GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Durrësi, me numrin më të lartë të makinave në raport me popullsinë, Dibra, më të ulëtin

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Durrësi, me numrin më të lartë të makinave në raport me popullsinë, Dibra, më të ulëtin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 Banorët e qarkut të Durrësit kanë numrin më të lartë të automjeteve në raport me popullsinë, për vitin 2020, sipas të dhënave të INSTAT. Në Durrës ka të regjistruara gjithsej rreth 72.1 mijë autovetura, ose 247 automjete për 1000 banorë. Vendin e dytë e zë Tirana me 218 automjete për 1000 banorë, e ndjekur nga Gjirokastra (210), Vlora (194), Shkodra (192).

Qarqet që kanë më pak autovetura në raport me popullsinë janë Korça (128) dhe Dibra me 124. Në vlerë absolute, numri më i lartë i mjeteve rrugore është regjistruar në qarkun e Tiranës për vitin 2020, duke zënë 36,8% ndaj mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend. INSTAT raporton numrin gjithsej të mjeteve rrugore me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht”.

Të dhënat e tjera të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se vitin e kaluar Shqipëria kishte rreth 540 mijë mjete që qarkullonin rregullisht, shifër e mbështetur kjo në pagesën e taksës vjetore të qarkullimit. Kjo do të përkthehej në një numër prej rreth 192 automjetesh për 1000 banorë.

Me këtë shifër, Shqipëria është larg vendeve më pak të motorizuara të BE-së dhe e parafundit në Europë, duke ia kaluar vetëm Turqia (150 mjete për 1000 banorë). Maqedonia e Veriut kishte 205 mjete për 1000 banorë. Të dhënat për Kosovën janë për vitin 2017, dhe ky tregues për atë vit ishte më pak sesa 100.

Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2019 Rumania kishte 357 automjete pasagjerësh për 1000 banorë, e ndjekur nga Letonia me 381 automjete për 1000 banorë dhe Hungaria me 390 automjete për 1000 banorë. Në BE, shtete me nivelin më të lartë të motorizimit e ka Luksemburgu, me 681 automjete për 1000 banorë, i ndjekur nga Italia me 663 automjete dhe Qiproja me 645 automjete.

Benz, autovetura më e preferuar

Markat gjermane mbeten më të preferuara për shqiptarët për autoveturat që ata përdorin. Sipas INSTAT, nga rreth 540 mijë autovetura që kishte në vend deri në fund të vitit 2000, rreth 98 mijë, ose 18.2% ishin Mercedes Benz, duke u renditur të parat. Në vend të dytë është Volkswagen, me 91.7 mijë mjete, ose 17% e totalit.

Ndërsa mbizotërojnë në rrugë, autoveturat Benz janë më të vjetrat. Sipas INSTAT, deri në dhjetor 2020, marka “Mercedez Benz” regjistrohet si marka më e përdorur e autoveturave të regjistruara me vit prodhimi para 2000 dhe viteve 2011-2020. Marka “Volkswagen” regjistrohet si marka më e përhapur e autoveturave me vit prodhimi 2000-2010.

Në përgjithësi, makinat që qarkullojnë në vend janë të vjetra, ose shumë të vjetra. Sipas INSTAT, 26% e autoveturave që qarkullojë në vend janë të prodhuara përpara vitit 2000, ose më shumë se 20 vjet të vjetra. Pjesa më e madhe, apo 65% janë prodhim midis viteve 2000-2010, apo më shumë se 10 vjet të vjetra. Vetëm 9% e autoveturave janë më pak se 10 vjeçare./ MONITOR

Etiketa: makinaPopullsi

Lajme të lidhura

Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash
Breaking Views

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja
Breaking Views

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26
Para
Omicron, OBSH bën thirrje për anulim të disa aktiviteteve festive

Omicron, OBSH bën thirrje për anulim të disa aktiviteteve festive

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet
Aktualitet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26

Hetimet për dy grabitjet e ndodhura në filialet e OTP Bank dhe Raiffeisen Bank në Tiranë kanë zbardhur të tjera...

Lexo më shumë
‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com