GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Durrës, banorët e tërmetit i rikthehen protestave për bonusin e qirasë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme banorët e pallatit në lagjen nr. 12 të qytetit të Durrësit, janë mbledhur në shenjë proteste përpara bashkisë së qytetit, pasi punimet në pallatin e tyre janë ndërprerë prej më shumë se 2 muajsh.

Edhe pse rreth 2 vite nga tërmeti tragjik, banorët e pallatit pranë tregut të vogël industrial, vijojnë të enden nëpër dyert e institucioneve, pa marrë një zgjidhje konkrete për fatin e pallatit të tyre.

Pallati i cilësuar nga akt-ekspertiza me nivel dëmtimi DS4, në qershor të këtij viti iu nënshtrua procesit të rikonstruksionit, i cili u ndërpre në muajin gusht pa asnjë njoftim.

“Ne kemi bërë kërkesë drejtuar edhe kryetares së bashkisë. Banorët kanë qenë edhe më parë në bashki dhe kryetarja nuk i ka pritur. I ka pritur shefi i urbanistikës. Ne duam një shpjegim, sepse sot na kanë thënë që do merrnim një përgjigje me shkrim nga shefi i urbanistikës për të na sqaruar përse janë ndërprerë ndërtimet dhe kur do të fillojnë. Tre katet e para janë komplet të shkrepura. Janë shembur të gjitha tullat edhe ne nuk e dimë fare se çfarë po ndodh. Punimet kanë nisur në 22 qershor 2021 dhe janë ndërprerë në gusht. Tani janë 100 e ca familje që kanë mbetur jashtë që nuk kanë asnjë lloj informacioni se çfarë ndodh në shtëpitë e tyre.”- thotë një qytetare

Problemi thellohet edhe më tej pasi për më shumë se dy muaj , banorëve nuk u janë dhënë as bonuset e qirasë.

“Kërkojmë të dimë, kush është arsyeja e ndërprerjes të punimeve të rikonstruksionit në një kohë që ne kemi përballuar sfidën e tërmetit dhe jemi kthyer në një familje ciganësh. Nuk po dimë a kemi shpresë a s’kemi. Nuk po na jep njeri përgjigje a do vazhdojnë punimet apo jo. Ka 2 muaj që kjo gjendje vazhdon kështu. Përpos kësaj ka dy muaj që bonuset e qerasë nuk jepen. Tani jetojmë ku të mundemi. Nuk e di nëse ka ende banorë që jetojnë brenda.”- shprehet një qytetar tjetër

Edhe pse kryetarja e komanduar e Bashkisë Durrës, Znj. Emirjana Sako, gjatë fushatës zgjedhore u premtoi banorëve zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi, sot ajo dhe vartësit e saj i përcjellin  100 familjet e këtij pallati.

Procesi i rindërtimit dhe rikonstruksionit duket se do të mbetet një problematikë e pazgjidhur në qytetin e Durrësit, si një prej qyteteve më të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Etiketa: BonusinDurresprotestaQirase

Lajme të lidhura

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë
Breaking Views

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26
Punime të paguara dhe të pakryera për ujësjellësin, KLSH kap me shkelje bashkinë Tepelenë
Aktualitet

Punime të paguara dhe të pakryera për ujësjellësin, KLSH kap me shkelje bashkinë Tepelenë

11:21 - 13/11/26
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Aktualitet

Çmimet e marketeve në Tiranë shkojnë deri në 50% më të shtrenjta se në rajon, rekord bulmeti

08:04 - 13/11/26
Para
Ylli i Milanit shuan zërat për rinovimin dhe jep sinjale dashurie

Ylli i Milanit shuan zërat për rinovimin dhe jep sinjale dashurie

TË FUNDIT

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në SHBA ka urdhëruar pezullimin e të gjitha fluturimeve në nisje nga aeroportet amerikane, duke...

Lexo më shumë
Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com