë që ne në pjesën e dytë bëmë vetëm 3-4 ndërrime, Partizani ndryshoi thuajse gjithë skuadrën.

 

Struga nuk ka një eksperiencë të madhe europiane, por ju keni…
Struga nuk kishte përvojë as për t’u shpallur kampion. Ishte hera e parë në historinë e skuadrës. Shpresojmë të bëjmë mirë edhe në Kupat e Europës. Patjetër që është hera e parë. Nuk jemi ne favoritë, por brenda skuadrës, duke përfshirë edhe veten si trajner, kemi shumë përvojë në ndeshje ndërkombëtare. Kam disa futbollistë që kanë luajtur shumë ndeshje në Europë, prandaj edhe ne kemi shanset tona.

 

Do të vazhdojë Struga me afrimet?
Jo. Skuadra është 80-90% ajo e vitit të kaluar, duke përjashtuar 2- 3 ndërhyrje që kam bërë për të plotësuar boshllëqet që ishin krijuar./PanoramaSport

Etiketa: DuroStruga

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Trump: Biden është nën kontrollin e plotë të Kinës, ata e zotërojnë atë

Ja pse ish-presidenti Trump mund të mos marrë pjesë në debatin e parë të kandidatëve republikanë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com