GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Durrësi kthehet në port kokaine, “Alba Exotic Fruit” kapet mat për herë të pestë

14:28 - 07/09/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Durrësi kthehet në port kokaine, “Alba Exotic Fruit” kapet mat për herë të pestë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është sekuestruar sërish drogë në kontejnerin e kompanisë së bananeve të “Alba Exotic Fruit”, në pronësi të Eduart Dautit. Kjo kompani po thyen rekord në transportin e kokainës në vendin tonë përmes kontejnerëve me banane, kur sasia e kapur sot në Portin e Durrësit është e katërta vetëm në pak muaj.

Në një njoftim zyrtar, policia tha se në vijim të operacionit “Rada” u kapën 7.7 kg kokainë, e ndarë në 8 pako. Kokaina ishte e fshehur në pjesën fundore te kapakët e motorëve frigoriferike dhe vinte nga Ekuadori në llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”.

Hetimi u bë nën drejtimin e SPAK, ndërsa operacioni është ende në zhvillim në kontrollin e kontejnerëve të tjerë në Portin e Durrësit. Në muajin korrik është bërë arrestimi në flagrancë i Barjon Gumenit, menaxheri i firmës dhe është shpallur në kërkim administratori i firmës, Eduart Dauti.

Dauti nuk di të ndalet në trafikun e drogës, ku kjo është hera e pestë që në kontejnerët e kompanisë së “Alba Exotic Fruit” gjendet kokainë.

Më herët, më 29 korrik kompanisë iu gjetën dhe u sekuestruan 7.25 kilogramë kokainë po në vijim të operacionit “Rada”. Më 13 korrik në Portin e Durrësit u gjetën dhe u sekuestruan 11 kg e 675, ndërsa 10 ditë më vonë, më 23 korrik u gjetën 6.5 kilogramë të tjera, të cilat ishin fshehur në kontejnerët e po të njëjtës kompani.  

Kompania “Alba Exotic Fruit” rezulton e përmendur edhe më parë trafikun e drogës, ku në vitin 2019, në kontejnerët e kësaj kompanie, në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz me GPS nga autoritetet. Për kokainën e ngarkuar në kontejnerët e “Alba Exotic Fruit” në 2019 u arrestuan Altin Myslihaka dhe Ardian Begaj dhe u shpall në kërkim Gentian Malindi.

Policia kufitare po vijon hetimet në port, ndërkohë që operacioni nuk ka përfunduar ende, pasi po kontrollohen të gjithë kontejnerët e ardhur nga vende me risk të lartë trafiku droge.

Etiketa: drogeporti i Durresit

Lajme të lidhura

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë
Aktualitet

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

16:16 - 03/04/26
Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë
Breaking Views

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

15:26 - 03/04/26
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
Breaking Views

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Para
Covid, Franca ka nisur aplikimin e dozës së tretë të vaksinës

Infektoi me COVID 8 persona, 5 vite burg për të riun

TË FUNDIT

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë
Aktualitet

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

16:16 - 03/04/26

Një rast i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Durrës, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën në ambientet e...

Lexo më shumë
A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

16:09 - 03/04/26
Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

15:55 - 03/04/26
Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

15:26 - 03/04/26
PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com