GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Duro skanon Superioren: Vllaznia favorite

22:47 - 27/09/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Duro skanon Superioren: Vllaznia favorite
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i mirënjohur, Shpëtim Duro ka analizuar kampionatin shqiptar të futbollit ku ka cilësuar si favorite për titull skuadrën e Vllaznisë. Analizën e tij ai e nis me sfidën që u luajt ditën e sotme ndërmjet Kukësit dhe Laçit.

Kukësi – “Sot kishte testin e vërtetë duke iu referuar skuadrave kryesore se ka pasur ndeshje me Egnatian e Kastriotin që do te jenë gjithmonë në pjesën e poshtme të klasifikimit. Ky test tregoi edhe oshilacionet që ka Kukësi pa eksperiencë e përvojë. Kjo tregoi që nuk është Kukësi pretendent, ka komplimente se është në vendin e parë por të shohim në vazhdim.

Dueli Partizani-Vllaznia – “Unë pashë lojën, barazimi ishte rezultati më i drejtë, edhe pse Vllaznia ishte pranë fitores. Për atë që dhanë skuadrat në fushë, barazimi ishte rezultati më i drejtë.

Ndeshja mes Teutës dhe Dinamos – “Dinamo ishte ndaj kampiones, ka ndikim psikologjik. Për mua doli e fituar Dinamo, se quhej transfertë përballë kampiones. Ndeshja në momentet më të mira të minutazhit e kishte Dinamo, por kishte edhe Teuta. Mund ta fitonin të dyja, kështu që barazimi ishte ai që i shkoi këtij takimi.

Kam dëgjuar që Teuta është më e fortë se sezonin e kaluar. Nuk e shoh më të fortë se ka qenë një element i rëndësishëm, protagonisti kryesor që fitoi titullin, Dejvi Bregu. Ndoshta në 4-5 ndeshje që i ka fituar me 1-0 me pikë të dhuruara nga Bregu, i mungon një lojtar i cili ka qenë vendimtar për titullin”.

Derbi Dinamo-Partizani – “Shumë bukur, i kam përjetuar vetë kur kam qenë futbollist. Sigurisht Partizani-Tirana është më i zjarrtë, por Partizani-Dinamo ka qenë kryesor prej 60-70 vitesh. Do ta ndjek me vëmendje. Do të jetë delikat për Partizanin sa i përket pikëve. Por të jep moral për vazhdimësinë e kampionatit”.

Forma e Tiranës – “Tirana zhgënjeu në sezonin e kaluar. Nuk arriti as objektivin minimal, Europën. Është një humbje e madhe, edhe nga aspekti financiar. Kur nuk arrijnë në Europë, kanë humbje të mëdha, edhe për emrin. Këtë vit ka bërë investime, ka skuadër shumë të mirë, lojtarë si Limaj e Totre që i kam drejtuar. Sinqerisht them që Tirana ka gabuar më shumë nga të tjerët, duke pasur kundërshtarë që luftojnë për pjesën e poshtme të tabelës, ka gabuar shumë dhe tani është futur në presion. Ka ndeshje të rëndësishme që pret Laçin, janë dy skuadra në presion nga të dy krahët. Çdo gabim i tyre dhe nis shkëputja e grupit të sipërm të tabelës. Gjëja më e bukur është që është kthyer Seferi me gola. E njoh që 18 vjeç në Maqedoni, është cilësor. Nuk është lojtar tipik goli, por kur nis të shënojë është i rrezikshëm. Megjithatë, rezultatet lënë për të dëshiruar te Tirana”.

Etiketa: DuroGIJOTINASuperliga

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Lëkundjet nuk pushojnë në ishullin e Kretës, 20 pasgoditje të tjera detyrojnë banorët të kalojnë natën jashtë

Lëkundjet nuk pushojnë në ishullin e Kretës, 20 pasgoditje të tjera detyrojnë banorët të kalojnë natën jashtë

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com