GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Inagurohet fusha e re sportive në Durrës, Presidenti Duka: Ta mbushni me energji, buzëqeshje dhe ëndrra

në Sport
Kohë leximi: 5 min
A A
Inagurohet fusha e re sportive në Durrës, Presidenti Duka: Ta mbushni me energji, buzëqeshje dhe ëndrra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qytetit të Durrësit i është shtuar një tjetër hapësirë moderne për zhvillimin e futbollit. Pranë stadiumit “Niko Dovana” është inauguruar fusha e re sportive, një investim i realizuar në bashkëpunim mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe klubit Teuta, në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së futbollit në vend.

Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, së bashku me drejtues të klubit Teuta, trajnerë, futbollistë e futbolliste të akademisë, si edhe prindër dhe të apasionuar të futbollit. Fusha e re do të jetë në shërbim të ekipeve të klubit dhe veçanërisht të fëmijëve e të rinjve që ushtrojnë aktivitetin sportiv pranë akademisë së Teutës.

Gjatë ceremonisë, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, vlerësoi rëndësinë e këtij investimi për akademinë e Teutës dhe theksoi se infrastruktura është një element i rëndësishëm për të krijuar më shumë mundësi për fëmijët që zgjedhin futbollin.

“Është vërtetë një kënaqësi shumë e veçantë për mua që jam këtu mes futbollisteve dhe futbollistëve të akademisë Teuta, mes trajnerëve, drejtuesve të klubit Teuta, prindërit që ndjekin futbollin dhe sidomos në këtë fushë të re të shtuar për akademinë.

Në bashkëpunim me klubin ne po përfundojmë një fushë në Plepa për ekipin e parë, gjithashtu një fushë tjetër ku do të jenë fëmijët e zonave përreth në Katund të Ri që ju të stërviteni sa më mirë dhe ta shijoni sa më shumë futbollin.

Teuta është një klub i rëndësishëm, është një klub me histori, një klub me shumë kontribute për futbollin shqiptar, i cili i ka dhënë edhe futbollistë ekipit Kombëtar, së fundmi edhe futbolliste ekipit Kombëtar dhe kjo është vërtetë një kënaqësi akoma më e madhe që numri i vajzave në akademi është shtuar dhe ky është një nga prioritetet tona. Është kënaqësi gjithashtu që edhe vajzat profesioniste konkurrojnë me dinjitet në kategorinë superiore”, – u shpreh Presidenti Duka.

Presidenti Duka u ndal edhe te rëndësia që ka kjo hapësirë e re për fëmijët dhe të rinjtë e akademisë, duke i inkurajuar ata që ta shfrytëzojnë fushën për të zhvilluar talentin e tyre, por edhe për të shijuar futbollin.

“Unë dua t’i falënderoj shumë drejtuesit e klubit, por edhe vajzat që sakrifikojnë. Dua t’ju falënderoj shumë që jeni këtu sot. Uroj që kjo fushë të jetë gjithmonë e më plot me ju, me fëmijë sepse nëpërmjet jush ne sigurojmë të ardhmen e futbollit në qytetin tonë të Durrësit, por edhe në Shqipëri. Ta mbushni këtë fushë me energjinë tuaj pozitive, me buzëqeshje tuaj dhe të realizoni ëndrrat tuaj.

Ju falënderoj shumë dhe ju uroj shumë suksese. Uroj që t’i realizoni ëndrrat e juaja dhe duke qenë në prag të fillimit të shkollës ju uroj dhe vit të mbarë shkollor, paralelisht me futbollin dhe shkollën të rriteni dhe edukoheni sa më mirë.

Veçanërisht falënderoj edhe drejtuesit e futbollit të klubit Teuta, për bashkëpunimin, ndërtimin e fushës, organizimin dhe për gjithçka. Sukses të gjithë fëmijëve dhe klubit të Teutës”, – përfundoi Presidenti Duka.

 

 

Etiketa: dukaDurrësfusha

Lajme të lidhura

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste
Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste

15:26 - 19/10/26
Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu
Sport

Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu

21:53 - 18/10/26
Ivan Gvozdenović jep dorëheqjen nga Elbasani pas humbjes ndaj Skënderbeut
Sport

Ivan Gvozdenović jep dorëheqjen nga Elbasani pas humbjes ndaj Skënderbeut

11:29 - 18/10/26
Para
Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët

Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës
Aktualitet

Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës

19:30 - 20/10/26

Prokurorët në Shqipëri kanë zyrtarizuar akuzat për korrupsion ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, aktakuza fillestare ndaj së cilës, një vit më...

Lexo më shumë
Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”

Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”

19:15 - 20/10/26
Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës

Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës

18:49 - 20/10/26
Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

18:34 - 20/10/26
Pedagogët dhe studentet i thyen karriget dhe refuzuan dialogun, Rama reagon me videomesazh ironizues

Pedagogët dhe studentet i thyen karriget dhe refuzuan dialogun, Rama reagon me videomesazh ironizues

18:22 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com