GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

DW: Shqipëria me intensitet të lartë të përhapjes së Covid

08:30 - 04/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
DW: Shqipëria me intensitet të lartë të përhapjes së Covid
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri ka filluar dje vaksinimi anti-Covid me dozën e tretë për të gjithë qytetarët nga mosha 18 vjeç. Ndërkohë u vendos edhe vaksinimi me detyrim i administratës publike. Në Shqipëri filloi dje (03.12) vaksinimi me dozën e tretë anti-Covid i qytetarëve mbi moshën 18 vjeꞔ, që kanë kaluar gjashtë muaj nga vaksinimi me dozën e dytë. Vendmi u mor të enjten, (02.12) nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, që e vlerëson me një rrezik në rritje situatën e përhapjes së infeksionit me virusin Corona. Në këto kushte ky komitet rekomandoi edhe vaksinimim e detyruar të punonjësve të administtatës publike, të qendrave tregëtare dhe supermarketeve.

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Zv. Ministrja e Shëndetësië dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, që publikoi vendimet e sipërpërmendura theksoi që „deri në 31 dhjetor të gjithë punonjësit e administratës publike dhe ata të qëndrave tregëtare që nuk janë vaksinuar duhet të vaksinohen. Në 4 janar 2022 do të kërkohet karta e vaksinimit ose testi negativ PCR në ꞔdo pesë ditë”. Autoritetet shprehin shqetësim për rënien muajin e kaluar të ritmeve të vaksinimit të popullsisë me dozën e parë dhe të dytën. Mbeten në fuqi ora policore dhe kufizimi i aktiviteteve

Sipas ekspertëve të Komitetit Teknik “ka një intensitet të lartë të përhapjes së infeksionit pasi incidenca në dy javët e fundit ka arritur në 347 raste për 100,000 banorë dhe po ndodh transmetimi komunitar”. Për krahasim, Gjermania me popullsi rreth 82 milionë banorë ka një incidencë 442,1. (regjistrim i 03.12.) N Tiranë Komiteti Teknik i Ekspertëve mori të enjten, (02.12) vendimin e lënies në fuqi, me një afat të pacaktuar të orës policore dhe kufizimit të lëvizjeve pas orës 22.00 të mbrëmjes deri në orën 6.00 të mëngjesit, të aktiviteteve, tubimeve politike, kulturore, grumbullimeve me më shumë se dhjetë persona dhe ceremonive. Mësimi në universitete do të bëhet online kurse në arsimin para universitar do të jetë i alternuar, online dhe me praninë fizike të nxënësve. Tirana vazhdon të jetë qarku me pjesën më të madhe të rasteve, e ndjekur nga Gjirokastra dhe Lezha..

A ka hyrë varianti Omicron në Shqipëri?

Sipas kryetares së Komitetit Teknik të Ekspertëve, Zv. Ministres së Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, ende nuk ka të dhëna, pasi priten përgjigjet nga laboratorë të specializuar jashtë vendit, për mostrat e dërguara të pacientëve të infektuar me virusin e të përgatitura sipas protokolleve përkatëse. ”Përderisa pandemia vazhdon, dalja e varianteve të reja është e pritshme dhe në vëmendje të gjithë institucioneve që merrën me pandeminë,” theksoi ajo.

Mbërritja e Omicron në Itali dhe Greqi, dy vendet fqinjë ku ka një shumicë emigrantësh shqiptarë që hyjnë në Shqipëri, e bën më të mundshme edhe prekjen nga ky variant. Autoritetet e shëndetësisë bëjnë thirrje për vijimin e vaksinimit si rruga më efikase për të përballuar edhe qarkullimin e Omicron. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndëtësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që nga nisja e procesit të vaksinimit në fillim të këtij viti, janë kryer gjithsej 2.103.351 doza, ku 1.072.645 janë doza të para, 951.013 të dyta dhe vetëm 67.381 doza të treta. Në fillim të muajit të kaluar nisi vaksinimi me dozën e tretë, të njohur si”booster” për grupet më të rrezikuara, mjekët dhe infermierët.

Etiketa: covid 19DWShqiperia

Lajme të lidhura

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve
Aktualitet

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

09:00 - 14/03/26
Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Para
Pse britanikët emëruan për herë të parë emisar për Ballkanin, mesazhet sipas Janjic

Pse britanikët emëruan për herë të parë emisar për Ballkanin, mesazhet sipas Janjic

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve
Aktualitet

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

09:00 - 14/03/26

Në kuadër të festimet për Ditën e Verës, Bashkia e Tiranës njofton se devijimi i trafikut do të nisë prej...

Lexo më shumë
Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 14/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com