GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

DW: Shqetësimet e myslimanëve në Evropë, nga sulmet në internet tek ato në realitet

08:31 - 08/07/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
DW: Shqetësimet e myslimanëve në Evropë, nga sulmet në internet tek ato në realitet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Myslimanët në Evropë marrin kërcënime, përjetojnë sulme dhe mesazhe urrejtjeje përtej kufijve. Tani, ekspertët e Këshillit të Evropës duan ta shikojnë nga afër këtë.

Armiqësia ndaj myslimanëve, ashtu si armiqësia ndaj hebrenjve, është një dukuri e përditshme në Gjermani. Sipas Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, në Gjermani në vitin 2020 u regjistruan 1026 krime islamofobe.

Këto janë rastet zyrtare. Dhe jo vetëm në Gjermani myslimanët gjithnjë e më shumë po përjetojnë urrejtje dhe kërcënime dhune, veçanërisht urrejtje në internet.

Përfaqësuesi Special i Këshillit të Evropës për antisemitizmin dhe muslimofobinë, Daniel Höltgen, studioi shtrirjen dhe dimensionin e urrejtjes dhe gjuhës së urrejtjes midis shoqatave myslimane në tetë vende evropiane. Një i ashtuquajtur studim paraprak. “Rezultatet nuk janë as të plota dhe as përfaqësuese,” thotë ai për shifrat. Por ato janë “shtysë për kërkime të mëtejshme”. Shumica e shoqatave thanë se autoritetet duhet të bëjnë më shumë.

“Gjuhë shumë brutale”

E qartë është bërë se sulmet në internet janë “të paktën po aq kërcënuese për shoqatat sa format tradicionale të diskriminimit në rrugë ose sulmet verbale”. Höltgeni flet për një gjuhë të “brutalizuar” dhe “shumë të ashpër”. Kjo është në rritje dhe perceptohet gjithashtu si gjithnjë e më kërcënuese. Ndërkohë, “bëhen kërcënime me vdekje, shprehet racizëm i hapur dhe bëhen thirrje për dhunë. Këto janë qartësisht vepra penale që mbulohen nga ligji penal. Pra, kjo nuk ka të bëjë vetëm me lirinë e shprehjes”.

Lajme të lidhura

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26
Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!
Breaking Views

Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

21:02 - 03/04/26
Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU
Breaking Views

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

20:18 - 03/04/26
Para
Mund ta kishte nip, i dashuri 40 vite më i ri i Sharon Stone

Mund ta kishte nip, i dashuri 40 vite më i ri i Sharon Stone

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com