GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

DW: Kush mbështet ekzistencën e Izraelit përfiton pasaportë gjermane

në Aktualitet, Bota, Botë, Lajme
Kohë leximi: 4 min
A A
DW: Kush mbështet ekzistencën e Izraelit përfiton pasaportë gjermane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Landi lindor i Saksoni-Anhaltit e ka lidhur shtetësinë gjermane për të huajt me deklarimin e mbështetjes për Izraelin. Radikalizimit në lindje shteti i përgjigjet me kreativitet, shkruan Auron Dodi.

Të huajt që duan shtetësinë gjermane, në landin lindor Saksoni-Anhalt mund ta marrin atë vetëm pasi të deklarojnë se mbështesin ekzistencën e Izraelit. Me shkrim ata duhet të pranojnë se “njohin të drejtën e Izraelit për të ekzistuar dhe dënojnë çdo përpjekje të drejtuar kundër ekzistencës së shtetit të Izraelit”.Refuzimi për ta bërë një deklaratë të tillë sjell refuzimin e shtetësisë gjermane. Kundërshtimi regjistrohet në dosje dhe kërkesa për shtetësinë gjermane shpallet e refuzuar.

Deri tani, në Gjermani kërkesa për shtetësinë gjermane mund t’i mohohej një aplikuesi kur ai kishte kryer akte që shkelnin rendin demokratik. Por në landin e Saksoni-Anhaltit autoritetet kanë udhëzuar të shihet “nëse ka tregues të qëndrimeve antisemite” te aplikuesit.

Ministrja e brendshme e Saksoni-Anhaltit, Tamara Zieschang, nga kristjandemokratët e CDU-së, ua ka dërguar që në fund të nëntorit dekretin përkatës qarqeve administrative dhe qyteteve të pavarura. Dekreti ushqehet nga fakti që e drejta e ekzistencës së Izraelit, është shpallur kauzë shtetërore në Gjermani.

A mund të përcaktojë një land kushtet për ligjin e shtetësisë gjermane?

Në sistemin federal të Gjermanisë ekziston një ligj federal për shtetësinë. Ai është i detyrueshëm për të gjitha landet. Por, si për të gjitha ligjet në Gjermani, përgjegjëse për zbatimin në terren janë landet. Dihet që landet gjermane kanë thuajse kompetencat e një republike. Në këtë kuadër atyre u lihet një hapësirë për manovrim, në të cilën mund të lëvizin brenda kufijve të caktuar.

Në rastin e landit lindor të Saksoni-Anhaltit, dekreti përmban edhe propozime konkrete si të formulohet teksti që duhet të nënshkruajnë të huajt. P.sh. aplikuesi për shtetësinë duhet të nënshkruajë këto fjali si “Unë njoh shprehimisht përgjegjësinë e veçantë të Gjermanisë, ndaj shtetit të Izraelit dhe të drejtën e ekzistencës së Izraelit dhe dënoj të gjitha përpjekjet antisemite.”

Situatë e veçantë në Saksoni-Anhalt

Ministrja e Brendshme e Saksoni-Anhalt-it u ka bërë thirrje homologëve nga 15 landet e tjera gjermane të marrin masa të ngjashme. Por landi i Saksoni-Anhaltit ka një situatë të veçantë: ai përballet me problemin e shprehjes masive të armiqësisë ndaj të huajve. Saksoni-Anhalt është njëri nga landet lindore të Gjermanisë, ku do të arrinte rezultatet më të larta në rast zgjedhjesh, partia ultra e djathtë dhe ksenofobe Alternativa për Gjermaninë (AfD). 32% e banorëve të këtij landi do t’ia jepnin votat AfD-së. Vetëm 24 përqind do t’ia jepnin votat CDU-së (e cila e qeveris landin prej 2021 bashkë me SPD dhe liberalët e FDP-së.) Këtë e konstatoi në një sondazh të publikuar të mërkurën revista e njohur Der Spiegel.

Saksoni-Anhalt është edhe landi ku për herë të parë në Gjermani është zgjedhur një kryetar bashkie nga radhët e AfD-së. Rreth 9000 banorët e komunës Raguhn-Jeßnitz drejtohen që prej 1 shtatorit të këtij viti nga kryebashkiaku i AfD-së Hannes Loth.

Shteti me masa kundër radikalizimit në lindje

Sinjaleve për radikalizimin e gjendjes, në Saksoni-Anhalt autoritetet i përgjigjen duke e lidhur pasaportën gjermane me mbështetjen e ekzistencës së Izraelit. Kjo është një përpjekje për t’ua vështirësuar antisemitëve kokëfortë hyrjen në shtetësinë gjermane.

Nga ana tjetër bëhen hapa që synojnë ndërgjegjësimin e njerëzve. AfD-ja dihet se mbledh shumë vota të pakënaqurish me qeverisjen qendrore të Gjermanisë. Por jo të gjithë ata që e mbështesin këtë parti kanë dëshirë t’i etiketojnë si mbështetës të ekstremistëve të djathtë.

Në këtë strategji mbështeten edhe cilësimet zyrtare si ekstremiste të djathta të degëve lindore të AfD-së. Në dy lande njëra pas tjetrit, në landin Saksoni-Anhalt dhe në landin e Saksonisë, Zyrat rajonale për Mbrojtjen e Kushtetutës (të Shërbimit Informativ të Brendshëm), i kanë shpallur degët rajonale të AfD-së “me siguri ekstremiste të djathta”.

Në rastin e Saksonisë kjo u argumentua me rrethanën që shumë pozicione përmbajtësore të degës rajonale të AfD-së shkelin parimet bazë të rendit të lirë demokratik. Në çështjen e migrimit ato shkelin p.sh. garancinë e dinjitetit të njeriut, që është fiksuar në Kushtetutën e Gjermanisë. Dega rajonale mbron edhe pozicione të zakonshme antisemite, shumica e të cilave mbështeten në teori konspirative, u bë e ditur të premten (08.12.)

Është fakt se AfD-ja nuk ka arritur të fitojë deri tani asnjë nga 16 landet e Gjermanisë. Por mot në shtator do të ketë zgjedhje në tri lande lindore: në Saksoni, Turingi dhe në Brandenburg. Rezultati i zgjedhjeve atje pritet sërish me ankth.

Saksoni-Anhalt është njëri nga landet e vogla të Gjermanisë. Ai ka pak më shumë se 2 milionë banorë. Por situata tërheq vëmendjen, sepse kemi të bëjmë me një land ku armiqësia ndaj të huajve nuk ushqehet nga prania masive e të huajve: vetëm 7 përqind e popullatës së landit janë migrantë.

Baza për vendimin e Saksoni-Anhaltit

Disa juristë kanë tërhequr vëmendjen se kushtëzimi i shtetësisë gjermane për të huajt me kërkesën për të shprehur mbështetje për ekzistencën e Izraelit, mund të bjerë ndesh me parimin e barazisë. Vendasve gjermanë nuk u kërkohet të deklarohen se mbështesin pa kushte të drejtën e Izraelit për ekzistencë. Një element tjetër është rrethana që deklarimi i Izraelit si pjesë të “kauzës shtetërore” të Gjermanisë interpretohet si pozicion politik, jo pozicion juridik.

Por edhe sikur të nxirret para gjykatës vendimi i landit lindor, sqarimi i tij sipas përvojës, do të kërkojë kohë. Deri atëherë, shpresohet që masat e autoriteteve të ndikojnë në dobësimin e ekstremistëve në zgjedhjet rajonale në landet lindore 2024./DW

Etiketa: GjermaniaHamasiIzraeli

Lajme të lidhura

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte
Botë

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

17:15 - 21/08/26
Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!
Aktualitet

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26
Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin
Aktualitet

Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

16:34 - 21/08/26
Para
‘Më mungon’, postimi i djalit të John Lennon pas 43 vitesh nga vrasja

'Më mungon', postimi i djalit të John Lennon pas 43 vitesh nga vrasja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte
Botë

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

17:15 - 21/08/26

Futbollisti serb Uroš Milošević është arrestuar të mërkurën në Portugali, pasi policia ndaloi furgonin që ai po drejtonte në autostradën...

Lexo më shumë
Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

17:08 - 21/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

16:55 - 21/08/26
Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26
Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

16:34 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com