Mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit është gjetur në trotuar pa shenja jete një qytetar 60-vjeçar identiteti i të cilit nuk dihet. Ai nuk kishte as shenja dhune dhe dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 09:30, në lagjen nr. 7, Durrës, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në trotuar, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Discussion about this post