GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Durrësi porta hyrëse/ Raporti i EUROPOL për kokainën: Bandat shqiptare u fuqizuan

19:14 - 09/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qendra Evropiane për Monitorimin e Drogës dhe Varësinë e Drogës dhe Organizata evropiane Policore, Europol kanë publikuar së fundi një raport të përbashkët për trafikun e kokainës në Europë duke sjellë të dhëna për aktivitetin e rrjeteve kriminale nga Ballkani Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.

Sipas raportit “disa rrjete kriminale shqipfolëse kanë bërë përpjekje të suksesshme për të aplikuar trafikimin e kokainës nga vendet prodhuese ose tranzit në Amerikën e Jugut deri në shpërndarjen me pakicë brenda Bashkimit Europian dhe më gjerë”. Raporti pohon se “për vite me radhë, importuesit ndërkombëtarë të kokainës punonin veçmas nga tregtarët me shumicë dhe bandat që shpërndanin drogën në rrugë, por një rrjet kriminal shqipfolës e braktisi këtë model dhe vendosi kontrollin e importit dhe shpërndarjes”.

Sipas raportit “rrjeti përdori mjete të sofistikuara komunikimi të koduara, drejtuesi i organizatës, me qendër në Ekuador negocioi drejtpërdrejt me kartelet e drogës së Amerikës së Jugut dhe organizoi dërgesa të mëdha kokaine në portet kryesore të Europës si dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve me bazë në Itali, Holandë dhe Shqipëri, gjithashtu organizoi shpërndarjen për përdoruesit në të gjithë Europën”.

Raporti mbi trafikun e kokainës në Europë pohon se “shumica e rrjeteve kriminale të raportuara në Europol kanë qenë aktive për më shumë se 10 vjet, me disa aktorë që kanë luajtur një rol kyç për dekada, si rrjetet italiane, ndërsa lojtarët e rinj janë në kërkim të një pjese më të madhe të tregut të kokainës. si rrjetet shqiptare, belge, britanike, holandeze, franceze, irlandeze, marokene, serbe, spanjolle dhe turke”.

“Rrjetet kriminale nga rajoni i Ballkanit Perëndimor janë shfaqur në rreth 10 vitet e fundit si lojtarë kryesorë në tregun e kokainës në BE”, vlerëson raporti. Duke iu refruar sasive të kokainës së kapur gjatë operacioneve policore në vitet 2020 dhe 2021 raporti vlerëson se trafiku i kokainës përmes porteve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Shqipëri dhe Mal të Zi, mund të jetë rritur.

“Rreth 143 kilogramë u kapën në portin e Durrësit, Shqipëri në prill 2021, ndërsa 1.4 ton u kapën në gusht 2021 dhe 500 kilogramë në janar 2022 në portin e Tivarit, Mali i Zi” , thuhet në raport

Raporti përmend edhe dyshimin e autoriteteve malazeze se më shumë se 3 ton u kontrabanduan përmes portit të Tivarit në gjysmën e dytë të vitit 2021 ndërsa Kosova kapi një ngarkesë prej 400 kilogramësh kokainë në maj 2021 pasi ishte kontrabanduar nga Shqipëria përmes portit të Durrësit”.

Megjithatë, vlerëson raporti, nga të dhënat e rasteve të konfiksuara kontrabanda e kokainës në rajonin e Ballkanit Perëndimor është më e kufizuar në shtrirje, sesa në Evropën Perëndimore, Sipas raportit tregu i shitjes me pakicë të kokainës në vendet e Bashkimit Europian në vitin 2020 kishte një vlerë, masatarisht rreth 10.5 miliardë euro dhe mbi bazë të peshës së tregut në raport me llojet e tjera të drogës kokaina renditej e dyta pas kanabisit./VOA/

Etiketa: BandadrogeDurres port hyreseKokainerrezikrrjetet krinminaleShqiperi

Lajme të lidhura

Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj
Aktualitet

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit
Aktualitet

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26
Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq
Aktualitet

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26
Para
Aksidenti i djeshëm/ Qytetarët çohen në protestë: Vijat e bardha nuk janë drogë, por për këmbësorët

Aksidenti i djeshëm/ Qytetarët çohen në protestë: Vijat e bardha nuk janë drogë, por për këmbësorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndrec Pjetri: Duhet ndryshim i madh për PD që të qeverisë nesër
Breaking Views

Ndrec Pjetri: Duhet ndryshim i madh për PD që të qeverisë nesër

18:57 - 18/03/26

Më i votuari i listës së hapur të Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit, Ndrec Pjetri, mori pjesë sot në...

Lexo më shumë
“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune

“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune

18:13 - 18/03/26
Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

16:46 - 18/03/26
Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

16:00 - 18/03/26
Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com