GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
    • Qatar 2022
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Durrësi plot mushkonja në verë, tenderi 150 MLN lekë bëhet në vjeshtë

17:48 - 15/09/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Durrësi plot mushkonja në verë, tenderi 150 MLN lekë bëhet në vjeshtë
Share on FacebookShare on Twitter

Mushkonjat mbytë bregdetin gjatë verës, tenderi për dezinsektimin bëhet në dimër. Është fjala për kontratat e shërbimit të dezinsektimit në zonat bregdetare dhe urbane të cilat janë prokuruar nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara. Në fakt, autoriteti që vendos është Instituti i Shëndetit Publik i drejtuar nga Eugena Tomini. Paratë e kontratave të “luftës kundër mushkonjave” vijojnë të mbeten në “gjyq” për shkak të padrejtësive dhe abuzimit nga komisioni i tenderit. Nuk kanë të mbaruar denoncimet që bëhen për këtë projekt pranë Komisionit të Prokurimeve Publike.

Si pasojë dezinfektimet nuk janë bërë dhe qytetarët, turistët me të cilët mburremi, bashkëjetojnë me mushkonjat në zona të mbipopulluara këtë verë si në Durrës, apo Shëngjin.

Ky projekt është i ndarë në disa lote pasi përfshin dezinfektimin në disa zona. Këtë herë është bërë edhe një tjetër denoncim për lotin 4 me objekt “Shërbim Dezinsektimi në zonat bregdetare dhe urbane, Qarku Durrës”, me fond limit 150 milionë lekë.

Ky tender është zhvilluat në qershor 2023, por qysh atëherë ka mbetur i pezulluar për shkak të ankesave. Ankesa më e fundit është nga firma NRG” SHPK, e cila pretendon se  FLORFARMA është shpallur fituese pa të drejtë dhe se Agjencia nuk ka bërë shqyrtimin sipas ligjit për operatorët e tjerë që kanë paraqitur ofertat.

Dhe KPP nga vlerësimi i ankesës me datë 4 shtator 2023 ka kërkuar nga autoriteti kontraktor rishikimin nga e para të këtij tenderi.

Në vendimin e KPP thuhet se ka vendosur të pranojë pjesërisht ankesën e operatorit ekonomik “NRG” SHPK. Në vendim theksohet se kompania i plotëson certifikatat që kërkohen në listën e aplikimit të tenderit. Ndërsa FLORFARMA nuk ka paraqitur dokumentet nevojshëm për përdorimin e produktit të AQUATAIN, i cili mund të jetë i rrezikshëm.

“Produkti AQUATAIN më lëndë aktive Polidimetil siloksan (silikon), nuk përmbush specifikimet teknike për kryerjen e ndërhyrjeve të rekomanduara për kontrollin e larvave të mushkonjave sipas habitateve të kategorisë “A”. Produkti Aquatain nuk është produkt biocid, por është larvicid qe vepron si barriere fizike, duke penguar larvat dhe pupat e mushkonjave të thithin oksigjenin nga sipërfaqja pasi bllokon sifonin e aparatit të frymëmarrjes së tyre”, thuhet në vendim.  Kështu edhe njëherë tjetër KPP ka rikthyer për rishqyrtim këtë tender.

Dy fjalë për tenderin e përvitshëm

Tenderi i dezinsektimit është i përvitshëm dhe është kthyer në aferë korrupsioni, ku paratë e marra për shërbimin nuk përdoren në “luftën kundër mushkonjave”.

Mos-zbatimi i kontratave të dezinfektimit të zonave bregdetare e mjediseve urbane është konstatuar edhe nga KLSH dhe drejtoria e Antikorrupsionit në Ministrinë e Drejtësisë.  .

Abuzimet financiare dhe shkeljen e procedurave ligjore të tenderit, i ka konstatuar dhe grupi i KLSH, i cili përveç anulimit të tenderit vitin e kaluar, ka kërkuar edhe largimin nga ISHP të krejt komisionit. Pas skandalit qëndronte Ogerta Manastirliu, që nuk reagonte për denoncimet. Kjo shpjegon pse ka vazhduar gjatë pazari me tenderët e dezinfektimit të bregdetit e zonave urbane të Shqipërisë. Këto tenderë i jepeshin vetëm firmës “NRG Sh.p.k” me 99% të fondit limit.

Përzierja e ish- ministres shpjegon po ashtu që nuk kontrolloheshin abuzimet e financuara me tenderët, nuk dërgohej Inspektoriati Shëndetësor të verifikonte kryerjen e dezinfektimit nga firma “NRG”.

Kujtojmë se edhe në muajin shkurt 2022, Koordinatorja e Njësisë Antikorrupsion e Ministrisë së Drejtësisë, Eliarda Hita, ka raportuar abuzime të rënda me tenderët dhe lidhjet në konflikt interesi në ISHP, mbasi tre shefa të ISHP ishin të punësuar te firma private “NRG sh.p.k”, të cilës i kishin dhënë tenderin e dizinfektimit për vitet 2019-2021.

Procesi që zvarritet

Kjo nuk është hera e parë që këto procedura përfundojnë të ankimuara në KPP brenda këtij viti. Më herët gjatë prillit 2023 u ankimuan të gjashtë lotet e kësaj procedure që përfshinin: “Shërbim Dezinsektimi në zonat bregdetare dhe urbane, Qarku Shkodër”, “Shërbim Dezinsektimi në zonat bregdetare dhe urbane, Qarku Lezhë, “Shërbim Dezinsektimi në zonat bregdetare dhe urbane, Qarku Tiranë”, Shërbim Dezinsektimi në zonat bregdetare dhe urbane, Qarku Durrës”, “Shërbim Dezinsektimi në zonat bregdetare dhe urbane, Qarku Fier”, “Shërbim Dezinsektimi në zonat bregdetare dhe urbane, Qarku Vlorë”.

Ankesat e mëparshme kishin të bënin me dokumentet e tenderit ku zakonisht operatorët kanë pretendime mbi kushtet që vendosën nga autoriteti kontraktore (Instituti i Shëndetit Publik). Zvarritja nëpër ankimime e procedurës ka lënë zonat bregdetare të padezinsektuara dhe sidomos me nisjen e sezonit veror ankesat e turistëve kanë qenë në rritje për praninë e lartë të mushkonjave.

KPP që po rifut në lojë kompaninë NRG, ia lë topin Institutit të Shëndetit Publik. “Gjendur në kushtet kur në pretendimet e parashtruara si dhe specifikimet teknike në dokumentet e tenderit ka informacon dhe të dhëna të cilat kërkojnë trajtim dhe shqyrtim nga specialist të fushës, si dhe duke pasur në vëmendje se hartues i specifikimeve teknike është autoriteti konktraktor, Instituti i Shëndetit Publik i cili ka hartuar kërkesën për prokurim dhe specifikimet teknike dhe gjithashtu ka kapacitetet profesionale për verifikimin, komisioni i është drejtuar më shkresë më 13 korrik 2023 këtij të fundit duke kërkuar nëse produkti i paraqitur nga ky ofertues është ose jo në përmbushje të kritereve”, nënvizon KPP.

Si rezultat i nevojës për “verifikim”, është ndërprerë afati për shqyrtimin e ankesës në pritje të përgjigjes së ISHP. Përgjigja e Institutit ishte e paqartë, prandaj KPP kërkoi të ishte prezent një ekspert, që është edhe anëtar i komisionit të tenderit në ISHP, për specifikimet. Eksperti në fjalë i dha të drejtë kompanisë NRG për produktin AQUATAIN, i cili nuk duhet të përdoret në Zonat e Mbrojtura Natyrore. Gjithsesi, paqartësia e kritereve e bërë me qëllim abuzimi, ka sjellë një vonesë deri në zhvlerësim të tenderit, pasi sezoni veror ka mbaruar.

Korrupsioni që synon fondin e prokuruar me gjashtë lote është bërë shkaku që bregdetit të mbetet i mbushur me mushkonja, madje këtë vit pati një “pushtim” edhe nga karkalecat.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: Durresimushkonjatenderi
ShareTweetSendScan

Lajme të lidhura

Ferri i pacientëve në Onkologjik, ulen 4-fish fondet për ilaçe e kimio
Fact-Checking & Analize

Ferri i pacientëve në Onkologjik, ulen 4-fish fondet për ilaçe e kimio

16:44 - 23/09/23
Grigor Joti i pangopur me fondet e tenderëve fut duart edhe në prokurimet me vlerë të vogël. Më datë 18 shtator 2023, në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike, Ujësjellës-Kanalizime Kamëz është publikuar tenderi me objekt “Blerje Kancelari ".
Fact-Checking & Analize

Rakip Suli qeras me 20 MLN lekë Grigor Jotin për blerje lapsash dhe gomash

12:04 - 23/09/23
Qiratë e Çelës për zyrat e OSHEE, 3.4 MLD lekë në vit fatura për drejtorin e ri
Fact-Checking & Analize

Qiratë e Çelës për zyrat e OSHEE, 3.4 MLD lekë në vit fatura për drejtorin e ri

15:36 - 22/09/23
Para
Veliaj braktis mbledhjen, Blushi: Duhet të merresh i pandehur. Replikat e plota

Veliaj braktis mbledhjen, Blushi: Duhet të merresh i pandehur. Replikat e plota

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lajmi i fundit/ Vritet njëri nga sulmuesit e Policisë së Kosovës
Aktualitet

Lajmi i fundit/ Vritet njëri nga sulmuesit e Policisë së Kosovës

14:37 - 24/09/23

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një sulmues është vrarë në veri të vendit. “Njësitet policore konform situatës dhe rrezikut...

Lexo më shumë
Inter nuk ndalet, mposht Empolin e 3 shqiptarëve (VIDEO)

Inter nuk ndalet, mposht Empolin e 3 shqiptarëve (VIDEO)

14:36 - 24/09/23
Sulmi në Veri, Balla bisedë telefonike me homologun Sveçla

Sulmi në Veri, Balla bisedë telefonike me homologun Sveçla

14:31 - 24/09/23
Zgjedhjet ikën, Celibashi vazhdon me tenderin 352 MLN lekë për zarfe sigurie

Zgjedhjet në Kukës, Celibashi: Do ndëshkohen ata që…

14:25 - 24/09/23
Vrasja e policit në Veri, pas kufirit në Bërnjak, mbyllet dhe Jarinja

Vrasja e policit në Veri, pas kufirit në Bërnjak, mbyllet dhe Jarinja

14:24 - 24/09/23
ADVERTISEMENT
GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
    • Qatar 2022
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com