GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

DW analizon impaktin e Teslas në Gjermani

14:55 - 07/03/23
në Kuriozitete, TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 4 min
A A
DW analizon impaktin e Teslas në Gjermani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tesla po punon me punon me vrull në Gjermani, por ka hequr dorë nga prodhimi i plotë i baterive në këtë vend. Shkaku: lehtësimet tatimore në SHBA.

Së pari lajmi i mirë: Prodhuesi amerikan i makinave elektrike Tesla tani punëson më shumë se 10.000 njerëz në fabrikën e tij në Greenheide afër Berlinit, në Brandenburg. Këto të dhëna i ka publikuar agjencia gjermane e lajmeve dpa, e cila i referohet qarqeve biznesore atje. Tesla bëri të ditur në Twitter se aktualisht atje po prodhon 4.000 makina në javë – që do të thotë rreth 200.000 në vit.

Por qëllimi i fazës së parë nuk është arritur ende: Tesla i ka vënë vetes synim të prodhojë gjysmë milioni makina në vit në Greenheide dhe të ketë rreth 12.000 punonjës. Tesla është duke prodhuar makina elektrike në Gjermani që nga marsi i vitit 2022.

Ndryshimi i kursit në drejtim të SHBA – kur bëhet fjalë për bateritë

Lajmi i mirë është se Tesla ka nisur edhe prodhimin e komponentëve të baterive në Greenheide. Siç u tha, këto sisteme baterish do të përdoren “në të ardhmen e afërt” në automjetet e prodhuara këtu në Gjermani.

Pronari i Tesla, Elon Musk, i tha Gigafactory Berlin se kjo do të jetë fabrika më e madhe e baterive në botë. Në hapjen në mars 2022, ai tha se fabrika e baterive do të arrinte prodhimin masiv deri në fund të vitit 2023.

Por tani vjen lajmi i keq: Tesla me sa duket ka braktisur planet për të prodhuar bateri të plota në Gjermani. Kompania ka vendosur të tërhiqet dhe këtë pjesë të prodhimeve, për shkak të lehtësimeve, ta kalojë në Shtetet e Bashkuara.

“Fokusi i prodhimit të baterive të Tesla është aktualisht në SHBA për shkak të kornizës së krijuar nga Akti i Reduktimit të Inflacionit (IRA),” kumtoi kompania, duke e bërë atë një nga firmat e para që njoftoi ndryshimin e strategjisë e saj për shkak të lehtësimeve të reja tatimore në këtë vend.

Tesla fillimisht kishte planifikuar të prodhonte të gjitha bateritë në Brandenburg, me një kapacitet maksimal prej mbi 50 gigavat orë në vit. Por duket se kjo ka ndryshuar. Ndaj një zëdhënës i ministrisë së Ekonomisë së Gjermanisë tha se ata “po punojnë tani për të sqaruar arsyet” pas vendimit të Tesla. Ministria e Ekonomisë e Brandenburgut tha për aq sa ishte ajo në dijeni, ndryshimi i kursit nuk do të ndikojë në numrin e vendeve të punës në Greenheide.

Eksperti i automjeteve Ferdinand Dudenhofer sheh rreziqe në rritje për investimet në prodhimin e baterive në Gjermani. “Ne besojmë se rritja e mobilitetit elektrik do të pengohet – edhe për shkak se subvencionet në Gjermani janë ulur”, tha drejtori i agjencisë gjermane të lajmeve CAR – Qendra për Kërkime Automobilistike në Duisburg. “Kjo do t’i bëjë motorët me djegie të brendshme më të lirë për klientët përsëri.” Kjo do të thotë se do të nevojiten më pak bateri në Evropë”.

Që nga fillimi i këtij viti, Gjermania nuk subvencionon më blerjen e automjeteve hibride, automjete që përdorin një motor me djegie të brendshme dhe një motor elektrik. Edhe subvencionet për makinat me bateri janë ulur. Rrjedhimisht, shitjet e e-makinave kanë rënë në janar. Ndërsa vitin e ardhshëm 2024, subvencioni për blerjen e makinave elektrike do të vazhdojë të ulet.

Dudenhofer në një deklaratë për mediat gjermane iu referua edhe rreziqeve të çmimeve të larta të energjisë elektrike në Gjermani. Vendimi i Teslës në Berlin duhet të merret shumë seriozisht, tha

Dudenhofer për dpa. Nëse i ashtuquajturi ligji anti-inflacion i Amerikës (IRA) mbetet ashtu siç është, prodhuesit gjermanë të automjeteve do të përpiqen të prodhojnë dhe instalojnë bateri në SHBA.

 

Investimet dhe subvencionet

Në fund të janarit, Tesla njoftoi se do të investonte më shumë se 3.6 miliardë dollarë në zgjerimin e kompleksit të saj Gigafactory në Nevada, ku do të ndërtojë dy fabrika të reja – njëra për prodhimin e kamionit gjysmë elektrik të vonuar prej kohësh dhe tjetra, për prodhimin e baterisë së re 4680.

Së shpejti pritet që të publikohet edhe lajmi se Tesla do të ndërtojë një fabrikë të madhe në veri të Meksikës. Bisedimet intensive për këtë po zhvillohen. Bëhet fjalë për faktin se lehtësimet tatimore zbatohen vetëm për prodhimin në SHBA – si dhe disa vende ku bën pjesë edhe Meksika – por jo për vendet e BE-së.

Rivali i Tesla, Stellantis bëri të ditur se tashmë ka zhvendosur prodhimin në SHBA. Edhe Holcim AG, prodhuesi më i madh i çimentos në botë, pret që IRA t’i japë një shtysë të fortë operacioneve të kompanisë në Amerikën e Veriut. Linde, e cila prodhon gazra industriale, vlerësoi se mundësitë e investimit mund të tejkalojnë 30 miliardë dollarë vetëm në SHBA gjatë dekadës së ardhshme. Ndërsa në fillim të këtij muaji Air Liquide, e cila gjithashtu prodhon gazra industrialë, u zotua të shfrytëzojë një mundësi historike për të investuar në energji të pastër me ndihmën e IRA-s, por nuk dha detaje specifike. Këta janë vetëm disa nga lojtarët globalë që kaluan prodhimet në SHBA, duke përfituar nga programi i subvencionimit.

 

DW

 

Etiketa: DWElon MuskGjermanitesla

Lajme të lidhura

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
Shfaqet sonte “Super-hëna e Ftohtë”! Do ngrihet më lart se çdo hënë tjetër e plotë e vitit
Aktualitet

Shfaqet sonte “Super-hëna e Ftohtë”! Do ngrihet më lart se çdo hënë tjetër e plotë e vitit

17:58 - 04/12/25
Fluturimi më i gjatë që lidh tre kontinente? Nis nga Kina në Argjentinë
Aktualitet

Fluturimi më i gjatë që lidh tre kontinente? Nis nga Kina në Argjentinë

17:45 - 04/12/25
Para
Luftë për zonat/ Përleshen prostitutat, të paktën 5 viktima

Luftë për zonat/ Përleshen prostitutat, të paktën 5 viktima

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një...

Lexo më shumë
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com