GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

DW: Gjermania, shtëpia publike e Europës

Në Gjermani prostitucioni është legal. Sipas aktivistëve për të drejtat e grave Gjermania është kthyer në “shtëpinë publike” të Europës. A duhet të marrë Gjermania shembullin e Suedisë?

12:56 - 18/04/24
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
DW: Gjermania, shtëpia publike e Europës

Reeperbahn, në lagjen Sankt Pauli në qytetin e Hamburgut

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Reeperbahn, në lagjen Sankt Pauli në qytetin e Hamburgut, prostitucioni është model krejt normal biznesi, sidomos për burrat që janë tutorë prostitutash dhe nxjerrin para prej shfrytëzimit të tyre.

Seksi sjell në Sankt Pauli turistë nga e gjithë bota që joshen të vijnë këtu. Në këtë lagje mëkatarësh organizohen madje guida për turistët. “Këtu në Sankt Pauli shërbejnë si shtëpi publike edhe lokalet ku gratë kërcejnë lakuriq. Po të ulesh këtu për të pirë një birrë, nuk zgjat shumë dhe dikush vjen të bën ofertën, duke thënë se mund ta marrësh valltaren të shkosh edhe në dhomë” – tregon një guidë turistësh.

Synim i mirë me pasoja të rënda

Synimi i ligjit liberal për prostitucionin, i përpiluar 20 vjet më parë ishte që të nxirreshin nga ilegaliteti gratë që punonin në këtë fushë. Me këtë ligj ato mendohej se do të fitonin të drejtën të përdornin shërbimet e sistemit të shëndetësisë dhe të sigurimit në raste papunësie.

Por pasoja është se që nga ajo kohë në Gjermani vijnë shumë burra nga vende të tjera për të blerë seks dhe bashkë me ta edhe shumë gra, që nuk e shesin trupin e tyre me vullnet të lirë.

Në Gjermani prostitucioni është legal

Fotografi: Stefan Ziese/imagebroker/IMAGO

Nja nga ato është Tereza nga Afrika. Ajo ka frikë, sidomos për foshnjën dhe familjen e saj, prandaj do të mbetet anonime. Tek trafikantët që e patën sjellë në Gjermani ajo hyri në borxh 60 mijë euro, tregon ajo. Paratë për të larë borxhin ajo duhet t’i nxjerrë tani duke dalë tek semafori. “Trafikantët e qenieve njerëzore janë nga natyra të pangopur, ata duan gjithnjë e më shumë para dhe nuk pyesin çfarë vuajtesh duhet të kalojnë gratë. Unë nuk e kisha menduar kurrë se do përfundoja me një punë të tillë.” – tregon Tereza.

Që ta detyronin të ushtronte profesionin e prostitutës trafikantët madje e ndanë nga fëmija foshnjë. “Nuk do ta harroj kurrë atë natë. Ata ma morën fëmijën, më nxorën jashtë në verandë dhe mbyllën derën. Më thanë të rri atje meqënëse jam shumë kokëfortë dhe nuk dua të dal tek semafori. Unë dëgjoja fëmijën brenda që qante. Qante e qante. Pastaj e zuri gjumi. Në orën një ata hapën derën dhe më lanë të hyja brenda”, tregon Tereza.

Askush nuk guxon t’u drejtohet autoriteteve

Prostitucioni i detyruar dënohet në Gjermani. Por askush nuk guxon t’u drejtohet autoriteteve. Në vend që të shkojnë tek autoritetet njerëzit fshihen. Në Gjermani ka rreth 30 mijë prostituta të regjistruara. Numri i punonjëseve ilegale të seksit vlerësohet të jetë dhjetë herë më shumë.

Askush nuk guxon t'u drejtohet autoriteteve  

Fotografi: Jonas Walzberg/dpa/picture alliance

Gjermania është kthyer në shtëpinë publike të Europës dhe modeli gjerman ka dështuar, thotë aktivistja për të drejtat e grave, Nora Evers. “Me ligjet liberale Gjermania përkrah një sistem që faktikisht i grabit gratë, i kthen ato në mall dhe u jep të drejtën burrave që të blejnë për 30 euro seks me një grua.” – thotë Evers.

Modeli nordik

Sipas saj Suedia dhe qasja e atjeshme kundër prostitucionit duhet marrë shembull. I ashtuquajturi „modeli nordik”, është duke gjetur gjithnjë e më shumë përkrahës edhe në politikën dhe median gjermane. Ky model është i përhapur edhe në vendet e tjera europiane si Norvegjia dhe Franca. Sipas legjislacionit suedez vepër penale kryen vetëm personi që blen seks. Kush kapet duke u larguar nga banesa e një prostitute, rrezikon të dënohet me gjobë. Sasia e gjobës varet nga të ardhurat e personit. Kush kapet disa herë duke blerë seks, rrezikon të dënohet me heqje lirie.

Por ndërkohë që në Gjermani shoqatat e prostitutave po diskutojnë se si mund të adoptohet modeli suedez, në Suedi shumica e mbështet ndalimin e shitjes së seksit.

/DW/

Etiketa: DWGjermaniashtepi publike

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Tërmet në Turqi, me magnitudë 4.7 ballë

Tërmet në Turqi, me magnitudë 4.7 ballë

Discussion about this post

TË FUNDIT

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26

Një 32-vjeçar u arrestua nga policia pasi akuzohet se ka tentuar që të vriste një 21-vjeçar në Shkodër. Pas hekurave...

Lexo më shumë
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

11:02 - 02/04/26
SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com