GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Durrësi është shkatërruar”, Zhupa: Po rrënohet trashëgimia kulturore e qytetit!

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Durrësi është shkatërruar”, Zhupa: Po rrënohet trashëgimia kulturore e qytetit!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e PD Ina Zhupa nga Amfiteatri i Durrësit ka thënë se qyteti bregdetar është më i shkatërruari nga vlerat e trashëgimisë kulturore dhe se nuk ka pasur asnjë sens për ta mbrojtur identitetin dhe historinë tonë të përbashkët. Ajo shtoi se projekti i Durrësit bëhet edhe më tragjik kur mendon fatin edhe të banorëve të cilët kanë një jetë që jetojnë rreth e qark kësaj zone dhe parashikohet që do të largohen nga shtëpitë e tyre.

Zhupa theksoi se Durrësi është simboli i qytetit në të cilën është shkatërruar trashëgimia kulturore dhe nuk ka pasur asnjë sens për ta mbrojtur identitetin dhe historinë tonë të përbashkët.

Postimi i Zhupës:

Durrësi është simboli i qytetit në të cilën është shkatërruar trashëgimia kulturore dhe nuk ka pasur asnjë sens për ta mbrojtur identitetin dhe historinë tonë të përbashkët.

Dhe pikërisht në Durrës ndodhem në Amfitetarin e Durrësit, ne kemi bërë një betejë për trashëgiminë kulturore duke u nisur që nga koncesioni i Butrintit.

Por mesa duket ai nuk do të jetë koncesioni i vetëm. Kjo perlë, Amfiteatri i Durrësit banjat romake, forumi bizantin parashikohen në planin e ri të menaxhimit të Ministrisë së Kulturës bashkë më ADF-n të jepen më koncesion.

Me siguri përfituesi do të jetë i njëjtë më Butrintin por, edhe në qoftë i ndryshëm parimi është i njëllojtë, do ti jepet një privati.

Do ti jepet një privati pikërisht zona historike, zona arkeologjike, zona me bileta aty ku prodhohen të ardhurat dhe aty ku vijnë paratë.

Kjo strategji e Ministrisë së Kulturës e ka rrugën e hapur nga ligji i trashëgimisë kulturore i vitit 2018. Ligj ky që parashikon që çdo fondacion privat mund të marrë me koncesion pasurinë tonë kombëtare trashëgiminë tonë kulturore.

Pikërisht për këtë unë kam kërkuar ndryshimin e neneve që i hapin rrugë privatit për ta marrë, dhe administrimin e pasurive kulturore vetëm nga shteti ose nga fondacione publike ku shteti ka rolin mazhoritar.

Kjo është ndarja që në kemi në mënyrën e menaxhimit të trashëgimisë kulturore, duam ta ruajmë identitetin, duam ta ruajmë historinë, duam ti përgjigjemi brezave të ardhshëm apo duan ta trajtojmë si mall tregtar, që ja japin një privati për interesat e pasurimit.

Këto janë rrugët dhe ne kemi mundësinë që ti tregojmë çdo shqiptari që beteja jonë është e vërtet dhe që beteja jonë do të vazhdojë.

Koncesioni i Durrësit është koncesioni i radhës ku ne do të bëjmë betejë, ashtu siç nuk do ta lëmë pa e dërguar në Gjykatën Kushtetuese koncesionin e Butrintit.

Ne besojmë se shqiptarët meritojnë të kenë një histori të përbashkët, meritojnë të kenë identitet të mbrojtur dhe të ruajtur nga shteti.

Projekti i Durrësit bëhet edhe më tragjik kur mendon fatin edhe të banorëve të cilët kanë një jetë që jetojnë rreth e qark kësaj zone dhe parashikohet që do të largohen nga shtëpitë e tyre, por pa transparencë pa u thënë se ku do të shkojnë, pa u thënë se si do të realizohet transferimi i tyre, kur kanë prona me vlera të tjera në mes të qytetit parashikohen për ti çuar në Spitallë apo në zonat të tjera.

Ky projekt ka shumë pikëpyetje, jo vetëm për trashëgiminë kulturore, por edhe për interesin e drejtpërdrejtë të qytetarëve të Durrësit.

Ndaj edhe ne do ta ndjekim hap pas hapi beteja jonë për trashëgiminë kulturore është betejë për Shqipërinë.

Etiketa: DurresishkaterrimZhupa

Lajme të lidhura

Akuzohet për korrupsion në zgjedhje/ SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli
Aktualitet

Akuzohet për korrupsion në zgjedhje/ SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

12:18 - 12/11/26
Berisha pasi u pyet në SPAK: Do të padis edhe drejtues të tjerë të institucioneve të drejtësisë
Aktualitet

Berisha pasi u pyet në SPAK: Do të padis edhe drejtues të tjerë të institucioneve të drejtësisë

11:42 - 12/11/26
Berisha: Në vend të hetimit të Irenës me 3 mbiemra, më sulmuan mua që e denoncova
Aktualitet

Sali Berisha thirret në SPAK, do të pyetet për kallëzimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka

10:29 - 12/11/26
Para
Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Britani, si i transportonin njerëzit nga Spanja

Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Britani, si i transportonin njerëzit nga Spanja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Akuzohet për korrupsion në zgjedhje/ SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli
Aktualitet

Akuzohet për korrupsion në zgjedhje/ SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

12:18 - 12/11/26

Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, rrezikon të dënohet me 1 vit heqje lirie, pas pretencës së...

Lexo më shumë
Vendimi i Apelit për Oltion Bistrin/ Policia nuk e gjen në banesë, ish-shefi i Operacionales ndodhet prej muajsh jashtë vendit

Vendimi i Apelit për Oltion Bistrin/ Policia nuk e gjen në banesë, ish-shefi i Operacionales ndodhet prej muajsh jashtë vendit

12:01 - 12/11/26
Berisha pasi u pyet në SPAK: Do të padis edhe drejtues të tjerë të institucioneve të drejtësisë

Berisha pasi u pyet në SPAK: Do të padis edhe drejtues të tjerë të institucioneve të drejtësisë

11:42 - 12/11/26
Zbulohet shkelje në etiketim, Dogana e Tiranës bllokon 156 mijë produkte ushqimore dhe lodra

Zbulohet shkelje në etiketim, Dogana e Tiranës bllokon 156 mijë produkte ushqimore dhe lodra

11:34 - 12/11/26
Shqipëri-Finlandë/ Masat e sigurisë, FSHF ka një thirrje për tifozët që do të vijnë në stadium

Shqipëri-Finlandë/ Masat e sigurisë, FSHF ka një thirrje për tifozët që do të vijnë në stadium

11:23 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com