GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Durrës/ Pronari i lokalit sulmon ukrainasen, policia nuk merr pamjet e kamerave, ndërsa mjeku ligjor nuk i bën ekspertizën

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Durrës/ Pronari i lokalit sulmon ukrainasen, policia nuk merr pamjet e kamerave, ndërsa mjeku ligjor nuk i bën ekspertizën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ukrainase e cila prej një viti punonte në një lokal në Durrës, tregon se është dhunuar nga pronari i saj, Igli Çami, pasi ajo kërkoi pagesën e pagave të papaguara pas largimit nga puna.

Ngjarja ka ndodhur më 16 tetor 2025 dhe pas incidentit, ajo u shoqërua në komisariat ku i thanë të bënte ekspertizën mjeko-ligjore.

Për një javë zonja nuk mundi ta realizojë ekspertizën, pasi mjeku ligjor Anton Samarxhi nuk gjendej në vendin e punës. Pas ankesës së saj në emisionin “Stop”, mjeku Samarxhi tha se i duhet të mbulojë Durrësin, Kavajën, Rrogozhinën dhe Tiranën, ndaj nuk mund të jetë gjithmonë në një qytet. Ai deklaroi se do të hartonte raportin bazuar në gjetjet e një jave më pas, kur dëmtimet ishin më pak të dukshme për shkak të kohës së kaluar.

Qytetari: E kemi pasur për ta bërë më datë 17-të, po s’ke qenë ti. Po ka ardhur gjithë ato herë ajo goca o burrë. S’ke qenë ti. Ka qenë në datë 17-të, 18-të.

Mjeku: Unë punoj në Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Tiranë.

Qytetari: Po mirë tani, si t’ia marrësh shenjat ti asaj se ato i kanë ikur, shenjat?!

Mjeku: Unë çfarë duhet t’i bëj? Po personi, që është në Kavajë ose në Tiranë.

Qytetari: Vetëm një mjek ka Durrësi?

Mjeku: Jo vetëm Durrësi dhe një edhe Kavaja dhe një edhe Rrogozhina, edhe janë 7-të në të gjithë Shqipërinë edhe në Tiranë. Në këtë moment që flasim, Kristina, çfarë të dhemb?

Qytetarja: Gjuri më shumë më dhemb.

Mjeku: Nga ana ligjore unë, atëherë në momentin që kam shprehur atë, sepse unë atë gjë që nuk e kam parë, nuk mund të them dot, që…

Qytetari: Po ta kishim bërë që në datën 17-të ne, këtu do të ishin shenjat të dukshme, do të ishte më ndryshe raporti.

Mjeku: O zotëri! Ok! Dhe unë po të them që nuk ka qenë, nuk ekziston. A jemi në datën 24 sot?

Mjeku: Shumë bukur! Me ato që kam në datën 24. Unë në atë datë, mua më kanë caktuar, po themi të shkosh, të shikoj një Kristina tjetër. Atëherë të gjitha këto që më the Kristina, do t’i shkruaj dhe do t’i kthej përgjigje prokurorisë me shkresë.

Qytetari: Ti çon domethënë tani vetëm këto që pe sot?

Mjeku: Këto e kam për detyrë ligjore, t’i çoj patjetër. Po!

Një tjetër problem është edhe mosmarrja e pamjeve të kamerave të sigurisë nga lokali ku ndodhi dhuna. Oficeri i Policisë Gjyqësore, Endri Dushi, tha se është me leje dhe këtë procedurë ia ka lënë porosi oficerit të zonës, por ky i fundit deklaroi se nuk ishte njoftuar për asgjë.

Qytetarja: Kur do të kthehesh?

OPGJ Endi Dushi: Pas 10 ditësh!

Qytetarja: Një pyetje kisha dhe kaq. Arsyeja ishte, telekamerat i keni marrë ju apo jo?

OPGJ Endri Dushi: Ia kam lënë të nesërmen oficerit të policisë që ka qenë i zonës. Mirupafshim!

“Stop” kontakton me shefin e zonës.

Qytetarja: Endri Dushi më tha se ka lënë një porosi për telekamerat e lokalit të Kënetës.

Qytetarja: Unë jam këtu në Kënetë.

Shefi i zonës: Po ku e ke shtëpinë, moj?

Qytetarja: Po si të ta shpjegoj ku e kam shtëpinë, afër lokalit e kam.

Shefi i zonës: Te cili lokal moj, s’e di unë lokalin ku e ke ti?

Qytetarja: Te “Çapaçulat” në Kënetë, kamerat e lokalit.

Shefi i zonës: Po, po kamerat te lokali, po unë nuk e di, se ku e ke lokalin ti.

Qytetarja: Nuk është lokali im, unë kam qenë punëtore dhe më ka dhunuar, më ka rrahur pronari.

Shefi i zonës: Po di unë, ku e ke lokalin ti!

Shefi i zonës: Jo! Endri Dushi s’më ka thënë gjë mua. Unë fola me Endrin, tha “s’i kam thënë gjë unë tha, as numrin s’ia kam dhënë unë”, tha.

Qytetarja: Po më tha mua Endri në telefon, se ia lashë në dorë shefit të zonës.

Qytetarja: Të hapte lokalin…

Shefi i zonës: I ka Endri ata, i merr inspektori i krimeve. Megjithatë, unë do bisedoj me Endrin edhe çfarë do të më thotë Endri, do të të them.

/Emisioni “Stop”

 

Etiketa: Policiaukrainasja

Lajme të lidhura

Beteja me zjarret/ Ministri Nufi: Po përdorim dronët Bayrakatar TB2 për koordinimin në terren
Aktualitet

Beteja me zjarret/ Ministri Nufi: Po përdorim dronët Bayrakatar TB2 për koordinimin në terren

11:33 - 12/08/26
Plumba drejt makinës së kushëririt, arrestohen 3 persona në Laç
Aktualitet

Plumba drejt makinës së kushëririt, arrestohen 3 persona në Laç

11:21 - 12/08/26
Zbardhet dëshmia e Kristjan Sterjos para trupës gjykuese: Jam penduar, nuk kisha qëllim ta vrisja Joanin
Aktualitet

Zbardhet dëshmia e Kristjan Sterjos para trupës gjykuese: Jam penduar, nuk kisha qëllim ta vrisja Joanin

11:13 - 12/08/26
Para
Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Beteja me zjarret/ Ministri Nufi: Po përdorim dronët Bayrakatar TB2 për koordinimin në terren
Aktualitet

Beteja me zjarret/ Ministri Nufi: Po përdorim dronët Bayrakatar TB2 për koordinimin në terren

11:33 - 12/08/26

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi në një postim në rrjetet sociale ka vënë në dukje rëndësinë e përdorimit të mjeteve...

Lexo më shumë
Plumba drejt makinës së kushëririt, arrestohen 3 persona në Laç

Plumba drejt makinës së kushëririt, arrestohen 3 persona në Laç

11:21 - 12/08/26
Zbardhet dëshmia e Kristjan Sterjos para trupës gjykuese: Jam penduar, nuk kisha qëllim ta vrisja Joanin

Zbardhet dëshmia e Kristjan Sterjos para trupës gjykuese: Jam penduar, nuk kisha qëllim ta vrisja Joanin

11:13 - 12/08/26
Italia kthen në Shqipëri 22-vjeçarin, planifikonte shpërthimin në një qendër tregtare në Verona

Italia kthen në Shqipëri 22-vjeçarin, planifikonte shpërthimin në një qendër tregtare në Verona

11:04 - 12/08/26
Mbrojtja Civile: 25 vatra zjarri në 24 orë, 9 prej tyre mbeten aktive

Mbrojtja Civile: 25 vatra zjarri në 24 orë, 9 prej tyre mbeten aktive

10:14 - 12/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com