GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

DW: Mali i Zi në darën e një kredie kineze

21:00 - 30/08/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
DW: Mali i Zi në darën e një kredie kineze
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një kredi gjigande kineze për të ndërtuar një autostradë i hapi telashe Malit të Zi. Por kjo ndodh me shumë projekte kineze të “Rrugës së Re të Mëndafshit. Kina përpiqet të japë kredi shpëtimi, por kjo krijon varësi të reja. Sipas një studimi të Institutit për Ekonominë Botërore në Kiel, Gjermani (Ifw) projekti ambicioz tregtar i Kinës, “Rruga e Re e Mëndafshit” ka kosto pasuese të larta.

Gjithnjë e më shumë vende në ekspansion dhe në zhvillim, që kanë marrë nga Kina kredi për ndërtimin e infrastrukturës, kanë probleme të paguajnë kreditë sipas planifikimit. Vitet e fundit qeveria kineze e ka rritur në mënyrë të ndjeshme dhënien e kredive të shpëtimit. Sipas institutit gjerman 60% e të gjitha huave kineze të dhëna në botë kërcënohen nga mosshlyerja. Në vitin 2010 kjo shifër ishte fetëm 5%, sipas analizës së studiesve me të dhënat e Harvard Kennedy School dhe Bankës Botërore.

Në Malin e Zi u inagurua vitin e kaluar pas shtatë vitesh kohë ndërtimi një segment autostrade 41 kilometra. Kostoja e ndërtimit kaloi 1,2 miliardë euro. Rreth 800 milionë euro erdhën si kredi nga Kina. Mali i Zi kërkoi ndihmën e BE, që kur duheshin shlyer këstet e para të kredisë, sepse ndryshe do të paguante dot në afatin e duhur. 41 kilometra rrugë që kalon përmes malave malazeze u ndërtuan nga një kompani kineze me punëtore të sjellë nga Kina.

Qytetarët malazezë megjithatë janë të kënaqur me rrugën e re. Kolashini që njihet si një destinacion i preferuar, sidomos për alpinizëm në verë dhe për skiatorët në dimër ka përfituar. Ndërtimi i rrugës ka çuar në bum të turizmit në zonën e Kolashinit. Të ardhurat janë trefishuar edhe në lokalet e vogla, si një kioskë akulloresh. “Ne jemi të lidhur tani me qytete të tjera, kemi shumë turistë, mund të vijnë shumë më shpejt këtu, besoj se është gjë shumë e mirë”, thotë Katarina, që drejton kioskën.

Problemet me autostradën mbeten

Por a do të mjaftojnë të arduhrat nga tarfiat për shlyerjen e kredisë? Automjetet paguajnë 3 euro e 50 cent për të përdorur autostradën e re, vështirë të imagjinohet që ky investim 1 miliardë dollarë do të kompensohet vtëm me të ardhurat nga një tarifë e tillë. Natasha Koveçeviç, që punon për një organizatë joqeveritare e shikon si shumë problematike kredinë kineze. Ajo e ka kundërshtuar prej kohësh një projekt të tillë. Ajo thotë se segmenti 41 kilometra është një barrë e rëndë për buxhetin e një vendi të vogël si Mali i Zi. “Ne kemi të ardhura vjetore nga autostrada që kapin shifrën e rreth 9 milionë eurove. Ne duhet të paguajmë 40 milionë euro këste kredie në çdo gjashtë muaj. Është shumë e qartë që të ardhurat nuk mjaftojnë për të mbuluar pagesën e kredisë dhe pjesë e mbetur duhet të vijë nga buxheti i shtetit.”

Kurse studiuesja, Nina Vujanoviç, e cila e njeh mirë planifikimin financiar të projekteve të qeverisë, mendon, se kredia e lartë e Kinës mund të rrezikojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE. Sipas kritereve të BE, borxhet shtetërore nuk lejohet të jenë më shumë se 60% e prodhimit të brendshëm bruto. “Momentalisht janë afër 70% dhe qartësisht Mali i Zi nuk ka më hapësira financiare për reforma të tjera që rëndojnë financat e shtetit.”

Malit të Zi i mungojnë paratë për rikontruktimin e rrjetit rrugor të vjetëruar dhe 41 kilometrat e autostradës përfundojnë papritur në zhavorr. Kina ka ofruar të kredi të tjera që të vazhdojë ndërtimi i autostradës, por qeveria malazeze e shikon këtë projekt me shumë rreziqe. Në Podgoricë e dinë, nëse nuk do mund të paguajnë dot këstet, që tani Pekini ka të drejtën të konfiskojë pronën e tyre shtetërore. “Mali i Zi po e dorëzon sovranitetin e vet përmes infrastrukturës. Nëse nuk ia dalim të paguajmë borxhet, Kina mund të marrë nën kontroll pjesë të rëndësishme të infrastrukturës, psh hidrocentrale, hekurudhën, apo portet”, kritikon Kovaçeviç. Me 41 kilometrat e para të autostradës, Mali i Zi ka krijuar varësi nga Kina. Që kjo varësi të mos rritet më tej BE duhet të angazhohet më shumë. /DW/

Etiketa: AutostradakrediaMali i Zi

Lajme të lidhura

Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri: Le të jetë viti 2026 një vit suksesi për ju dhe Kosovën tonë
Kosovë & Rajon

Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri: Le të jetë viti 2026 një vit suksesi për ju dhe Kosovën tonë

19:38 - 31/12/25
Presidentja e Kosovës do i drejtohet nesër PE-së
Kosovë & Rajon

Fitoi zgjedhjet, Kurti: Do takohem me Osmanin së shpejti për çështjen e presidentit të vendit

14:50 - 31/12/25
Pejë/ Një burrë dhe një grua gjenden pa jetë në një vilë, Policia jep detaje
Breaking Views

Pejë/ Një burrë dhe një grua gjenden pa jetë në një vilë, Policia jep detaje

18:05 - 30/12/25
Para
4 rreziqet e shëndetit që ju vijnë nga një pijet freskuese

4 rreziqet e shëndetit që ju vijnë nga një pijet freskuese

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adriatik Lapaj e pret Vitin e Ri përballë Kryeministrisë
Aktualitet

Adriatik Lapaj e pret Vitin e Ri përballë Kryeministrisë

22:27 - 31/12/25

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”,Adriatik Lapaj së bashku me disa qytetarë, ka shtruar tryezën e festës së fundvitit përballë Kryeministrisë,...

Lexo më shumë
Rekord historik, ja cili është kombi i vogël ishullor i cili “prek” Botërorin për herë të parë

Rekord historik, ja cili është kombi i vogël ishullor i cili “prek” Botërorin për herë të parë

21:22 - 31/12/25
Meta uron Vitin e Ri nga qelia: Ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit dhe të ringritjes së shpresës

Meta uron Vitin e Ri nga qelia: Ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit dhe të ringritjes së shpresës

20:12 - 31/12/25
Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri: Le të jetë viti 2026 një vit suksesi për ju dhe Kosovën tonë

Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri: Le të jetë viti 2026 një vit suksesi për ju dhe Kosovën tonë

19:38 - 31/12/25
Shqiptarët presin Vitin e Ri në errësirë, në shumë zona të vendit ndërpritet energjia

Shqiptarët presin Vitin e Ri në errësirë, në shumë zona të vendit ndërpritet energjia

19:08 - 31/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com